Author: almakos

11 April 2018 / 10:56 Procesi gjyqësor për rastin “total” ku akuzohet gazetari Dragan Pavlloviç Llatas për fshehje të tatimit, është anuluar për më 14 maj. Seanca e sotme në Gjykatën Penale nuk u mbajt sepse në të për shkaqe shëndetësore dhe familjare nuk morri pjesë i akuzuari Dragan Pavlloviç-Llatas. Edhe dy seancat e mëparshme nuk u mbajtën për të njëjtat arsye. Në një nga seancat e kaluara mbrojtja e Llatasit u shpreh se Llatasi do të mungoj deri në muajin maj.

Lexo më Shumë

11 April 2018 / 9:59 Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe ish-ndihmës ministri i MPB-së, Gjoko Popovski sot përsëri do të ulen në bankën e të akuzuarve për rastin “Tank” të Prokurorisë Speciale Publike që ka të bëjë me furnizimin e mercderit luksoz prej pothuajse 600.000 eurove. Seanca e djeshme për këtë rast ka zgjatur pothuajse 11 orë, nga ora 10 e 30 deri në orën 22:00. Dje janë dëgjuar bisedat e përgjuara si dëshmi në procedurë. Gjatë seancës së djeshme janë hedhur poshtë kërkesat e mbrojtjes që “bombat” të mos lëshohen në…

Lexo më Shumë

11 April 2018 / 9:45 Në Gjykatën Penale sot do të vazhdoj seanca gjyqësore për lëndën e PSP-së “Tenku” lidhur me blerjen e Mercedesit luksoz prej 600 mijë euro. Në seancën e djeshme avokatët e të akuzuarve Nikola Gruevski, Gordana Jankuloska dhe Gjoko Poposki dy herë kërkuan përjashtimin e gjykatëses Dobrila Kacarska, si dhe të kryetarit të Penales, Ivan Xholev dhe zëvendësit të tij Pajazit Pajaziti. Kërkesat e mbrojtjes u refuzuan ndërsa në gjykatë vazhdoi dëgjimi i dëshmitarëve. I akuzuari Gruevski tha se gjykata ka standarde të dyfishta dhe se për të njëjtën kërkesë të tyre për përjashtim në rastin “Kosmos”…

Lexo më Shumë

10 April 2018 / 19:15 Reagime të ndryshme vijnë për vendimin e VMRO DPMNE-së për mocionin e votëbesimit për Qeverinë. Nëse për disa opinionistë vendimi mirëpritet edhe si një hap për rikthimin e tyre në Kuvend, të tjerët thonë se arsyeja e këtij veprimi të opozitës maqedonase nuk është bindëse. Debatin e plotë për votëbesimin e qeverisë mund ta ndiqni sonte në orën 22:30 në emisionin 200. Alsat M

Lexo më Shumë

10 April 2018 / 16:21 Komisioni për mbrojtje dhe siguri në Kuvend pranoi amendamentet e propozuara nga deputët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së për shfuqizimin e nenit në ligjin për Agjencinë Teknike Operative që parashikonte edhe postin e zv.drejtorit. Kjo nënkupton se Agjencia që pritet të formohet dhe qe do të jetë kompetente për ndjekjen e telekomunikimeve, do të udhëhiqet vetëm nga drejtori i cili parashihet të zgjidhet me 2/3 e votave ne Kuvend dhe me Badenter. Deputetët shqiptarë në komision shprehën pakënaqësinë e tyre për mos-përfshirjen në konsultime për ndryshimet në propozim ligjin për ndjekjen e komunikimeve dhe formimit të…

