11 April 2018 / 23:16
Author: almakos
11 April 2018 / 19:07 Ish ministri i Brendshëm gjatë konfliktit të vitit 2001 në Maqedoni Lube Boshkovski është bërë pjesë e kabinetit të kryeministrit Zoran Zaev si këshilltar i posaçëm për investimet e huaja. Nga Qeveria theksojnë se nga të gjithë kandidatët e paraqitur në konkursin për këshilltarë të posaçëm vetëm Boshkovski i ka përmbushur të gjitha kushtet. Boshkovski kohë parë u lirua nga burgu, ndërsa ishte i dënuar me 5 vite burg për financim joligjor të partisë së tij “Të bashkuar për Maqedoninë” në zgjedhjet e parakohshme të vitit 2011. Pikërisht për mënyrën e arrestimit të Boshkovskit lëndë…
11 April 2018 / 19:03 Me marrjen në pyetje të dëshmitarëve sot vazhdoi seanca për rastin e Speciales “Tanku”. Rasti i referohet blerjes së Mercedesit luksoz prej 600 mijë eurosh, ndërsa në të akuzohet ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska dhe ish-ndihmësministri i Ministrit të Punëve të Brendshme Gjoko Popovski. Seanca filloi me paraqitjen e provave me shkrim. Pasi prokurorët e lexuan listën e provave, mbrojtja reagoi duke kërkuar lexim të plotë të provave dhe jo vetëm titujt. Gruevski theksoi se donte që publiku ti dëgjonte provat, sepse sipas tij, ato ishin bosh dhe pa esencë. Alsat M
Photo: Мики Трајковски 11 April 2018 / 18:42
11 April 2018 / 16:21 Vlerësime të ndryshime vinë nga palët e përfshira sa u takon propozim ndryshimeve në ligjin për gjykatat. Ndër propozimet për ndryshime në ligj janë kritere të reja për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit gjyqësor si dhe masa disciplinore për gjykatësit në punën e të cilëve konstatohet parregullsi. Ish zv ministja e drejtësisë Biljana Brishkovska, përfaqësuese e VMRO-DPMNE-së në grupet e punës për ligjet reformuese, thotë se pushteti nuk ka pranuar asnjë propozim të tyre dhe kritikon ligjin i cili sipas saj nuk nënkupton reformë. Propozimet e përgatitura dhe plotësimet në ligjin për gjykatat dhe ligjin…
11 April 2018 / 16:11 Një gjykatë e Kombeve të Bashkuara përmbysi pjesërisht dënimin e ultranacionalistit serb, Vojislav Sheshel për krime lufte, duke e dënuar atë me vetëm 10 vite burgim. Sheshel është akuzuar për persekutim, vrasje dhe tortura gjatë konflikteve të përgjakshme të viteve ’90 në ish-Jugosllavi. Megjithatë, vendimi i kësaj i gjyqtarëve të OKB-së nuk do t’i vendosë sërish prangat radikalit serb, pasi ai e ka kryer tashmë periudhën e dënimit prapa hekurave. “Dhoma e Apelit përmbys dënimin e Sheshelit për nxitje të persekutimit, deportimit dhe akteve të tjera çnjerëzore, siç janë edhe krimet ndaj njerëzimit”, tha kryegjyqtari…
11 April 2018 / 15:55 Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë dhe Sindikata e Arsimit dhe Shkencës me kritika ndaj propozim ligjit të ri për Arsim fillor. Të dyja palët ankohen se nuk janë përfshirë fare në procesin e hartimit të ligjit. LASH kërkon kthimin e programit 8 vjeçar dhe plotësimin e standardeve të tjera sikurse ndërtimi i godinave shkollore në rajonet shqiptare në mënyrë që të mund të zbatohet ligji i ri. Pra Ministria e Arsimit patjetër duhet të propozon zvogëlimin e pragut pra,të mos jetë 20-30 por le të jetë 15-24 nxënës.Sepse nuk mundet të kemi cilësi në qoftë se…
11 April 2018 / 15:24 Pas hapave prapa për 7 vjet rresht, Maqedonia për herë të parë këtë vit paraqitet si vendi më premtues në Evropë për përparimin e proceseve demokratike. Ndërsa kritikon vendet e rajonit për rrezikun nga rritja e autoritarizmit, organizata ndërkombëtare Freedom House në raportin e saj të fundit vlerëson Maqedoninë si pika e ndritur në Evropë. Qeveria e re është përkushtuar fuqimisht të çlirojë shtetin nga kapja që kishte bërë VMRO DPMNE-ja. VMRO DPMNE-ja po lufton me të gjitha forcat që t’i mbajë jashtë burgut zyrtarët e saj të lartë duke bërë obstruksione në punën e…
11 April 2018 / 15:16 Spitali Special “Sveti Vid” ka fituar çmimin e parë për rezultatet e përkryera në korrigjimin laserik të dioptrisë tek fëmijët në moshë parashkollore me shikim të dobët, që nuk mund të korrigjohen me syze ose thjerrëza. Ky çmim u nda në kongresin e 22 të Oftalmologjisë së Asociacionit Evropian për katarakt dhe kirurgji refraktive që u mbajt për herë të parë në Beograd. Ky është vërtetim i lartë shkencor për efikasitet, stabilitet dhe besueshmëri të korrigjimeve lazer në raste të veçanta tek fëmijët e vegjël. Në veçanti theksohet periudha e zhvillimit më intensiv të shikimit…
11 April 2018 / 14:02 Një ditë pas shpërthimit të zjarrit në godinën e Ministrisë së Drejtësisë, ende nuk dihen shkaqet e flakëve në katin e katërt të ministrisë. Dyert e Ministrisë së Drejtësisë sot ishin të mbyllura për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike. Zëvendës ministri i drejtësisë Oliver Ristovski theksoi se ekipe të Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë vazhduar hetimet dhe mbikëqyrjen e situatës dhe ditëve të ardhshme pritet të zbardhen detaje për atë se çfarë ishte shkaku kryesor i zjarrit. Edhe zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski thotë se puna tani është në duar të Ministrisë së…
11 April 2018 / 11:26
11 April 2018 / 11:03 Ministri i Jashtëm i Ukrainës Pavlo Klimkin po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë, me ftesë të shefit të diplomacisë maqedonase Nikolla Dimitrov.

