Author: almakos

30 March 2018 / 9:59 Ministrat e Jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kociajs, sot në Vjenë do të ulën sërish në një tavolinë me ndërmjetësuesin e OKB-së, Metju Nimic, në përpjekje për të tejkaluar dallimet rreth kontestit të emrit. Të dyja palët paraprakisht kanë deklaruar se duan zgjidhje dinjitoze për zgjidhje të këtij kontesti, i cili do të jetë fryt i kompromisit dhe respektimit të interesave të të dyja palëve. Pritet që biseda e tyre të fokusohet në hapat e ardhshëm në kuadër të dialogut për zgjidhjen e çështjeve të hapura bilaterale.

Lexo më Shumë

29 March 2018 / 19:04 Reagojnë nga VMRO-DPMNE-ja duke theksuar se LSDM-ja me rritjen e tatimit personal drejtpërdrejtë godet xhepin e qytetarëve. Sipas partisë më të madhe opozitare rritja e tatimit personal nga 10 në 18% është edhe një politikë humbëse e pushtetit e cila do të kontribuojë për varfërimin shtesë të qytetarëve. “Cunami ekonomik Zaev- Tevdovski- Angjushev nga fillimi i vitit e deri më tani çdo familje e ngarkoi me borxh të ri prej 1200 euro, pa realizuar asnjë investim”, theksoi Liljana Kuzmanovska në konferencën e sotme për shtyp të VMRO-DPMNE-së. Alsat M

Lexo më Shumë

29 March 2018 / 18:06 Sot në hapësirat e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë është realizuar një takim mes partnerëve ë koalicionit qeveritarë, Zaev dhe Ahmeti. Gjatë takimit mësohet se Zaev ka njoftuar partnerin e tij të koalicionit me të gjitha takimet e realizuara deri më tani me partitë politike shqiptare, pretendente për tu bërë pjesë e qeverisë.

Lexo më Shumë

29 March 2018 / 16:53 Maqedonia po bëhet pjesë e agjendave të mëdha gjeostrategjike, pasi është përfshirë në aksionin e dëbimit të diplomatëve rus, që ndodh në shumë shtete të botës. “Skripal” ka sensibilizuar edhe Maqedoninë. Ministria e Jashtme dëboi diplomatin rus jo vetëm për t’u solidarizuar me Britaninë e Madhe në lidhje me rastin “Skripal”, por edhe për shkak se diplomati rus ka tentuar të merr informata të ndjeshme dhe të klasifikuara pra që janë sekrete shtetërore, të cilat janë të rëndësishme për sigurinë e Maqedonisë. Si do të ndikojë dëbimi i diplomatit rus në raportet me Rusinë dhe…

Lexo më Shumë

29 March 2018 / 16:39 Krijimi i një mekanizmi ose organi të jashtëm për kontroll të punës së policisë do të luaj rol të rëndësishëm në zbardhjen e shumë rasteve kur nëpunëist policor keqpërdorin detyrën e tyre. Kështu vlerësojnë ekspertët, pjesmarrës në sesionin e parë të grupit punues, të Konventës nacionale të BE-së në Maqedoni. Mekanizmi i jashtëm ka kredibiltet më të lartë në sytë e opinionit kur hulumton raste ose ngjarje lidhur me keqepërdorimet e policisë dhe të cilat analiza ose hulumtime në mënyrë më reale do të prezentohen para opinionit…Mekanizmat e jashtëm janë më shumë të paanshëm ndërsa…

Lexo më Shumë

29 March 2018 / 16:03 Klinika Universitare e Psikiatrisë, distancohet nga përgjegjësia për ekspertizën neuropsikiatrike në rastin e Almir Aliut, e cila, siç zbuloi ditë më parë Alsat M është bërë nga ekspert pa licencë. Drejtori aktual Stojan Bajraktarov, përmes bisedës telefonike na tha shkurt se ekspertiza është kërkuar dhe bërë në kohën kur me Klinikën ka udhëhequr drejtor tjetër. Nga shtatori i viti 2016 kur edhe ishte bërë kërkesa për ekspertizë, deri në qershor 2017 me Klinikën Universitare të Psikiatrisë ka udhëhequr drejtori Antoni Novotni. Ky i fundit në një prononcim për Alsat M duke mbrojtur ekspertin Stefanovski theksoi…

Lexo më Shumë

29 March 2018 / 15:58 Në raportin vjetor për vitin 2017 të Avokatit të Popullit janë konstatuar shkelje të rënda të të drejtave të njeriut. Duke filluar nga drejtësia selektive, Administratë Publike e politizuar dhe joprofesionale, Prokuroria Publike joobjektive dhe mos miratim i masave të cilat i propozon gjykata. Këto janë vetëm disa nga shkeljet e konstatuara në raport, të cilat i prezantoi sot Avokati i popullit, Ixhet Memeti.. Normat juridike populiste në mënyrë plotësuese e vështirësojnë realizimin e të drejtave të qytetarëve, sistemi I përmbarimit e godet shtresën më të varfër të qytetarëve, mbrojtja sociale mbetet sistem me të…

Lexo më Shumë

29 March 2018 / 15:39 Kryeministri grek, Aleksis Cipras inkurajon palën maqedonase të merr vendime të rënda, por të domosdoshme për zgjidhjen e emrit, pasi për Shkupin kjo është çështje ekzistenciale. Cipras sqaroi edhe një herë se ndryshimi i Kushtetutës është parakusht për një zgjidhje të qëndrueshme. Ne nuk po negociojmë që të arrijmë një zgjidhje që do të theksonte se negociojmë me një sens të përgjegjësisë nacionale dhe të synojë arritjen e zgjidhjes që do të ruajë historinë dhe trashëgiminë dhe në të njëjtën kohë edhe papërgjegjshmërinë, nga ana tjetër. Ne jemi përcaktuar për një zgjidhje të qëndrueshme, afatgjate…

Lexo më Shumë

29 March 2018 / 15:30 Nënshkrimi i ligjit për gjuhët nga ana e kreut të Kuvendit Talat Xhaferi në vend të presidentit Ivanov nuk është ndër opsionet që shqyrtohen. “Mendoj se unë nuk kam të drejtë të vendos nënshkrim në emër të dikujt tjetër” ka shtuar Xhaferi në një takim me gazetarët. Sa i takon dilemës nëse ligji mund të publikohet në Gazetën Zyrtare dhe të hy në fuqi edhe pa një nënshkrim të dytë, Xhaferi tha se kjo do të shqyrtohet si mundësi. Megjithatë ai shtoi se ka disa zgjidhje të cilat po analizohen dhe do të zbatohet ajo…

Lexo më Shumë

29 March 2018 / 15:02 Nga një prilli do të ulet çmimi i 50% të ilaçeve të cilat janë në listën pozitive, gjegjësisht 336 ilaçeve gjenerike dhe i 226 origjinatorëve. Nuk ka të dhëna të përkthyera në përqindje se sa prej tyre janë ilaçe për sëmundje të caktuara si p.sh, sëmundje të zemrës, të frymëmarrjes etj. Sipas përllogaritjeve, çmimi i shumë ilaçeve do të ulet për deri 40 denar.  Çmimet e ilaçeve Antibiotikut Sumamed – do të zvogëlohet për 4,9% Sprej për hundë kundër alergjive stinore Flixonase do të ulet për 6,5% Ilaçi për trajtimin e diabetit Amaryl do të…

Lexo më Shumë