9 April 2018 / 16:03 Kjo është Ardita Osmani, studente e fakultetit të arteve në UT për violë e cila u vlerësua me vendin e dytë në festivalin DAM në Prishtinë të organizuar nga Uest Coat Sinphony Orchestra nga Vankuveri i Kanadasë. Arta është e para nga Maqedonia është vlerësuar me një çmim të këtillë në këtë festival. Ishte një garë shumë e suksesshme, një garë shumë e madhe. Unë isha një ndër katër finalistet e asaj gare sepse kishte konkurrentë nga Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova. Fillimisht konkurruam me video audicion dhe pastaj pasi fitojmë atë garë.…
Author: almakos
9 April 2018 / 15:50 Pas iniciativës për mocionin e mosbesimit të Qeverisë të dorëzuar nga VMRO-DPMNE-ja, gjatë javës në Kuvend në rend dite para deputetëve do të jenë ligjet reformuese. Besohet se dy partitë më të mëdha maqedonase për këto ligje tashmë kanë arritur marrëveshje për t’u miratuar deri më 15 prill, dy ditë para publikimit të raportit të progresit nga ana e Komisionit Evropian. Profesori Temelko Ristevski beson se ligjet për të cilat nevojiten 2/3 e votave do të marrin edhe mbështetjen e VMRO-së dhe do të votohen në paketë. Unë personalisht mendoj se do të arrihet një…
9 April 2018 / 15:48 Raundi tjetër i negociatave, mes ministrave të jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë, Kocias dhe Dimitrov, do të jetë më shumë teknik, ku do të insistohet në përmbylljen e dallimeve të cilat ekzistojnë, vlerëson analisti Albert Musliu. Ai shtoi se pas takimit në Vjenë, çështja e emrit ka marrë drejtimin e duhur, është përshpejtuar dhe se po i vjen fundi. Unë besoj se ky do të jetë takim i përmbylljes se çështjeve më të mëdha, normalisht se kontestohet çështja e ndryshimit të Kushtetutës. Gjithë çështjet e ngritura janë çështje të rënda nuk janë të lehta, prandaj…
9 April 2018 / 15:09 Kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi se pas festës së Pashkëve do të mbahet takimi liderësh, por nga kabineti i tij nuk japin informata për sa i përket ditës, pjesëtarëve dhe temave që do të diskutohen në këtë takim. Alsat mëson se gjatë takimit, qeveritarët do t‘i informojnë opozitarët në lidhje me ecurinë e bisedimeve me Greqinë fqinje për çështjen e kontestit të emrit. Sipas burimeve, në takimin e liderëve pritet që të marrë pjesë edhe Kryetari i Shtetit, Gjorge Ivanov. Ndërkaq Zaev gjatë fundjavës edhe një herë paralajmëroi ri-formatimin e Qeverisë në një periudhë të shkurtër…
9 April 2018 / 15:00 Në Parlament të mërkurën në debat publik do të shqyrtohen propozim ndryshimet e ligjit për gjykatat. Ndër të tjera, do të diskutohet mënyra e shkarkimit të gjykatësve. Në të kaluarën, pikërisht ky proces linte dyshim se disa nga gjykatësit mund të shkarkoheshin nga funksioni pa bazë reale, domethënë vetëm në bazë të një vendimi politik. Në këtë pjesë, vërejtje për mënyrën e nisjes së procedurës për veprim joprofesional dhe të pandërgjegjshëm të një gjykatësi, ka kryetari aktual i Gjykatës Penale, Ivan Xholev. Ai nuk pajtohet as me mënyrën se si vlerësohen gjyqtarët dhe thotë se…
