27 March 2018 / 17:14
Shumica parlamentare do të ngrejë iniciativë në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me vendimin e Presidentit Ivanov i cili vazhdon të refuzojë të nënshkruaj dekretin e ligjit për përdorimin e gjuhëve. Këtë e paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev në një konferencë për shtyp pasditen e sotme. Ai druan se Ivanovi mund të bllokojë në këtë mënyre edhe ligjet e tjera reformuese. Por sipas Zaevit, Kushtetua obligon presidentin që ta nënshkruaj dekretin e ligjit të gjuhëve që është rivotuar në Kuvend me shumicë votash, pas kthimit të parë nga ana e presidentit.


