Author: almakos

5 April 2018 / 12:21 Të enjten, më 12 prill sipas mediave greke në Ohër do të mbahet takimi i radhës mes ministrave të jashtëm të Greqisë dhe Maqedonisë, Nikos Kocias dhe Nikolla Dimitrov. Siç njofton korespodenti I MIA-s nga Athina, shefi i diplomacisë greke do të zhvilloj një mini turne ballkanik, me ç’rast fillimisht do të ndaloj në Beograd, më pas në Ohër dhe turnin e tij do ta përfundoj me vizitën në Prishtinë. Në rast se do të realizohet takimi i lartpërmendur mes Kocias dhe Dimitrov, do të jetë takimi i tret i tyre në më pak se…

Lexo më Shumë

5 April 2018 / 10:05 Në Gjykatën Penale sot është caktuar seancë për lëndën e PSP-së “Trust” ku i akuzuar kryesor është afaristi Sead Koçan ndërsa akuzohen edhe dy persona fizik dhe tre persona juridik, në mes të cilëve edhe udhëheqësi i firmës “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato”, për pjesëmarrje në tenderin e Elektranat e Maqedonisë. Sipas njoftimit të PSP-së lënda është formuar nga tri dëgjime telefonike, dy prej të cilave janë publikuar në publik nga 3.8.2011 deri më 6.10.2011.

Lexo më Shumë

5 April 2018 / 9:51 16 përgjime të papublikuara deri më tani, si edhe 10 të tjera që publiku i ka dëgjuar, do të ridëgjohen në seancën e radhës të lëndës “TNT” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP). Përveç bisedave që kanë një kohëzgjatje prej mbi një orë, do të lexohen edhe SMS porositë që janë shkëmbyer ndërmjet të akuzuarve, të cilët sipas akuzës, janë marrë vesh se si të rrënohet kompleksi i afaristit Fijat Canoski. Në mesin e të akuzuarve janë edh ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri për Transport dhe Lidhje, Mile Janakieski, dhe ish-kryekomunari i Gazi Babës, Toni Trajkovski. Që…

Lexo më Shumë

4 April 2018 / 15:48 Klinika e Gjinekologjisë dhe Akusherisë për ditë me radhë është me llogari bankare të bllokuar për 410.000 euro. Bllokimi vjen si pasojë e padisë së ngritur në vitin 2008 nga prindërit e fëmijëve të lindur në atë vit të cilët mbetën të verbër, pasi kishte vonuar diagnostifikimi i retinopatisë. Nga Klinika e Gjinekologjisë kanë njoftuar se llogaria bankare është bllokuar nga dita e hënë. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe deklaroi se pasditen e sotme do të ketë takim me drejtoreshën e Gjinekologjisë dhe përfaqësues nga ministria e Financave për të shqyrtuar zgjidhjet e mundshme të…

Lexo më Shumë

4 April 2018 / 15:30 Boris Damovski, një nga organizatorët e protestave “Për Maqedoni të përbashkët”, kërkoi nga Gjykata e Apelit që t’i shfuqizohet masa e arrestit shtëpiak. Ai u largua nga burgu i hetues në Shutkë, para më shumë se një muaj. Tani për tani nga Apeli theksojnë se nga të paraburgosurit që lidhen me ngjarjen e 27 prillit, e që janë në arrest shtëpiak, ankesë ka nga Damovski. Nga Shutka kërkon që të dalë edhe polici Abdylfetah Alimi, i cili deklaron se e ka shpëtuar deputetin Zijadin Sela. Largim nga Shutka kërkojnë edhe Goran Angelov-Qoseto dhe Mlladen Dodevski…

Lexo më Shumë

4 April 2018 / 15:14 Raporti i Progresit që do të publikohet nga Komisioni Evropian më 17 prill, bashkë me vlerësimet për progresin e arritur vjetor do të paraqesë edhe progresin që vendi e ka arritur prej nënshkrimit të Deklaratës për Stabilizim Asociim. Me këtë të fundit Komisioni Evropian do të bëjë krahasimin e progresit të arritur në Maqedoni me progresin e arritur në shtetet tjera të rajonit. Gjithsesi vlerësimi i ashtuquajtur “vjetor” pos që do të përfshijë periudhën pas formimit të Qeverisë aktuale, do të përfshijë edhe periudhën që i parapriu zgjedhjes së qeverisë, përfshi edhe incidentet e 27…

