Author: almakos

8 April 2018 / 14:36 Kryeministri Zoran Zaev për të satën herë me radhë paralajmëron rikonstruktimin e Qeverisë dhe zgjerimin e shumicës parlamentare. Së fundi në intervistën për agjencinë e lajmeve MIA, ai është shprehur optimist sa i përket rikonstruktimit duke potencuar se i njëjti do të ndodhë së shpejti. Po bëj konsultimet e fundit. Shkarkimet menjëherë duhet t’i pasojnë me emërime të reja. Prandaj ky proces nuk është aq i thjeshtë. Pakoja duhet të jetë e paketuar plotësisht. Dua të theksojë se rikonstruktimi paraqitet si domosdoshmëri dhe nga synimi për të rritur dhe forcuar shumicën parlamentare. Me rritjen e…

Lexo më Shumë

8 April 2018 / 14:28 Vetëm 30 ditë para muajit maj, kur është edhe afati i fundit që autoritetet lokale të Strugës të nisin punimet për zgjidhjen e problemit me deponinë e qytetit, në terren për momentin nuk ka asnjë aktivitet. Në vend të ripërpunimit dhe dislokimit të mbeturinave në vend tjetër, në lokacionin ekzistues vazhdojnë të hidhen sasi të mëdha të mbeturinave. Nga komuna e Strugës thonë se javën e ardhshme do të shpallet tenderi për furnizim me makina për shtypjen e mbeturinave si dhe përzgjedhjen e kompanisë e cila do të realizojë konservimin e deponisë dhe transportin e…

Lexo më Shumë

8 April 2018 / 14:11 VMRO-DPMNE-ja ka dorëzuar në Kuvend iniciativën për votimin e mosbesimit të Qeverisë. Kreu i këtij subjekti, Hristijan Mickoski pret që Kuvendi të mërkurën të njëjtën ta vendos në rend dite. Mickoski është optimist në pritjet e tij. Shpresoj se të mërkurën do të jetë dita kur do të mundemi t’i argumentojmë pozicionet tona. Ashtu shkruan edhe në Rregulloren e Kuvendit. Pres që në fund të ditës të votohet mosbesimi i Qeverisë dhe të shohim më pas se si do ta zhvillojmë Maqedoninë, të organizojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe gjithçka tjetër në këtë drejtim –…

Lexo më Shumë

8 April 2018 / 13:18 Bisedimet për çështjen e emrit mes Shkupit dhe Athinës nuk ndikojnë në valën turistike nga Maqedonia drejt Greqisë, thekson Grigoris Tasios, kryetar i Federatës së Hotelierisë në Greqi dhe kryetar i Lidhjes së Hotelierëve nga Halkidiki. “Mendoj se është shumë e qartë pasi politika për vite me radhë nuk ka ndikuar në turizmin, nuk ka ndikuar negativisht në valën turistike nga Greqia drejt Shkupit dhe anasjelltas. Është normale të presim edhe se si do të jetë rezultati i bisedimeve mes dy vendeve”, ka thënë Tasios. Ndërsa i pyetur nëse marrëveshja eventuale mes dy vendeve do…

Lexo më Shumë

8 April 2018 / 12:15 Ligji për gjuhët paraqet rrumbullakim të Marrëveshjes së Ohrit dhe kjo do të ndikojë në drejtim të relaksimit të marrëdhënieve ndëretnike. Kështu deklaron kryeministri Zoran Zaev derisa iu përgjigj kritikave të opozitës në drejtim të procedurës së miratimit të Ligjit në fjalë. Ai tha se Ligji për gjuhët nuk paraqet kurrfarë dhimbje.

