11 April 2018 / 15:16
Spitali Special “Sveti Vid” ka fituar çmimin e parë për rezultatet e përkryera në korrigjimin laserik të dioptrisë tek fëmijët në moshë parashkollore me shikim të dobët, që nuk mund të korrigjohen me syze ose thjerrëza. Ky çmim u nda në kongresin e 22 të Oftalmologjisë së Asociacionit Evropian për katarakt dhe kirurgji refraktive që u mbajt për herë të parë në Beograd. Ky është vërtetim i lartë shkencor për efikasitet, stabilitet dhe besueshmëri të korrigjimeve lazer në raste të veçanta tek fëmijët e vegjël. Në veçanti theksohet periudha e zhvillimit më intensiv të shikimit dhe rezultatet më të mira në grupmoshën e vogël, 3- 5 vjet.


