16 April 2018 / 9:56 Në Gjykatën Penale sot do të vazhdojë seanca gjyqësore për rastin “Mit-marrja’” në të cilin i akuzuar është kryeministri Zoran Zaev. Në seancën e sotme do të vazhdojë dëgjimi i bisedave nga masat speciale hetimore të cilat filluan që në seancën e kaluar pa praninë e opinionit.
Author: almakos
16 April 2018 / 9:16 Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me vranësira të ndryshueshme dhe i freskët. Në orët e pasdites priten reshje shiu. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej pesë deri 9 gradë, ndërsa e ditës prej 20 deri 23 gradë.
15 April 2018 / 16:07 Drejtori i kompanisë shtetërore ELEM akuzoi se lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski gjatë kohës kur ka qenë drejtori i këtij institucioni, në katër sy ka firmosur kontrata për gërmim në TEC Manastit. Në njërën prej kontratave, ai ka firmosur dy marrëveshje me kompanitë “Pelister” dhe “Markovski” në vlerë prej mbi 10 milion eurosh. Pikërisht këto marrëveshje kanë qenë lëndë e revizionit të brendshëm. Reagimi i kompanisë ELEM vijon pasi opozita akuzoi se kompania e Manastirit “Pelister” është e afërt me LSDM-në dhe ka marrë tender për shkak të kushteve të ndryshuara në specifikim. Krahasuar me…
15 April 2018 / 15:56 Largimi i përmendores së Andon Qose mbetet e vetmja nga projekti “Shkupi 2014” i cili u hoq me vendim të Qeverisë. Deri më tash për asnjërin nga përmendoret, statujat ose objektet nuk ka vendim qeveritar për tërheqje apo dislokim, edhe pse Komisioni i Ministrisë së Kulturës i cili merret me shqyrtimin e projektit “Shkupi 2014” tanimë një kohë i ka dorëzuar ministrit Allagjozovski rekomandimet për dislokim të disa përmendoreve si: Aleksandri i Madh, Filipi i dytë, Nënë Tereza, Porta Maqedonia, grupi i 32 skulpturave, suveniret me motive të projektit Shkupi 2014 e të tjera. Njëri…
15 April 2018 / 15:32 Ndërsa zgjidhja e çështjes së emrit ka hyrë në finale, mediat greke shkruajnë për pazarllëqe të Greqisë me Gjermaninë. Nëse arrihet marrëveshje për emrin, masa për shkurtimin e pensioneve do të anulohej për 6 muaj, si “dhuratë” gjermane për Greqinë. Për premtimin e këtillë të Berlinit për Athinën shkruan gazeta greke “Ta Nea”, duke analizuar se çfarë do të fitonte me këtë Greqia. Gazeta shkruan se kjo masë anti-krizë tashmë është votuar dhe se duhet të hyjë në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Anulimi 6 mujor do t’i përshtatej kryeministrit grek, Aleksis…
15 April 2018 / 15:14 Komuna e Sarajit me fonde të saj ditëve të fundit ka ndërmarrë aksion për pastrimin e liqenit ë Treskës, edhe pse tashmë një kohë të gjatë flitet dhe paralajmërohet një projekt i ri për dhënien e Liqenit të Treskës ndonjë investitori të huaj. Qytetarët të cilët frekuentojnë vazhdimisht liqenin shprehen të zhgënjyer nga gjendja e tanishme e Liqenit. Thonë se nëse komuna nuk është e aftë të mirëmbajë Treskën, opsioni më i mirë është ti jepet ndonjë investitori të huaj. Duhet ta rregullojnë, para 10-15 viteve shumë mirë ka qenë kurse tani na vjen turp…
15 April 2018 / 14:51 Me ndryshimet në Ligjin për Arsimin e Lartë parashikohet edhe rritja e buxhetit. Megjithatë, buxheti i paraparë për Universitetet Publike mbetet diskriminues për Universitetet në gjuhën shqipe. Por ministrja e Arsimit, Renata Deskoska thekson se që me ardhjen e saj në këtë dikaster ka trashëguar dhjetëra padrejtësi ndaj universiteteve publike. Ndonëse e vlerëson si të nevojshëm balancimin e buxhetit për universitetet publike, Deskoka nuk paralajmëron masa konkrete, përveç siç thekson, shlyerjen e borxheve të tyre. Kur erdha në ministri pashë se shteti për dikë ishte nënë e për dikë njerkë, për dikë kishte fonde e…
