7 April 2018 / 12:57 Prokuroria Publike i ka caktuar masën e paraburgimit 30 ditorë, 12 të dyshuarve për përleshjen e armatosur në Reçicë të Tetovës, në afërsi të selisë së BDI-së. 10 prej tyre janë dorëzuar tek gjykatësi i procedurës hetimore. Ministria e Brendshme “Për shkak të dyshimeve për kryerje të veprës penale “vrasje” dhe bashkëkryerjen e saj është iniciuar padi penale ndaj: N.M, H.M, F.M, B., I.M, M.M, S.R, H.K, B.R, R.D dhe L.B (shtetas i Shqipërisë) dhe D.F. Në të njëjtën kohë ndaj personit B.R dhe L.B është iniciuar padi penale mbi dyshimet se kanë kryer vepër…
Author: almakos
7 April 2018 / 10:18 Ekspertët e ekonomisë në Maqedoni vlerësojnë se realizimi i reformave në planin ekonomik, ec me dinamike tejet të ngadalësuar, sepse Ekzekutivi, kryekëput është e fokusuar në problemet politike, ndërkohë që theksojnë se efektet nga masat e ndërruara nga Qeveria, qytetarët pothuajse nuk i ndjejnë, shkruan Radio Evropa e Lirë. Qeveria e Maqedonisë ka paralajmëruar një varg masash për subvencionimin e kompanive të vogla dhe atyre të mesme, si dhe kushte të njëjta si për investitorët e huaj ashtu dhe ata vendorë. Në bazë të planit të Qeverisë për vitin 2018 janë caktuar 3,1 miliardë denarë ose 50 milionë euro…
7 April 2018 / 7:24 Sot në pjesën juglindore të vendit do të keyë paraqitje të reshjeve të afatshkurta me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Pastaj pason periudhë stabile, kryesisht me diell dhe i ngrohtë me temperatura ditore, të cilat pothuajse gjithkund do të tejkalojnë 20 gradë celcius.
6 April 2018 / 19:49 Policia dorëzoi 11 padi penale për personat e përfshirë në zënkën e një nate më parë në Reçicë të Vogël ku jetën e humbi Naip Rexhepi nga Kumanova. Autori i veprës është akoma në arrati kurse katër persona tashmë janë pas grilave. Sipas elaborimit të policisë, personat e lartpërmendur, të ndarë në dy grupe, përshkak të mosdurimit për arsye të llogarive të papërfunduara paraprake mes tyre, kanë arritur në Tetovë ku janë takuar në vendin kritik. Të gjithë kanë dalë nga automjetet e tyre, disa të pajisur me armë zjarri të markave të paidentifikuara kurse…
6 April 2018 / 16:26 Rrëshqitja e madhe e dheut në rrugën ndërmjet fshatrave Vishni dhe Belicë e Epërme është pasojë e prerjes masive dhe të paplanifikuar të druve në të dy anët e rrugës. Ata kanë frikë se nëse shkatërrimi i pyllit vazhdon, mund të ketë rrëshqitje të re. Në Belicë të Epërme në vitet e fundit, janë ndërtuar ose rinovuar 250 vila, dhe po ndërtohen edhe shumë të reja. “Kemi ndërmarrë masa që të sanohet pjesërisht, sepse nëse e sanojmë siç duhet, vlerësimi është shumë i lartë dhe bëhet fjalë për më shumë se 30 mijë euro. Megjithëse…
6 April 2018 / 16:17 Një pjesë e kryetarëve të rinj të komunave nga LSDM-ja, me fillimin e vitit 2018 u pajisën me makina të reja luksoze. Vetëm pas disa muajsh të kaluar në kolltuqet e kryetarëve të komunave, ndër hapat e parë është edhe blerja e makinave. Kryetari i komunës Novaci, Ljube Kuzmanovski do të vozitet me automjet prej 2 milion denarësh ose mbi 30 mijë euro. Në Byronë për prokurime publike tashmë është publikuar Marrëveshja e lidhur. Shkoda Superb 2.0 TDI me një motor prej 150 kuaj-fuqi është pjesë e makinave të komunës së vogël, në afërsi të…
