8 April 2018 / 15:32
Politika duhet të mbetet jashtë fushës së arsimit dhe kjo duhet vazhdojë të luftohet sepse shkel autonominë e universiteteve. Ministrja e Arsimit Renata Deskovska thotë se do të shfrytëzojë pozitivisht postin për të bërë ndryshime në ligjin për arsim të lartë, i cili ndër të tjera parasheh arritjen e autonomisë së universiteteve, lirinë akademike dhe përmirësimin e cilësisë në arsim.
Unë si pjesë e sistemit arsimor para se të vijë në këtë funksion, për çdo ditë e ndjeja presionin politik në Universitet. Humbja dhe shkelja e autonomisë së Universitetit ishte një proces që kishte prapavijë të thellë politike. Ne kemi luftuar kundër saj, kemi protestuar dhe unë isha në mesin e atyre profesorëve që ngritën zërin dhe vlerësoj se është e papranueshme ta bësh të njëjtën kundër të cilës ke luftuar – tha Renata Deskovska, ministre e Arsimit.
Në një intervistë për radion “Evropa e lirë”, Deskovska tha se po zhvillohet procesi i shqyrtimit të teksteve shkollore me gabime dhe shtrembërime. Për tekstet e historisë, ajo tha se nuk do të bëhet zhdukja ose ndryshimi i historisë por do të shlyhen vetëm të pavërtetat për të.
Ne dëshirojmë t’ju japim mundësi nxënësve tanë të mësojnë prej teksteve shkollore që nuk përmbajnë gabime. Fokusi kryesor është në tekstet shkollore, kryesisht në shkencat natyrore, arsimin qytetar, atje ku lehtë vërehen gabimet. Edukimi qytetar është një fokus i veçantë për shkak se qëllimi ishte të japim një qasje aktiviste te drejt proceseve politike te nxënësit – theksoi Renata Deskovska, ministre e Arsimit.
Deskovska tha se në Ministri vërejtjet më të mëdha kanë arritur për tekstet shkollore, posaçërisht në lëndët: histori, gjeografi, kimi, biologji dhe të tjera.