15 April 2018 / 14:15 Maqedonia, më 17 prill, pritet të marrë rekomandim të pakushtëzuar për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Sipas informacioneve, raporti i Progresit për Maqedoninë për këtë vit, është njëri ndër më pozitivët që do të publikohet nga Brukseli. Në raport thuhet se dëmi që është bërë gjatë viteve të kaluara nuk mund të rregullohet brenda natës por Maqedonia e ka tejkaluar krizën e thellë dhe reformat strukturale janë proces i komplikuar që mund të zgjasë. Për përparim të mëtejmë, të rëndësishme janë realizimi dhe thellimi i procesit për zbatimin e reformave urgjente prioritare. Megjithatë…
15 April 2018 / 12:23 Koordinatori kombëtar për NATO, Stevo Pendarovski, në intervistën javore për Radio Evropa e Lirë, ka thonë se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO nuk është mundësia e vetme për shtetin, por më e mira sipas tij. “Pas gjithë analizave krahasuese që mund të bëjmë në këtë temë, nuk mund të shoh se ka organizatë më të mirë në botë, që ofron kushte më të mira për zhvillim për shoqërinë specifike të Maqedonisë”, ka thënë Pendarovski. Ndërsa nëse për shkak të kontestit të emrit dështon anëtarësimi në NATO, Pendarovski tha se duhet të vazhdohet me negociata pasi…
14 April 2018 / 20:54 SHBA-ja konfirmoi sot se ka goditur me sukses të gjithë objektivat siriane të planifikuara nga SHBA-ja, Franca dhe Britania e Madhe në formë kundërpërgjigjeje ndaj përdorimit të dyshuar të armëve kimike nga ana e regjimit të Damaskut kundër popullit të tij. ”Ne nuk kërkojmë të ndërhyjmë në konfliktin në Siri, por nuk mund të lejojmë shkelje të tilla të ligjeve ndërkombëtare”, deklaroi një zëdhënëse e Pentagonit, Dana White, gjatë një konference shtypi. ”Ne kemi goditur me sukses çdo shënjestër”, shtoi ajo. Sulmet perëndimore kundër regjimit sirian i kanë shkaktuar një goditje të tillë programit kimik…
14 April 2018 / 19:38 Rruga e dëmtuar e Treboshit në Komunën e Zhelinës vazhdon që prej vitesh të mbetet e pa rregulluar. Përveç dëmtimeve të asfaltit, banorët kanë problem edhe me kanalin e ujit, i cili pothuajse pas çdo reshje shiu, shndërrohet në këtë gjendje. Këtë rrugë nuk e marrin përsipër për ta rregulluar as komuna e Tetovës dhe as komuna e Zhelinës, sepse akoma kanë paqartësi se kujt i takon kjo hapësirë dhe cila komunë duhet të intervenojë. Banorët ankohen se hedhja e përgjegjësisë tek njëra tjetra mes dy komunave, është një ndër arsyet për anashkalimin e problemit.…
14 April 2018 / 16:22 Dallimet kryesore në bisedimet për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë mbeten tek përdorimi i brendshëm i emrit të ri, konfirmoi krzeministri Zaev. Ai përsëriti qëndrimin se emri i ri duhet të jetë për përdorim të jashtëm pa pasur nevojë për ndryshim të Kushtetutës. Ai shtoi se akoma nuk ka asnjë marrëveshje përfundimtare në këtë kontekst por se po shqyrtohen emrat e përbërë me përcaktues gjeografik. Nuk është zgjidhur shtrirja e përdorimit dhe nuk është zgjidhur përfundimisht emri për përdorim ndërkombëtar. Jemi shumë afër, që do të duhet të konfirmohet në pjesën e identitetit…

