Në kuvend filloi miratimi maraton i ligjeve reformuese. Ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve mori edhe mbështetjen e deputetëve të opozitës. Në seancën e sotme dritë jeshile morën edhe ligji për Agjencinë teknike operative si dhe ligji për ndjekjen e komunikeve. Bëhet fjalë për pakon e ligjeve reformuese që kërkon Brukseli si kusht për përparimin e vendit në rrugën evropiane.
Author: almakos
12 April 2018 / 15:57 Po shqyrtohet mundësia e formimit të Këshillit Gjyqësor Mediatik, ku do të ngrihen çështje të interesit të ndërsjellë të mediave dhe gjykatave në vend. Këto janë pjesë e temave të diskutuara në seminarin e sotëm “Transparenca gjyqësore dhe vlerësimi i gjyqtarëve në dritën e reformës gjyqësore”. Pikërisht mediat janë garancia për transparencë më të madhe gjyqësore dhe nga kjo del nevoja për të formuar një organ të tillë duke ndjekur shembullin e Shteteve të Bashkuara. Kryetari i shoqatës së gjyqtarëve, Xhemali Saiti, theksoi se është mirë të hapet një debat për nevojën e avancimit të…
12 April 2018 / 15:32 Suksesi i dobët i treguar në vitin 2015 në kuadër të Programit Ndërkombëtar për Vlerësimin e nxënësve, të njohur si PISA, ka shtyrë Ministrinë e Arsimit të mobilizohet para testimit të radhës që pritet të zhvillohet në fund të muajit prill. Ministrja Renata Deskovska ka apeluar drejtorët dhe mësimdhënësit të marrin seriozisht këtë testim sepse i njëjti do të jetë udhërrëfyes i reformave të paralajmëruara në arsimin fillor dhe të mesëm. Në të kaluarën u dëshmua se nxënësit as që kishin mbërritur në fund të testit për shkak se të njëjtin e kanë llogaritur si…
12 April 2018 / 15:08 Parlamenti në kuadër të vazhdimit të seancës së 22, me 86 vota “për” miratoi ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve. Për ndryshimet votuan edhe deputetët e VMRO-DPMNE-së të cilët edhe zyrtarisht u kthyen në parlament. Nevenka Stamenkovska nga VMRO-DPMNE tha se gjatë punimeve të grupit të punës opozita kishte ofruar 11 propozime të cilat janë pjesë e këtyre ndryshimeve. “Jemi të vetëdijshëm se ligji nuk është ideal, por është shumë më i mirë se ai i propozuar nga LSDM-ja, tha Stamenkovska para deputetëve.
12 April 2018 / 15:02 “Në vilën qeveritare në Ohër kryediplomati maqedonas dhe ai grek, Nikolla Dimitrov e Nikos Kocias negociuan rreth çështjes së emrit. Ashtu siç theksuan vetë ministrat, është diskutuar hapur dhe sinqerisht për të gjitha dallimet, me ç’rast për një pjesë prej tyre është arritur progres. Megjithatë mbeten akoma çështje të vështira për t’u zgjidhur. Dimitrov tha se për herë të parë është diskutuar për kornizën kohore të implementimit të marrëveshjes eventuale. Për herë të parë folëm për kornizën kohore dhe hapat se si do të duket zgjidhja nëse arrihet. Biseduam me mirëkuptim të madh për nevojat…
12 April 2018 / 14:40 Një grup intelektualësh shqiptar kanë hartuar një memorandum me disa kërkesa që sipas tyre kanë për qëllim përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Maqedoni. Intelektualët kërkojnë ndryshimin e Kushtetutës, rregullimin shtetëror unitar, ndryshimin e emrit të shtetit dhe ndërprerjen e çdo lloj keqpërdorimi të mëtutjeshëm nga cilido popull apo shtet të emërtimit “Maqedoni” dhe maqedonasve antikë, statusin e barabartë të gjuhës shqipe, përfshirjen e shoqërisë civile, diasporës, ekspertëve në proceset aktuale politike të rëndësishme për të ardhmen e shqiptarëve dhe më gjerë. Këto kërkesa thuhet se vijnë si rezultat i krizës politike, ekonomike, sociale, kulturore…
12 April 2018 / 14:29 Gjashtë vjet nga vrasja e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës, rasti Monstra akoma pa epilog të drejtë gjyqësorë. Pas kthimit të lëndës nga Gjykata Supreme, akuzën do ta përfaqësojë Prokuroria Speciale Publike. Rigjykimi i Monstrës do të nisë më 17 prill, kur edhe Specialja do t’i shpalosë fjalët hyrëse. Familjarët e të dyshuarve presin epilog të drejtë gjyqësor. “Mjaftë ishte vuajtje. Sot është edhe gjashtë vjetori i vrasjes tek liqeni Smillkovës, ku rastësisht përkon edhe dita e enjte. Mendoj se janë krijuar kushte për zbardhjen e rastit, me që Specialja e mori nën kompetencat e…
12 April 2018 / 13:47 Në Kuvend assesi të fillojë seanca plenare për ligjet reformuese. Edhe pse ishte parapara që seanca të fillonte në ora 11.00 në sallë të pranishëm janë shumë pak deputetë. Nuk dihet cila është arsyeja e vonesës megjithatë qarkullojnë zëra se deputetët e VMRO-DPMNE-së janë në koordinim për hapat e ardhshëm.
12 April 2018 / 10:44 Çër sot në Gjykatën Themelore Shkupi 1 është caktuar seancë e re për rastin “Titanik”, ky është rasti i parë i Prokurorisë Speciale Publike ku janë të akuzuar 21 persona, mes të cilëve edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski, Martin Protugjer, Kirill Bozhinovski, Mile Janakievski dhe Gordana Jankullvska.
12 April 2018 / 10:32 Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot pritet të votohen ligjet nga pakoja reformuese 3-6-9 të Qeverisë, të cilat, sipas paralajmërimeve janë harmonizuar me VMRO-DPMNE.Ligjet reformuese pritet të votohen para publikimit të Raportit të Progresit të KE-së, të paraparë për më 17 prill.
12 April 2018 / 9:49 Në Gjykatën Penale duhet të mbahet seanca e radhës për lëndën “Mitmarrja”, ku i akuzuar është Kryeministri Zoran Zaev, atë atë kohë kryetar i Strumicës. Në seancën paraprake që zgjati gjashtë orë e gjysmë, u dëgjua dëshmia e afaristit Ivan Nikollov Saçevaliev, nga Strumica. Ai tha para gjyqit se video materiali që qarkullon në media nuk është i plotë, dhe se e ka nxitur Zaevin ta thotë atë që dëgjohet në video, pasi që i është vënë pajisja për inçizim.
12 April 2018 / 9:42 Ministri i Jashtëm i vendit, Nikolla Dimitrov, ka pritur në Ohër Sot homologun e tij grek Nikos, Kocijas. Dimitrov dhe Kocijas bashkë me delegacionin që e shoqëron sot do të bisedojnë rreth çështjes së emrit. Vizita e ministrit Kocijas është në korniza të dialogut të vazhdueshëm mes dy ministrave, në kontekst të përpjekjeve për tejkalimin e dallimeve rreth emrit, por edhe avancimin e përgjithshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve. Bisedimet filluan në orën 09:00 dhe do të përfundojnë pas tri orësh.

