12 April 2018 / 15:32
Suksesi i dobët i treguar në vitin 2015 në kuadër të Programit Ndërkombëtar për Vlerësimin e nxënësve, të njohur si PISA, ka shtyrë Ministrinë e Arsimit të mobilizohet para testimit të radhës që pritet të zhvillohet në fund të muajit prill. Ministrja Renata Deskovska ka apeluar drejtorët dhe mësimdhënësit të marrin seriozisht këtë testim sepse i njëjti do të jetë udhërrëfyes i reformave të paralajmëruara në arsimin fillor dhe të mesëm.
Në të kaluarën u dëshmua se nxënësit as që kishin mbërritur në fund të testit për shkak se të njëjtin e kanë llogaritur si jorelevant dhe jo të dobishëm dhe se nuk ndikon në suksesin e tyre, prandaj dhe nuk e kanë përfunduar. Fillimisht dëshirojmë të ngremë ndërgjegjen e rëndësisë të këtij testimi e cila do të jetë udhërrëfyes I reformave që pritet ti bëjmë në arsimin fillore dhe të mesëm – tha Renata Deskovska, ministre e Arsimit.
Në “PISA 2018” do të përfshihen nxënësit e moshës 15 vjeçare të cilët do të testohen në lëndët e gjuhës amtare, matematikë dhe shkenca natyrore. Një studim i UNICEF-i tregon se arsimi parashkollor prej moshës 3 deri në 6 vjet është baza kryesore e zhvillimit të fëmijëve.
PISA është pasqyrim i rezultateve të sistemit të përgjithshëm arsimor dhe është në lidhje direkte me arsimin parashkollor në të cilin sa më shumë investoni aq më të mira do të jenë rezultatet. Kualiteti I mësimit është nxitësi më I rëndësishëm I zhvillimit të fëmijëve – deklaroi Benxhamin Perks, UNICEF.
Në testin e fundit PISA që u zhvillua në vitin 2015, Maqedonia u gjend në fund të listës bashkë me Kosovën, Algjerinë dhe Republikën Dominikane.


