Author: almakos

2 April 2018 / 10:55 Nikolla Gruevski, Gordana Jankullovska, Mile Janakieski, Martin Protugjeri, Kiril Bozhinovski dhe 16 të tjerë të akuzuar në rastin “Titanik” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP) sot për herë të parë do të gjykohen në objektin e ri të Gjykatës Penale.

Lexo më Shumë

2 April 2018 / 10:22 Deputeti I VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski është paraqitur në gjykatë për rastin “Titanik” të Prokurorisë Speciale. Kjo është akuza e parë për deputetin Ilija Dimovski, i cili është njëri nga shumë funksionarët e VMRO-së të cilët akuzohen për shkeljen të të drejtës zgjedhore, shkeljen e të shprehurit lirshëm të zgjedhësve, shkatërrimin e materialit zgjedhor dhe keqpërdorimin e mjeteve për fushatë zgjedhore gjatë vitit 2012.

Lexo më Shumë

2 April 2018 / 9:46 Takim i liderëve është thirrur për sot me iniciativë të kryeministrit Zoran Zaev për të biseduar për zhvillimet dhe negociatat e fundit për kontestin e emrit.Në këtë takim që do të zhvillohet pasdite në klubin e deputetëve do të marrin pjesë presidenti i shtetit Gjorgje Ivanov, kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti. Në këtë takim është ftuar edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, por edhe ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov.

Lexo më Shumë

1 April 2018 / 16:12 Muharrem Smaili është njëri ndër 20 logopedët e diplomuar shqiptarë, pjesë e shoqatës “Bota ime”, i papunë, edhe përskaj nevojës së madhe në institucione për këtë fushë. Për deri sa Smaili dhe një numër i madh i logopedëve tjerë të papunë presin konkurrësin e Ministrisë së Shëndetësisë, një numër po ai i madh i fëmijëve shqiptarë me probleme në të folur dhe dëgjim nuk kanë fatin që në Qendrat shtetërore të trajtohen nga logopedë që do t’u drejtohen në gjuhën e tyre amëtare. Nuk jemi numër i vogël i logopedëve të cilët jemi të diplomuar…

Lexo më Shumë

1 April 2018 / 15:55 Shoqata e mjekëve privat për dy javë do të anulojë protestën e paraljamruar për rritjen e kapitacioneve. Ata fillimisht do të shohin se çfarë rezultatesh do të japin dhe se a do të plotësohen kërkesat themelore të tyre nga grupet e punës të cilat pritet t’i formojë Ministria e Shëndetësisë. Nga shoqata e mjekëve mbeten në kërkesat bazë të tyre, si rritja e kapitacioneve e cila aktualisht është 55 denar, licencë pune dhe pacientë të mjekëve privat si dhe rritjen e pagave. Kjo Qeveri premtoi se do rrisë pikët dhe presim që fjala të mbetet…

Lexo më Shumë

1 April 2018 / 15:46 Cikloni Aleksej ka shkaktuar dëme të mëdha në bregun e Liqenit të Ohrit. Pamjet nga moti i keq në këtë qytet i ngjajnë filmave horror. Hotelierët thonë se era e fuqishme ka bërë që të shkatërrohen shumë platforma të objekteve, ndërsa Liqeni me vete ka bartur gurë, baltë dhe rërë. Qytetarët nuk mbajnë mend që ndonjëherë situata të ketë qenë e tillë. Nga dallgët e larta të Liqenit më së shumti kanë pësuar rrugët dhe disa objekte hotelierike. Ishim në gjendje gatishmërie sipas njoftimeve të meteorologëve. Era kishte intensitet shumë të lartë, ndërsa niveli i…

Lexo më Shumë

1 April 2018 / 15:30 Mot me diell dhe fundjavë, kombinim ideal për një kafe, do të shpreheshin të rinjtë. Ekipi i Televizionit Alsat vizitoi kafenetë e shumta në Çarshinë e Vjetër, të cilat ishin të stërmbushura. Djem dhe vajza të të gjitha moshave, muzikë, tym duhani dhe kafe. Ishin këto pamjet në pothuajse çdo lokal. Pronarët e kafeneve thonë se numri më i madh i klientëve, madje mbi 70 për qind janë të rinj. Klientët janë të ndryshëm, kemi prej moshës 20 e deri në moshë më të shtyrë. Mund të themi përafërsisht 70 për qind e klientëve janë të…

Lexo më Shumë

1 April 2018 / 14:13 VMRO-DPMNE-ja sonte pritet të vendos për kthimin eventual në Kuvend. Pasdite mblidhet Komiteti Qendror i partisë më të madhe opozitare, ndërsa mbledhja vjen vetëm pak ditë pas paralajmërimeve të kryeministrit Zoran Zaev se deri kah mesi i këtij muaji do të përmbyllen të gjitha ligjet reformuese, të cilat kërkojnë edhe mbështetjen e VMRO-së. Ndërkohë kreu i partisë opozitare Hristijan Mickoski në një intervistë për radion Evropa e Lirë ka konfirmuar se LSDM-së tashmë i është dorëzuar dokumenti me kërkesat politike, të cilat janë kusht për kthimin e VMRO-DPMNE-së në Kuvend. Mickoski theksoi se një ndër…

Lexo më Shumë