27 March 2018 / 15:15
Gjykata Supreme dhe Qeveria LSDM-BDI, plotëson kërkesën e VMRO-DPMNE-së për kthimin e deputetëve të VMRO në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
“Shprehim shqetësimin tonë njëkohësisht alarmojmë opinionin publik se Qeveria LSDM dhe BDI jo se nuk e ka ndërmend ta reformojë sistemin e drejtësisë, si dhe funksionimin e shtetit të së drejtës, po ky koalicion e trafikon drejtësinë në interes të pazareve politike. Këtë e dëshmon më së mirë edhe vendimi i Gjykatës Supreme për lirimin e Deputetëve të VMRO-se nga paraburgimi në arrest shtëpiak të cilët janë të dyshuar dhe të akuzuar për ngjarjen e 27 Prillit, ku u sulmua Kuvendi dhe deputetët e saj”, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët. Sipas tyre ky institucion me i lartë gjyqësor I cili udhëhiqet nga Jovo Vangelovski, i zgjedhur në kohën VMRO-BDI, ka qenë ndër katalizatorët kryesor të shumë proceseve të montuara politike.
“Gjykata Supreme, dhe udhëheqësit e saj, kanë plotësuar një kërkesë politike të VMRO-së e cila ka kushtëzuar kthimin e deputetëve të saj në Kuvendin e RM. Dënojmë ashpër këto pazarllëqe që sot i bën BDI –LSDM dhe VMRO, duke inskenuar show mediatik me arrestime filmike, ndërsa pas një kohe këto paraburgime përfundojnë më arreste shtëpiake siç është rasti i ish Ministrit Mitko Cavkov dhe I deputetëve tjerë të përfshirë në ngjarjen e përgjakshme të 27 Prillit”, thuhet në reagim, për të shtuar se Qeveria LSDM dhe BDI nuk ka kapacitet dhe vullnet politik për ta reformuar sistemin e drejtësisë, aq më tepër kur Kryetar të gjykatave të larta, janë zgjedhur në kohën e VMRO-BDI-së dhe të njëjtat sot nuk mund të ndajnë drejtësi.