6 April 2018 / 15:54 Qyteti i Shkupit kërkon nga Qeveria leje që të marrë përsipër rrjetin e shpërndarjes së ngrohjes nga Ballkan Energji Grup. Kryetari i qytetit Petre Shilegov, njofton se qyteti do të krijojë një ndërmarrje të re që do të kryejë shpërndarjen e ngrohjes dhe të gjithë punonjësit do të vijnë nga BEG-u. BEG do të vazhdojë të prodhojë ngrohje, e cila pastaj do të shpërndahet përmes kompanisë së re të qytetit deri në shtëpitë e qytetarëve. Shilegov thotë se sipas Ligjit të ri Energjetik, BEG nuk duhet të jetë prodhues dhe distributor. Marrja përsipër e shpërndarjes…
6 April 2018 / 15:46 Këshilli i protestave për rastin e Almir Aliut nuk është i befasuar nga vendimi gjyqësor. Sipas tyre, nga një Gjykatë, siç e quajnë ata jo legjitime, nuk pritej vendim tjetër. Aktori Visar Vishka paralajmëron hapa të ardhshëm, por mos konkretizuar se cilët do të jenë ato. Mua personalisht aspak nuk më befason gjyqi dhe aspak nuk më befason “DUI” ose Ali Ahmeti me 80 mijë hajdutët e tij. Mua më befasoi dhe zhgënjeu LSDM-ja e cila dështoi dhe u tregua njëlloj si dhe të tjerët kur bëhet fjalë për shqiptarët. Jam shumë i zhgënjyer dhe…
6 April 2018 / 15:26 Ligjvënësi pret dokumentin për mocionin e VMRO-DPMNE-së për mosbesimin e Qeverisë ta pranojnë ditën e diel, thonë burime të Alsat M brenda këtij institucioni. Nga ana tjetër VMRO-DPMNE-ja thotë se do e dorëzojnë kërkesën për mosbesim konform afateve për të dhënë mundësi që të mërkurën të kthehen në Kuvend së bashku me debatin për mosbesimin. Sipas tyre, e vetmja arsye për interpelancën ndaj Qeverisë është mossuksesi i kësaj të fundit për 10 muaj qeverisje. Gjatë 10 muajve qeverisje qytetarët e panë se çfarë është korrupsioni, pa dituria, pa maturia, shkatërrimi dhe mos dhënia llogari për…
6 April 2018 / 14:46 Athina zyrtare ka hedhur poshtë çdo mundësi për anëtarsimin e Maqedonisë në NATO, pa zgjidhur më parë çështjen e emrit. Zv/kryeparlamentari nga radhët e Demokracisë së Re, Nikitas Kaklamanis tha se në rast se emri nuk zgjidhet deri në samitin e NATO-s në korrik, Shkupi mund të jetë e shumta vëzhgues në Aleancën Veri-Atlantike. Ai gjithashtu kritikoi pushtetin që nuk e përfill opozitën për këtë çështje kaq të rëndësishme nacionale. Parashikimi im është se në Samitin e NATO-s, pasi mendoj se deri atëherë nuk do të arrihet marrëveshje, ashtu siç kërkon Greqia, veçanërisht për shkak…
6 April 2018 / 11:22 Policia ka njoftuar se ka arrestuar kater persona lidhur me incidentin e mbrëmshëm në Reçicë të Vogël ku si pasojë mbeti i vrarë një person dhe dy të tjerë u plagosën. Ende nuk ka detaje për shkaqet e incidentit, MPB pritet sot të dalë në një konferencë për shtyp dhe të shpalos më shumë informacione. Rreth incidentit në fjalë mbrmë ka reaguar BDI-ja duke përgënjeshtruar dhe hedhur poshtë çdo lidhshmëri me incidentin në fjalë.
6 April 2018 / 9:50 Prokuroria Themelore Publike (PTHP) ka deklaruar se shkaqet për vrasjen e mbrëmshme në Reçicë të Vogël, ku një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur, janë ende të panjohura. Sipas tyre, një prokuror publik nga Gjykata Themelore e Tetovës ka kryer ekspertizën në vendin e ngjarjes, së bashku me një ekip të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB). Janë mbledhur faktet dhe shenjat në vendin e ngjarjes, kurse është urdhëruar edhe ADN testi për obduksion të të vrarit, përfshi marrjen e shenjave të substancave shpërthyese.