Lexo më Shumë

8 April 2018 / 11:46 Të paktën 70 persona kanë vdekur pas një sulmi të dyshuar kimik në qytetin sirian Duma, që gjendet në enklavën e Gutas Lindore, kanë thënë organizatat mjekësore dhe ekipet vullnetare të shpëtimit. Ekipi vullnetar i shpëtimit “Helmetat e Bardha” kanë publikuar imazhe të viktimave. Ky grup thotë se numri i viktimave mund të rritet, transmeton BBC. Qeveria siriane i ka quajtur pretendimet për sulm kimik si “fabrikim”. Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara thanë janë duke monituar nga afër raportimet “shqetësuese” për mundësinë e përdorimit të armëve kimike nga forcat e qeverisë siriane dhe Rusia, duke shtuar…

Lexo më Shumë

8 April 2018 / 10:29 Kryeministri Zoran Zaev në intervistën për MIA flet edhe për rikonstruimin e Qeveris. Ai tha se rikonstruimi do të ndodh së shpejti ndërsa do të pasojën edhe emërimet e personave të shkarkuar. Kjo sipas tij e bën këtë proces të ndërlikuar. “Unë kam ide mjaft të qartë se cilat zgjidhje duhet të merren. Po bëj konsultimet e fundit. Shkarkimeve menjëherë duhet t’i pasojnë emërimet e reja. Prandaj ky proces nuk është aq i thjeshtë. Pakoja duhet të jetë e paketuar plotësisht. Dua të theksojë se rikonstruimi paraqitet si domosdoshmëri dhe nga synimi për të rritur…

Lexo më Shumë

7 April 2018 / 17:15 Drejtimi laboratoriko-medicinal me mësim në gjuhën shqipe në shkollën e mesme profesionale “Marija Kiri Skllodovska” vitet e fundit ka zgjuar interes të lartë tek semimaturantët. Kjo ka bërë që zv/drejtori Vedat Mustafa dy vjet radhazi të kërkoj hapjen edhe të një paralele shtesë, por kërkesa e tij, siç thotë Mustafa nuk gjeti mirëkuptim nga Ministria e Arsimit edhe pse e njëjta thuhet se kaloi procedurat në Qytetin e Shkupit që është edhe themelues i shkollave të mesme. Nuk ka asnjë arsyetim, vetëm në qytetin e Shkupit kur e bëjmë kërkesën kemi informata se ka kaluar…

Lexo më Shumë

7 April 2018 / 16:58 Ish nënkryetari i BDI-së Nazmi Beqiri mbrëmë në profilin e tij në rrjetin social Facebook tha se vrasja në Reçicë ka ndodhur pas mbledhjes së grupeve rivale për kryesimin e degës së BDI-së në Kumanovë. Madje Beqiri shpjegoi se nga kreu i BDI-së ka kërkuar që kjo mbledhje të anulohet deri në qetësimin e gjakrave. Në shtator të vitit kaluar, pak javë para zgjedhjeve lokale, Beqiri me mbështetësit e tij kishte dalë kundër listave të propozuara për këshilltar komunal, kur dega e partisë kishte zgjedhur Fatmir Idrizin për bartës liste, aktualisht kryetar i degës së…

Lexo më Shumë

7 April 2018 / 15:27 Problemi me emrin, personalisht, është çështje e rëndësishme ose shumë e rëndësishme për 77% të qytetarëve në Maqedoni. Për shumë më pak banorë të vendit, 20%, çështja është e parëndësishme ose aspak e rëndësishme. Jo vetëm që qytetarët mendojnë se çështja është e rëndësishme, por gati sa 75%, mendojnë dhe duhet të zgjidhet menjëherë. Këto janë vetëm një pjesë e rezultateve të anketës së kryer nga OJQ Eurothink nga 1 deri më mars, në bashkëpunim me agjencinë M-Prospekt, për të cilën u debatua në edicionin e fundit në 360 Gradë, në Alsat M. Anketa vuri…

Lexo më Shumë

7 April 2018 / 15:15 Anëtari i kryesisë së degës së BDI-së në Kumanovë, këshilltari Komunal dhe familjar i viktimës së sulmit në Reçicë Naip Rexhepi, Feriz Dervishi në një prononcim ekskluziv për Alsat M thotë se incidenti i dy dite më parë nuk ka të bëj më politikë. Dervishi thotë se tashmë i ndjeri Naip Rexhepi disa herë ishte provokuar por që nuk kanë dashur t’i kushtojnë vëmendje provokimeve siç i quan ai të ulëta. Kjo që ndodhi atë ditë na erdhi pa pritur dhe tani jemi në shok e gjithë familja. Unë flas në emër të familjes Rexhepi…

Lexo më Shumë