12 April 2018 / 14:29
Gjashtë vjet nga vrasja e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës, rasti Monstra akoma pa epilog të drejtë gjyqësorë. Pas kthimit të lëndës nga Gjykata Supreme, akuzën do ta përfaqësojë Prokuroria Speciale Publike. Rigjykimi i Monstrës do të nisë më 17 prill, kur edhe Specialja do t’i shpalosë fjalët hyrëse. Familjarët e të dyshuarve presin epilog të drejtë gjyqësor.
“Mjaftë ishte vuajtje. Sot është edhe gjashtë vjetori i vrasjes tek liqeni Smillkovës, ku rastësisht përkon edhe dita e enjte. Mendoj se janë krijuar kushte për zbardhjen e rastit, me që Specialja e mori nën kompetencat e saj dhe këtyre ditëve do të votohet edhe Ligji për dëshmitarët e mbrojtur që e ka kërkuar PSP. Besoj që do të ketë epilog të drejtë dhe shpresoj të ndodhë sa më shpejt”, deklaroi Bedri Ajdari, familjar i të dyshuarve.


