Author: almakos

17 April 2018 / 10:40 Edhe pse seanca e sotme gjyqësore për rastin “Monstra” u anulua sepse në gjykatë nuk u paraqit i akuzuari Fejzi Aziri, fjalën në gjykatë e kërkoi nëna dhe babai i viktimës Aleksadër Naqevski. Ato kërkuan nga gjykata që ta zbulojnë të vërtetën. “Gjykata dhe Prokuroria t’i zbulojnë rolet e të akuzuarve, nëse ato ishin zbatuesit apo ndihmësit. Kërkojmë të dekodohen numrat të cilat në aktgjykim mbahen si sekrete shtetërore por janë funksionar të BDI-së”, u shpreh Zorica Naqevska, nëna e Aleksandrit. Ajo kërkoi që të zbulohen fajtorët që u përmendën nga dëshmitari i mbrojtur por…

Lexo më Shumë

17 April 2018 / 10:14 Ministri i Punëve të Jashtme të vendit, Nikolla Dimitrov gjatë qëndrimit në Beograd për mediat serbe tha se nuk do t’ia kthejë shefit të diplomacisë serbe deklaratën që ai bëri javën e kaluar dhe tha se është gabim që Serbia e ka njohur Maqedoninë me emrin kushtetues të saj “Mendoj se deklaratat nuk ndihmojnë. Ne jemi ministra të dy vendeve, i përfaqësojmë popujt tanë, popuj të afërt. Kemi histori të përbashkët në Jugosllavi, do të jemi së bashku, shpresoj se në të ardhmen e afërt në Bashkimin Evropian në një lloj mënyre afërsinë tonë askush…

Lexo më Shumë

16 April 2018 / 19:17 Dhjetëra qytetarë sot protestuan në komunën Gjorce Petrov të Shkupit për të kërkuar rrugë të sigurta për fëmijët. Qytetarët sot protestuan për të dytën dit me radhë pas shkeljes së një fëmije në rrugën “Boris Saraov”, rrugë kjo pranë shkollës fillore. Vogëlushi 10 vjeçar është i lënduar në kokë dhe për momentin është në qendje stabile. Banorët e kësaj komune me vite kërkojnë që në rrugë të vendoset sinjalistikë speciale rrugore pasiqë në këtë rrugë vozisin shumë shpejtë.

Lexo më Shumë

16 April 2018 / 16:05 Fillon të zbardhet tentimi për vrasjen e kreut të Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela natën e dhunshme të 27 prillit të vitit të kaluar. Abdylfeta Halimi i cili e kishte shpëtuar Selën tregoi se si protestuesit e kishin goditur Selën me shqelma në kokë deri në alivanosje. Halimi në dëshminë e tij tha se protestuesit kërkon gjak shqiptari. Kolegët më thirrën në klubin e deputetëve sepse siç e kishin kuptuar, Sela ishte i vdekur, por më pas më thanë se ishte shumë i rrahur. Vrapova duke menduar se Sela kishte vdekur. Ishte i mbuluar nga…

Lexo më Shumë

16 April 2018 / 15:58 Punonjësit e policisë pyjore, përmes një proteste përpara Ministrisë së Bujqësisë, i kërkuan ministrit Ljupço Nikolovski të përmirësojë kushtet në të cilat punojnë. Ata kërkuan që tu paguhet puna jashtë orarit të punës dhe puna në turne, si dhe urgjentisht të nënshkruajnë një marrëveshje kolektive. Nëse në javët e ardhshme nuk gjejnë zgjidhje të përbashkët për problemet me të cilat ballafaqohen, ata paralajmërojnë radikalizimin e protestës. Nëse nuk na dalin në ndihmë, ne paralajmërojmë protesta më masive, dhe nëse edhe kjo nuk funksionon, qëllimi përfundimtar është një grevë e përgjithshme – tha Nikolla Gagovski –…

Lexo më Shumë

16 April 2018 / 15:32 Autostrada e re nga Demir Kapia në Selanik, që duhet të lëshohet në përdorim nga fundi i muajit, do të ketë dy pika pagesore. Kjo do të thotë se për 28 km do të ketë dy pagesa gjegjësisht prej Shkupit deri në Gjevgjeli do të ketë pesë pika pagesore. Pagesa do të fillojë nga viti i ardhshëm. Nga momenti i ndarjes së lejes për ndërtim, afati i ndërtimit është prej 8 deri 10 muaj. Do të ketë dy pika pagesore, njëra në Gjevgjeli, njëra në Demir Kapi. Do të jenë me sistem më modern me…

Lexo më Shumë

16 April 2018 / 15:16 Maqedonia nuk mund të përballet me një fluks të ri emigrantësh nga Siria. Kjo për shkak se vendi nuk është më në listën e emigrantëve që transitojnë nëpër vendet e Ballkanit. Duke komentuar paralajmërimet e ministres së mbrojtjes Shekerinska, se sulmet ajrore në Siri mund të sjellin emigrantë të rinj, Jasmin Rexhep i shoqatës “Legis” tha se një gjë e tillë nuk mund të ndodh pasi shumica e tyre do të ndalen në Turqi. Atë që e kemi si njohuri nga terreni se numri i refugjatëve në periudhën e kaluar nga Siria në vendet përreth…

Lexo më Shumë

16 April 2018 / 14:25 Qëndrimet e fundit publike të kryeministrit maqedonas Zoran Zaev janë arsyeja për përplasje të reja mes qeverisë dhe opozitës në Greqi. Përgjegjësi për politikë të jashtme në partinë opozitare Demokracia e Re, Jorgos Kumucakos, kërkoi përgjigje – se për çfarë pikërisht negocion qeveria greke. Për këtë kanë reaguar nga shërbimi për shtyp i kreut të diplomacisë greke Nikos Kocias me përgjigjen se opozita ka qenë e njoftuar në detaje në lidhje me pozicionet greke në takimin Kocijas-Kumucakos. Me komentet e tyre dhe tituj dramatikë sot dolën edhe gazetat greke. “JO e dyfishtë nga Zaevi për…

Lexo më Shumë

16 April 2018 / 14:14 Më 18 prill (e mërkurë), kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj do të realizojë vizitën e parë të tij në Maqedoni, ndërsa i njëjti do të pritet nga kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe zyrtarë tjerë të lartë të shtetit.

Lexo më Shumë

16 April 2018 / 10:29 Shqipëria dhe Maqedonia mund të nisin negociatat për anëtarësim në BE, por abuzimet me të drejtat e njeriut lënë në pritje Turqinë, do të thotë Komisioni Europian. Kështu e nis shkrimin e tij EUObserver, i cili citon dhe pjesë ekskluzive të draftit : “Në vazhdën e progresit të arritur Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë”, do të thotë Komisioni në raportin e zgjerimit, që pritet të martën, më 17 prill. EUObserver thotë se e njëjta formulë përdoret dhe për Maqedoninë, por sipas saj rekomandimi është fillimisht për Shqipërinë. Kjo vjen 15 vjet pasi…

Lexo më Shumë