Lexo më Shumë

10 April 2018 / 16:10 Kreu i Kuvendit dhe ministri i shoqërisë Informatike identifikuan protestuesit e dhunshëm të 27 prillit në Kuvend. Xhaferi identifikoi pesë persona nga të akuzuarit Stojan Pavllovskin, Andrej Micovin, Nikollçe Dimitrievskin, Kire Gjorgievskin dhe Oliver Osavkovskin. Për këto Xhaferi tha se ishin të parët që kishin filluar sulmin ndaj deputetëve. Ai tha se nuk e ka parë se kush e kishte sulmuar Ziadin Selën. Selën e kam parë kur qëndronte në krahun tim të majtë, nuk pa pasur lëndime të dukshme. Më pas, duke u përgjigjur në thirrjet telefonike, Sela kishte dalë nga salla. Nuk e…

Lexo më Shumë

10 April 2018 / 15:36 Shifra alarmante të vdekshmërisë së foshnjave edhe gjatë këtij viti. Gjatë tre muajve të parë të 2018-tës në Klinikën për Gjinekologji në Shkup kanë vdekur 35 foshnja nga gjithsej 1,155 të lindura. Ministria e Shëndetësisë thotë se shkak për këtë gjendje është lindja para kohe dhe mos-formimi i organeve të foshnjave, derisa për përmirësimin e kësaj gjendje sipas kësaj ministrie nevojitet periudhë më e gjatë kohore. Foshnjat e vdekura gjatë periudhës nga janari e deri në mars të këtij viti bëjnë pjesë në kategorinë e foshnjave të lindura para kohe. Potencojmë se vetëm njëra nga…

Lexo më Shumë

10 April 2018 / 15:32 Derisa Shkupi e Athina po përgatiten për takimin e së enjtes të dy ministrave të jashtëm Dimitrov e Kocijas në Ohër, ndërmjetësuesi i OKB-së, Metju Nimic u dërgoi letër palëve në të cilën i ka përmbledhur rezultatet nga bisedimet në Vjenë. Siç raporton Alfa greke, Nimic në këtë letër ka shkruar se pengesa më e madhe në këtë fazë janë ndryshimet kushtetuese. Letra e Metju Nimict “Athina e vendos atë si parakusht bazik për arritjen e një marrëveshjeje, por Shkupi vazhdon të ruajë identitetin maqedonas dhe gjuhën në Kushtetutën e vetë. Sa i përket kontestit,…

Lexo më Shumë

10 April 2018 / 15:03 Kuvendi nesër do të diskutojë mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë. VMRO-DPMNE-ja pret që mosbesimi të votohet nga shumica e deputetëve. Me këtë iniciativë, partia e Mickoskit edhe zyrtarisht kthehet në Kuvend. Unë pres mbështetjen e të gjithë atyre deputetëve të cilët para interesave partiake kanë interesat shtetërore. Mendoj se shumë i qartë është qëndrimi ynë, nga nesër kthehemi në Kuvend – tha Dragan Danev, Deputet i VMRO-DPMNE-së. LSDM-ja, iniciativën për mocion mosbesimi e sheh si mundësi për të treguar të arriturat e deritanishme të Qeverisë. Nëse kjo është dera e madhe për të cilën pretendon…

Lexo më Shumë

10 April 2018 / 11:55 Ministri i jashtëm grek Nikos Kocias nis një turne diplomatik në Serbi, Kosove dhe Maqedoni. Vizitat e tij në Prishtinë dhe Beograd zhvillohet gjatë të martës ndërsa takimi i tij me homologun maqedonas Nikola Dimitrov do të mbahet të enjten në Ohër. Në Prishtinë, Kocias do të takohet me zëvendëskryeministrin Enver Hoxhaj dhe ka shumë mesazhe për te dhëne. Por Athina konfirmon se është ende shpejte për të pasur bisedime për njohjen e pavarësisë se Kosovës. Kryediplomati grek është shprehur optimist se takimi i tij me Dimitrovin do të jetë një hap i madh për…

Lexo më Shumë

10 April 2018 / 9:42 Në Gjykatën Penale për sot është caktuar seancë e re për lëndën “Tanku”, lëndë e Prokurorisë Speciale Publike. Në rastin “Tank” janë të akuzuar ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministrja Gordana Jankullovska dhe ndihmës ministri i atëhershëm për prokurim publik Gjoko Popovski.

Lexo më Shumë