9 April 2018 / 14:46 Mungesa e rrjetit të internetit në shkollat fillore dhe ato të mesme në vend pengon shumë zhvillimin e procesit mësimor dhe punët administrative. Drejtorët e shkollave ankohen se kanë marë verjetje të shumta nga Inspektorati për arsim për mos zhvillim të planprogramit të caktuar mësimor që duhet punuar me mjete teknologjike si informatika. E për këtë shkak, shkolla e mesme në Saraj është detyruar që më mjete vetanake të siguroj rrejtin e internetin. Afër një vjet nuk funksionon. Të gjitha punët elektronike, konkretisht lëndët që i mbajmë me TIKO-n, ato i vet-financojmë konkretisht nga interneti…
9 April 2018 / 14:29 Pas motit të ligë që javën e kaluar shkaktoi dëme në bregun e Ohrit dhe Strugës, gjendja ngadalë po normalizohet. Lajm i mirë është se niveli i Liqenit të Ohrit nuk shënon rritje. Por një pjesë e ambientalistëve apelojnë për menaxhimin më të mirë të pjesës së Drinit të Zi në Strugë, ku nevojitet të ndërtohet sistem më i saktë digjital. Këtu derdhja me dekada të tëra bëhet në mënyrë manuale me dërrasa. Këtu ekziston një mënyrë primitive e rregullimit që nuk është e saktë. Për këtë, sa më shpejtë duhet të ndërtohet sistem që…
9 April 2018 / 13:09 Sektori për luftimin e krimit të organizuar ka ngritur kallëzim penal kundër një 36-vjeçari nga fshati Gërçec i Shkupit dhe ndaj një 58-vjeçari shtetas çek. Ministria e Punëve të Brendshme ka zbuluar se këta dy persona, njëri nga fshati Gërçeci dhe tjetri nga Çekia, kanë prodhuar një lloj droge sintetike që është edhe vdekjeprurëse. Policia shpjegon se kjo drogë në tregun e zi njihet me disa emra të ndryshëm si kristal met, pernik ose perventin. Këtë drogë sintetike policia shpjegon se po e takon për herë të parë në Maqedoni, pasi kryesisht prodhohet në Çeki.…
9 April 2018 / 10:10
9 April 2018 / 10:02 Moti sot parashikohet të jetë me diell dhe me re të moderuara. Instituti Hidrometeorologjik njofton se do të ketë rritje të mjegullave pasdite, me kushte për shi të dobët lokal në rajonet malore perëndimore. Do të fryjë nga era e dobët nga juglindja. Temperatura minimale do të jetë nga 2 në 9 dhe maksimalja prej 18 deri në 25 gradë celsius.
8 April 2018 / 15:43 Blerja e reduktuar e qengjave për këtë vit dhe çmimi i ulët për kilogram mishi, ka bërë që blegtorët të përballen me vështirësi të mëdha në funksionimin e tyre. Blegtorët në Pollog ankohen se pos çmimit të ulët, thertoret refuzojnë t’i blejnë qengjat, që eksportohen për në Kroaci dhe Itali. Për pasojë të kësaj, me të madhe blegtorët shesin dhentë sepse çdo vit punojnë me humbje. Tash e marrin mishin e qengjit 140 denar t`ia çosh vetë në thertore. Këto thertoret që janë në Maqedoni, Gostivari, Kavadarci, Strumica, Novosella dhe Prilepi kanë bë njëfarë koalicioni…
8 April 2018 / 15:32 Politika duhet të mbetet jashtë fushës së arsimit dhe kjo duhet vazhdojë të luftohet sepse shkel autonominë e universiteteve. Ministrja e Arsimit Renata Deskovska thotë se do të shfrytëzojë pozitivisht postin për të bërë ndryshime në ligjin për arsim të lartë, i cili ndër të tjera parasheh arritjen e autonomisë së universiteteve, lirinë akademike dhe përmirësimin e cilësisë në arsim. Unë si pjesë e sistemit arsimor para se të vijë në këtë funksion, për çdo ditë e ndjeja presionin politik në Universitet. Humbja dhe shkelja e autonomisë së Universitetit ishte një proces që kishte prapavijë…

