1 April 2018 / 8:46
Author: almakos
31 March 2018 / 19:41
Cikloni Aleksej filloi t’u sjellë probleme banorëve të Ohrit. Erërat e forta kanë sjellë dallgë të mëdha, kurse banorët druajnë se gjendja do të përkeqësohet në orët e natës. https://www.youtube.com/watch?time_continue=3&v=0eGp0C_mdmk
31 March 2018 / 16:16 Fati i ndërtimit të shkollës fillore në lagjen Vizbeg të Shkupit sillet nëpër sirtarët e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve. Nga kjo ministri nuk zbulojnë asnjë detaj nëse kanë marrë për shqyrtim këtë dokumentacion i cili është edhe çelësi I zgjidhjes së problemit në fjalë. Zëdhënësi I Transportit dhe Lidhjeve, Kire Kocevski ndonëse premtoi se do ti përgjigjet pyetjeve të Alsat për këtë çështje ai deri në këto momente mbeti I pakapshëm. Nga ana tjetër, kreu I Butelit, Velimir Smilevski në territorin e të cilit duhet të ngritët shkolla e Vizbegut tha se përgjigjen e…
Photo: granit.mk 31 March 2018 / 16:00 Ndoshta simbolikisht, mosfunksionimi teknik i sistemit të alarmit në Gjykatën e re Penale të stilit Barok e cila u përurua sot, e përshkroi situatën në gjyqësor – si alarmante. As kryetari i gjykatës, Ivan Xholev, nuk arriti ta rregullojë që të fiket shpejtë alarmi. Pavarësisht nga kjo situatë gjatë ceremonisë së hapjes së objektit, ku morën pjesë funksinarë të caktuar sferën gjyqësore, Xholev u zotua se Penalja do të bëhet shembull i gjyqësorit në vend dhe qytetarët do të jenë të barabartë përpara ligjeve. Gjykata e re penale do ta krijojë bukurinë nga…
31 March 2018 / 15:46 VMRO-DPMNE-ja është e pavendosur nëse do të kthehet në Kuvend për të votuar ligjet reformuese, në periudhën e mbetur para publikimit të raportit të progresit nga ana e Komisionit Evropian. Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE-së pritet të mblidhet ditët në vazhdim dhe do të merret një vendim për hapat e ardhshëm. Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE-së pritet të mblidhet ditët në vazhdim dhe do të merret një vendim për hapat e ardhshëm – thonë nga VMRO DPMNE-ja. Kryeministri i vendit Zoran Zaev pas takimit me liderin e BDI-së Ali Ahmeti ka thënë se deri me 15 prill duhet…
31 March 2018 / 15:05 U rrumbullakua, të paktën nga aspekti kohor, plani për zbatimin e reformave i njohur si Plani 3-6-9. Nga Qeveria komunikuan se plani rrumbullakohet në kohë dhe përshpejton procesin e integrimeve në BE dhe NATO. Megjithatë këtu llogaritet vetëm procedura e kalimit të pikave të planit në Qeveri, por jo edhe zbatimi i tyre në praktikë. Pjesa më e madhe e aktiviteteve që kanë qenë kompetencë e Qeverisë janë plotësuar. Ka mbetur vetëm të përfundojë procedura parlamentare për propozim ndryshimet dhe plotësimet e fundit për disa ligje, gjë që pritet të përmbyllet nga mesi i muajit…
31 March 2018 / 14:57 Në Ohër vazhdon të mbizotërojë mot i keq, me erëra të forta duke bërë që liqeni të dalë përsëri në trotuare ashtu siç ndodhi dy javë më parë. Banorët ndihen të rrezikuar edhe për faktin se gjendja gjatë natës mund të përkeqësohet. Por edhe sinoptikanët nuk presin ndonjë përmirësim të kushteve klimatike. Kjo është gjendje para pak minutash në Ohër.
31 March 2018 / 14:45 Ekspertët vlerësojnë se për herë të parë në historinë e negociatave për emrin, në raundin e mbrëmshëm dy palët kuptuan esencën e çështjes. Ish ambasadori, Gjorgji Filipov thekson rëndësinë e rritjes së vetëdijes se koston e zgjidhjes së emrit, të dy palët do ta paguajnë njësoj. Është mirë që të dy palët thonë se ka përparim në negociata qoftë edhe minimal. Unë do të thosha se ky përparim është më i madh se sa që mendojnë ata. Sepse për herë të parë ata ndodhen në një situatë ku e kuptuan realitetin e problemit. Ndoshta tingëllon…
31 March 2018 / 14:20 Pas rreth dy muaj, prezantim nëpër shkollat e mesme të ofertës akademike të UEJL-ës, sot të gjithë maturantët patën rastin që përmes ditës së hapur në Universitetin e Evropës Juglindore, të njihen nga afër me këtë universitet, por edhe stafin e profesorëve dhe infrastrukturën e tij. Pas këtij eventi të rëndësishme dhe interesimin që u shfaqë nga nxënësit, së shpejti pritet të mblidhet edhe senati i UEJL-ës, për të vendosur për ofertën e re akademike të këtij viti. Planet për sivjet janë që të pranohen rreth 800 studentë të rinj tha rektori Zamir Dika. Ai…
Ministria e Jashtme e Rusisë e informoi ambasadorin e Maqedonisë në Moskë Goce Karajanov për kundër-masat që do të ndërmerren Moska ndaj Shkupit zyrtar, pas dëbimit të diplomatit rus . Megjithatë nga Ministria e Jashtme nuk zbulojnë detaje, me arsyetimin se për këtë çështje shumë të ndjeshme dhe serioze po presin të informohen zyrtarisht nga Karajanov. Ndërsa opinioni do të informohet nga e hëna. Përkundër kërcënimeve të fundit nga Moska për këtë akt sipas tyre jomiqësor dhe të paprecedentë, nga ana tjetër Departamenti Amerikan i Shtetit krenohet që edhe Maqedonia iu bashkëngjit shteteve që u solidarizuan me Britaninë e Madhe…
Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se SHBA-ja krenohet për atë që Maqedonia i është bashkangjitur aksionit të përbashkët Europian dhe Amerikan kundër Rusisë për sjelljen e papërgjegjeshme të tyre. Ndësa Maqedonia dëboi një diplomat rus dhe u bë pjesë e aksionit të SHBA, Kanadës dhe dhjetra vendeve Europiane që dëbuan mbi 139 diplomat rus nga vendet e tyre pas sulmit nervor në Solsber të Britanisë së Madhe. “Edhe njëherë demonstruam se solidarizohemi me Britaninë e Madhe dhe dërguan porosi të qartë se Rusia po paguan cmim të lartë” I pyetur nga korrespondenti i MIA-së në Uashington në rast se…

