31 March 2018 / 11:06 Sot do të inagurohet ndërtesa e re e Gjykatës Themelore Shkupi 1, tetë vjet pas vendosjes së gurit të parë për ndërtim e saj në vitin 2010. Ndërtesa e re e gjykatës është vendosur në garazhin e ri shumëkatësh dhe kompleksin e gjykatave në qendër të Shkupit.
Author: almakos
31 March 2018 / 10:51 Ministria e Mbrojtjes publikoi sot në faqen e uebit të saj konkursin për punësimin e 125 ushtarëve profesionist në ARM. Në konkurs, sipas Ministrisë mund të konkurrojnë personat deri në moshën 25 vjecare, që kanë të kryer shkollën e mesme dhe që kanë përfunduar vullnetarisht shërbimin ushtarak. Më poshtë gjeni publikimin e plotë të Ministrisë së Mbrojtjes. K O N K U R S P U B L I K 1. Për pranimin e 125 (njëqind e njëzet e pesë) ushtarëve profesional për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë për kohë të caktuar me kontratë…
31 March 2018 / 9:37 Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm. Gjatë ditës do të jetë mot i ngrohtë dhe me diell, me erë të fortë jugore. Gjatë orëve të mbrëmjes do të jetë me vranësira të shtuara në pjesët perëndimore dhe veriore të vendit. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri më 9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 18 deri më 24 gradë Celsius.
30 March 2018 / 21:26 Kjo anije piratësh mbi në lumin Vardar që përshkon Shkupin konsiderohet nga prestigjiozja amerikane “New York Times” si pjesë e marrëzisë së madhe të projektit “Shkupi 2014”. Një projekt me një vlerë kolosale prej 750 milionë dollarësh, nismëtar i të cilit ishte ish-kryeministri Nikolla Gruevski, që do të përmbyllej atë vit, por në fakt është ende sot i papërfunduar. Madje për këtë projekt, vetë Gruevski po përballet me akuzat për korrupsion. Në shkrimin e gjatë kritik të publikuar nga e përditshmja amerikane pamja e re që i ka dhënë ky projekt, kryeqytetit të Maqedonisë konsiderohet…
30 March 2018 / 16:25 Raundi i negociatave në Vjenë midis dy kryediplomatëve, Nikolla Dimitrov, Nikos Kocijas dhe ndërmjetësuesit të OKB-së, Metju Nimic ishte një nga takimet më serioze dhe produktive. Ndërmjetësi Nimic tha se është biseduar për çështje të vështira, por se mbeten akoma çështje të rëndësishme për tu zgjidhur. Ishte një nga takimet më serioze për zgjidhjen e emrit, ishte takim produktiv që na bën optimist për të ardhmen. Në të njëjtën kohë që po zhvillohej takimi ynë, diplomatët dhe ekspertët e dy vendeve po punojnë në disa prej aspekteve më kontraverse të marrëveshjes. Takime serioze do të…
30 March 2018 / 16:05 Në seancën e sotme për rastin “Toplik” në të cilin i akuzuar kryesor është ish ministri i transportit Mile Janakieski u vendos që të do të dëgjohen video materialet nga të ashtuquajturat “bomba”, në seancën e radhës më 20 prill. Pala mbrojtëse kërkoi shtyrjen e seancës duke hedhur dyshime mbi përfshirjen në përgjime të gjykatësit Osman Shabani. Seanca u zhvillua me tensione ku pati përplasje mes palës mbrojtëse dhe gjykatësit Shabani. Avokati Donco Nakov tha se përderisa nuk e merr audio incizimin do të distancohet nga gjykimi. Gjykatësi Shabani u kërcënua me sanksione. Gjykatësi i…
