5 April 2018 / 12:21
Të enjten, më 12 prill sipas mediave greke në Ohër do të mbahet takimi i radhës mes ministrave të jashtëm të Greqisë dhe Maqedonisë, Nikos Kocias dhe Nikolla Dimitrov.
Siç njofton korespodenti I MIA-s nga Athina, shefi i diplomacisë greke do të zhvilloj një mini turne ballkanik, me ç’rast fillimisht do të ndaloj në Beograd, më pas në Ohër dhe turnin e tij do ta përfundoj me vizitën në Prishtinë.
Në rast se do të realizohet takimi i lartpërmendur mes Kocias dhe Dimitrov, do të jetë takimi i tret i tyre në më pak se një muaj.