Lexo më Shumë

4 April 2018 / 14:52 Zyrtarë të lartë grek betojnë qëndrimin e njohur tashmë të fqinjit jugor se ndryshimi i Kushtetutës është kusht i paluhatshëm për zgjidhjen e çështjes së emrit. Zëdhënësi i qeverisë greke Dimitris Canakopulos në një intervistë për mediat greke hodhi poshtë zërat për një marrëveshje të mundshme mes Shkupit dhe Athinës pa kaluar filtrat e parlamentit. Canakopulos ishte i prerë, asnjë çështje ndërkombëtare nuk mund të zgjidhet pa marrëveshje ndërkombëtare. Çfarë bëhet kur duhet të zgjidhet një problem bilateral? Arrin marrëveshje për një tekst juridik që përshkruan obligimet e të dyja palëve. Respektivisht, pala greke do…

Lexo më Shumë

4 April 2018 / 14:36 VMRO-DPMNE-ja opozitare ka përgatitur iniciativën për mosbesimin e qeverisë. Ky do të jetë votëbesimi i parë ndaj kësaj Qeverie dhe do të dorëzohet në Kuvend të shtunën, ndërsa pas tre ditësh, do të jetë pikë e rendit të ditës në seëncë plenare, ashtu siç edhe e parasheh Kushtetuta. Me këtë, deputetët e VMRO-DPMNE-së zyrtarisht do të kthehen në Kuvend. Pas bisedimeve mes grupeve punuese të pushtetit dhe opozitës, pritet që këta të fundit të mbështesin thuajse të gjitha ligjet reformuese për çka thuhet se është arritur marrëveshje. Është sjell vendimi edhe në Komitetin Qendrorë edhe…

Lexo më Shumë

4 April 2018 / 14:18 Objekti i Arkivit Shtetëror do t’i nënshtrohet sanimit të ujërave atmosferik dhe dëmeve të shkaktuara nga shirat e muajve të fundit, deri në ndërtimin e një objekti tërësisht të ri për këtë institucion. Vendimi për një objekt të ri u miratua në seancën e fundit të Qeverisë. Nga ky institucion thonë kanë marrë këtë vendim me qëllim që të sigurohen kushte të përshtatshme afatgjate për ruajtjen e materialeve arkivore dhe me vlerë historike të cilat, javë më parë, u rrezikuan nga shirat dhe përmbytja e depove. Një pjesë e këtyre materialeve ruhen në objektin e…

Lexo më Shumë

4 April 2018 / 13:37 Në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane u mbajt takimi i parë ministror ku u shqyrtuan mundësitë dhe u identifikuan hapat e parë për përgatitjen dhe realizimin e projektit për ndërtimin e rrugës Shkup-Bllace. Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani  tha se ndërlidhja e autostradës me Prishtinën paraqet projekt të rëndësisë së veçantë për ndërlidhjen ekonomike, shoqërore dhe kulturore të Maqedonisë me rajonin. “Me ndërtimin e kësaj autostrade dhe ndërlidhjen e saj me autostradën Prishtinë-Bllace ndërtimi i së cilës është në vijim, ndërlidhja kohore mes Shkupit dhe Prishtinës do të zvogëlohet prej dy orësh në…

Lexo më Shumë

4 April 2018 / 10:19 Përfaqësuesja e lartë e BE-së Federika Mogerini, dhe eurokomisari Johanes Han pritet të qëndrojnë në Shkup më 18 dhe 19 prill. Kështu informoi kryeministri Zoran Zaev, në konferencën e përbashkët për media me homologun e tij slloven, Miro Cerar, i cili po qëndron për vizitë dy ditore në Shkup. Zaev thotë që Qeveria e Maqedonisë pret që në gjysmën e dytë të këtij muaji të marrë rekomandim të pastër nga komisioni evropian, që do të krijonte kushte për marrje të datës për fillim të bisedimeve për anëtarësimin e vendit në BE. Zaev është optimist edhe…

Lexo më Shumë