Author: almakos

14 April 2018 / 16:10 Ngjarjet në Siri pritet që të sjellin krizë të re emigrantësh edhe në Maqedoni, ka deklaruar ministrja e mbrojtjes Radmila Shekerinska. Ajo ka thënë se rastet e tilla si kjo e Sirisë nuk janë aspak në favor të vendeve të vogla siç është Maqedonia. Sheqerinska ka shprehur nevojën për ekzistimin e një sistemi të përhershme në vend për përballjen me situata të tilla duke shtuar se është shumë e rëndësishme për vendin të jetë pjesë e sistemit për siguri kolektive. Sulmin e ajror të forcave botërore në Siri e kanë përshëndetur duke e konsideruar si…

Lexo më Shumë

14 April 2018 / 15:58 Edhe pas gati një viti që nga tërmeti i fuiqshëm prej 5.1 shkallëve sipas Rihterit, Qeveria ende nuk ka marrë vendim nëse dhe në çfarë mase do t’i dëmshpërblejë qytetarët që pësuan dëm të madh në shtëpitë e tyre. Nga Qeveria njoftojnë se gjithçka do të bëhet e qartë deri në fund të muajit. Komisioni Republikan për Vlerësimin e Dëmeve nga fatkeqësitë natyrore u formua në fund të janarit të këtij viti. Komisioni e ka marrë dhe e ka shqyrtuar kërkesën për kompensim të komisionit komunal nga Ohri. Për vendimin, Komisioni republikan pritet që deri…

Lexo më Shumë

14 April 2018 / 15:43 Komuna Qendër do të bëjë dislokimin e më shumë objekteve të vendosura në territorin e saj në kuadër të projektit “Shkupi 2014. Nuk dihet ende se cila do të jetë përmendorja e radhës e cila do t’i nënshtrohet dislokimit. Kreu i komunës Qendër Sasha Bogdanoviq tha se gati për të gjitha objektet të cilat janë vendosur në kuadër të projektit të lartëpërmendur, nga më shumë institucione janë duke u zhvilluar hetime mbi ligjshmërinë e tyre. Për pjesën më të madhe të objekteve bëhen hetime, varësisht se cili institucion udhëheq hetimin, ashtu hapërojmë dhe ne si…

Lexo më Shumë

14 April 2018 / 15:22 Ndërsa studentët e Fakultetit Filologjik në Shkup, katedra e gjuhës dhe letërsisë shqipe kryejnë studimet në gjuhën shqipe, punimet e magjistraturës dhe doktoratës vazhdojnë t’i shkruajnë dhe ti mbrojnë në gjuhën maqedonase, sepse kështu e kërkon ligji për arsim të lartë. Studentët që preken drejtpërdrejtë nga kjo çështje nuk deshën të flasin para kamerës se Alsat, por sqarojnë se përballen me vështirësi të mëdha, punë të dyfishtë dhe shpenzime shtesë. Këtë e dëshmon edhe profesori Asllan Hamiti I cili sqaron se shumë herë kanë ngritur zërin për ndryshime në Ligjin ekzistues por deri më sot…

Lexo më Shumë

14 April 2018 / 15:04 Konfederata e Sindikatave për në datën 1 maj paralajmëron marsh protestues për mbrojtjen dhe zgjidhjen e të drejtave të punëtorëve. Protesta do të fillojë në ora 11 para Radiotelevizionit të Maqedonisë. Kërkesat e tyre kryesore janë ndryshimi i ligjit për marrëdhënie pune si dhe shprehen kundër punës së përmbaruesve të cilët sipas tyre kryejnë gjenocid ekonomik mbi qytetarët. Kërkesat kryesorë në këtë protestë më 1 Maj do të jenë në dy drejtime. Kërkesa jonë e parë do të jetë ndryshim i tërësishëm i ligjit për marrëdhënie pune dhe jo ndryshime kozmetike. Qeveria ka njoftuar Ministrinë…

Lexo më Shumë

14 April 2018 / 14:19 Ndryshe nga sa ndodhi me Kim Jong un-in, Donald Trump këtë herë nuk u mjaftua vetëm me retorikë: Presidenti amerikan, së bashku me atë francez dhe shefen e ekzekutiv britanik i dhanë dritën jeshile goditjen së tre objektivave në Damask dhe Homs gjatë natës. Në shënjestrën e bombardimeve u vendos arsenali kimik i regjimit të Bashar al Assadit, përbindëshi që vret njerëzit e vet siç e etiketon shefi i Shtëpisë së Bardhë, ndërsa sulmi shihet edhe si sfidë direkte e tij ndaj Putinit për mbështetjen e vrasjes masive të të pafajshmeve. “Kombet e Britanisë, Francës…

Lexo më Shumë

13 April 2018 / 20:49 SHBA-ja vlerëson se lideri sirian, Bashar Al Asad ka përdorur armë kimike të paktën 50 herë që prej fillimit të konfliktit, sipas ambasadores amerikane në OKB, Nikki Haley. “Përdorimi kohët e fundit të gazit helmues kundër banorëve të Dumas nga Presidenti sirian, Bashar Al Asad, nuk ishte hera e parë, e dytë apo e tretë madje as përdorimi i 49-të i armëve kimike”, tha ajo në Këshillin e Sigurimit. “Megjithatë SHBA-ja ende nuk ka vendsour për veprimet në Siri”, deklaroi Haley në Këshillin e Sigurimit.

Lexo më Shumë

13 April 2018 / 17:21 Banorët e Shkupit dhe komunave për rreth shprehen të shqetësuar nga vjedhjet të cilat sipas tyre kohëve të fundit janë shpeshtuar dukshëm. Cak i vjedhësve mbeten shtëpitë, banesat, veturat dhe uikend shtëpizat. Banorët e anketuar nga Alsat kërkojnë nga organet kompetente masa adekuate për parandalimin e kësaj dukurie e cila kohëve të fundit ka shënuar rritje të dukshme. “Në përgjithësi ka. Kur njerëzit janë nëpër pushime dhe e dinë që nuk janë në shtëpi. Ka raste edhe të vjedhjeve të veturave sidomos gjatë mbrëmjes sepse, parkingjet nuk janë të hapura prandaj, ka më shumë vjedhje…

Lexo më Shumë

13 April 2018 / 16:36 Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një aksident i armatosur me ç’rastë ka mbetur e plagosur me armë zjarri një punonjës e marketit “Kipër” që gjendet në rrugën Kemal Sejfullah. Sipas denoncimit në polici, ndaj punonjëses së marketit është shtënë me armë zjarri nga personi me emrin Sherif, pas çka i njëjti është larguar në drejtim të panjohur. Personi i plagosur me armë zjarri është Gylxhan Ali e lindur më 17 mars 1992 në rrugën Fan Noli numër 86 Shkup, e punësuar në “Kiper Market” në rrugën Kemal Sejfullah.

Lexo më Shumë