30 March 2018 / 16:00 Prokuroria Themelore Publike vazhdon hetimet sa i përket rastit të denoncuar ditë më parë nga prindërit e fëmijës së adaptuar, të cilët akuzojnë se kërkohen para gjatë procesit të birësimit të fëmijëve. Nga Prokuroria nuk japin detaje shtesë lidhur me rastin, por thuhet se Prokurori kompetent punon në zbardhjen e rastit. Ndërkohë nga Ambasada e fëmijëve “Megjashi” thonë se rastet e tilla tregojnë se sa institucionet e vendit funksionojnë në mënyrë ligjore. Meqë kjo ka ndodhë, ka ndonjë problem shteti, institucionet nuk punojnë. Mbasi ndodhin kësi rastesh patjetër të ketë ndonjë problem në sistemin shtetëror,…
30 March 2018 / 15:45 Ekspertiza neuropsikiatrike e bërë nga ekspert pa licencë nuk mund të merret si dëshmi në procedurë penale, shprehen ekspertët. Sipas avokatit Angjell Gjorgjievski, ligji mbi ekspertizën ligjore saktëson qartë procedurën për përgatitjen dhe pranimin e saj si dëshmi. Nëse në kohën e kryerjes së ekspertizës, eksperti ligjorë nuk ka licencë valide, atëherë ajo ekspertizë nuk ka asnjë fuqi dhe vlerë ligjore si dëshmi në procedurë penale dhe këtu nuk ka dilema tjera – tha avokati Angjell Gjorgjivski. Gjorgjievski shton se në këtë situatë kur procesi është në fazën e fjalëve përfundimtare, me argumentimin e dyshimeve për…
30 March 2018 / 15:05 Norma e 20%-shit të përfaqësimit të shqiptarëve në sektorin publik ende nuk është plotësuar. Kjo u bë e ditur sot kur Qeveria gjatë raportit vjetorë, për herë të parë i publikoi shifrat nga regjistri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike. Sipas tyre, gjithsej 130.009 persona janë të punësuar në sektorin publik, prej të cilëve 75.39% janë maqedonas, ndërsa shqiptarë vetëm 19.31%. Pjesa e mbetur u takon etniteteve tjera pakicë. Ministri për Shoqëri Informatike Damijan Mançevski tha se nuk ka dëshirë që të bëj ndarje etnike kur flitet për punësime, duke u nisur nga politikat qeverisëse të…
30 March 2018 / 14:29 Bllokimi i zgjidhjes së emrit dhe anëtarësimit në NATO është njëri nga skenarët e mundshëm që mund të vijë si kundërpërgjigje nga Rusia për dëbimin e diplomatëve të saj nga vendi. Ish diplomati Risto Nikovski në emisionin e mbrëmshëm Rruga Drejt gjithashtu theksoi se Maqedonia duhej të ndiqte shembullin e shteteve të BE-së mes të cilave edhe Greqia dhe Bullgaria të cilat nuk dëbuan diplomatët rus. Çfarëdo që të merremi vesh me Greqinë, ajo do të kalojë në Këshillin e Sigurisë. Nëse Rusia vendos veto, zgjidhje s’mund të ketë dhe si rrjedhojë nëse zgjidhje nuk…
30 March 2018 / 14:15 Kryeministri, Zoran Zaev theksoi se dëbimi I diplamtit rus nga Shkupi u bë për shkak se ai kishte dalë jashtë kompetencave të tij. Zaev madje theksoi se të gjitha shtetet mund t’i dëbojnë diplamtët e Maqedonisë nëse i tejkalojnë linjat. Pas kërcënimeve se me anëtarësimin në NATO, vendi do të bëhet objektiv i sulmeve të Rusisë, Zaev theksoi se Maqedonia nuk e synon NATO-n për të luftuar me shtete të tjera, por për të kontribuar në ruajtjen e paqes në botë. Republika e Maqedonisë ka qëllime strategjike dhe ajo është para së gjithash anëtarësimi i…
30 March 2018 / 13:24 Plot 139 009 janë të punësuar në sektorin publik në Maqedoni. Këtë shifër e bëri të ditur ministri për Shoqëri informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski gjatë publikimit të Raportit vjetor nga regjistri i të punësuarve në sektorin publik 2017. Nga ky numër 69 380 janë të punësuar me vendime aktive në 1 299 institucione ndërkohë që 15 institucione nuk kanë fare të punësuar. Nga 1 299 institucione 59.96 për qind e tyre janë të pushtetit lokal, ndërkohë të pushtetit ekzekutiv janë 40.03 për qind. Sipas raportit, më shumë të punësuar ka në sektorin e arsimit…

