19 April 2018 / 9:45 Në gjykatën Penale për sot janë caktuar seanca dëgjimore për dy lëndë, “Spiuni” dhe “Shuplakat”, që ka të bëjë me dhunën e porositur në komunën Qendër gjatë periudhës që VMRO-DPMNE ishte në pushtet. Lënda “Spiuni” përfaqësohet nga Prokuroria Speciale Publike (PSP) dhe për të dënuarit u ndryshuan dënimet, pasi që Gjykata e Apelit pranoi ankesat e tyre. Në këtë rast janë të dënuar 18 persona për bashkëpunim armiqësor, spiunazh, shantazh, mashtrim dhe armëmbajtje pa leje.
Author: almakos
Përfaqësuesja e lartë për punë të jashtë dhe politikat e sigurisë të BE-së dhe zëvendës anëtare e Komisionit Evropian, Federika Mogerini, sot do drejtohet para deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë.
18 April 2018 / 17:14 Maqedonia ka mjaftueshëm kohë që deri në qershore të ndërmarrë hapat e nevojshëm që do t’i sillnin datë për fillimin e negociatave. Përfaqësuesja e lartë e BE-së Federika Mogerini gjatë qëndrimit në Shkup dhe pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev, shprehu pritshmëri të larta nga vendimi i Këshillit të Evropës duke shtuar se vendi u kthye në rrugën e duhur. Me tone pozitive, u drejtua edhe komisioneri për zgjerim Johanes Han gjatë dorëzimit në duart e kryeministrit Zaev, të raportit të progresit për Maqedoninë, të publikuar një ditë më parë nga KE-ja. Ai kërkoi pavarësinë…
18 April 2018 / 16:38 Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i cili zbriti sot në Shkup në kuadër të forumit rajonal për dixhitalizim, mund të ishte ndaluar në kufi dhe arrestuar për llogari të autoriteteve serbe. Sikurse shumë ish pjesëtarë të UÇK-së së Kosovës, tani politikanë, Haradinaj është pjesë e listës së personave që ndiqet nga Serbia. Autoritetet e Maqedonisë e hoqën atë nga lista e ndalimit, edhe pse, pas tij, të shtunën një tjetër skandal i mundshëm diplomatik mund të ndodhte edhe me emrin e vetë presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Alsat mëson nga burimet e tij se telegrami…
18 April 2018 / 16:15 Vendet e Ballkanit Perëndimor kërkojnë integrimin në tregun e vetëm digjital të Bashkimit Europian. Kjo u tha në drekën e mes kryeministrit Zoran Zaev, homologut të tij nga Kosova Ramush Haradinaj, zv/kryeministren shqiptare Senida Mesi, ministrat e vendeve të Ballkanit dhe komisionarin për zgjerim Johanes Han që u mbajt në kuadër të “Samitit digjital për Ballkanin perëndimor”. Në takim është biseduar edhe për iniciativën e institucionalizimit të platformës për hapësirë miqësore për biznes, që do të mbështetet nga qeveritë e vendeve të rajonit dhe BE-ja. Kryeministri, Zoran Zaev tha se transformimi digjital i rajonit do…
18 April 2018 / 16:00 Nga Klinika e Gjinekologjisë thanë se nuk ka vdekshmëri të foshnjave që lindin në kohë, por vetëm tek ato të lindura para kohe, nga java 22 deri në javën 36. Në takimin me gazetarët nga Klinika thanë se duhet hequr frika e vdekjes së foshnjave, sidomos tek nënat e reja. Sipas drejtoreshës së Gjinekologjisë Viktorija Jovanovska në tremujorin e parë të vitit kanë vdekur 35 foshnje.10 nga të cilat të lindura mes javës së 22 dhe 25 ose në muajin e pestë të shtatzënisë. Drejtoresha tha se asnjë vend në botë nuk ka sukses me…
18 April 2018 / 15:38 Komunat nuk kanë kapacitet që vet të ballafaqohen me zgjidhjen e problemit me deponitë në vendbanimet e tyre. Që qytetarët të mos sillen në situatë të njëjtë sikur verën e kaluar kur Struga mbytej në tym të zi dhe aromë të padurueshme, nevojiten masa urgjente qeveritare. Ky është epilogu nga debati i sotëm në Strugë për atë se si duhet menaxhuar deponitë derisa të ndërtohet deponia rajonale. “Kemi nevojë për lokacion që do të na jepet nga personat profesionist, në fakt këtë lokacion duhet ta caktojë qeveria me vendim, që çështja mos t’u lihet vetëqeverisjeve…
18 April 2018 / 15:20 Maqedonia mori një vlerësim të mirë nga BE-ja në pjesën e gjyqësorit. Arsyeja kryesore është strategjia për reformat dhe vullneti i qeverisë për të ndryshuar ligjet në përputhje me rekomandimet e Pribes dhe Komisionit të Venecias. Por raporti ka shumë më tepër se kaq. Megjithëse me një ton më të butë nga raportet e mëparshme, në 15 faqet për gjyqësorin dhe të drejtat themelore ka kritika të shumta dhe udhëzues se si të përmirësohet gjendja. Pikërisht këto fusha janë pjesë e reformave që qeveria u përkushtua në strategjinë për reforma. Por, siç thuhet në raport,…
18 April 2018 / 15:13 I akuzuari në rastin Monstra, Fejzi Aziri është arrestuar në Klinikën e Pulmologjisë për shkak se i njëjti nuk është kthyer në burg edhe pas përgjigjes negative në ankesën për lirim me kusht për arsye shëndetësore. Ai momentalisht po vuan dënimin për armëmbajtje pa leje. Aziri paraprakisht kishte kërkuar nga 1 shkurti deri më 1 mars lirim me kusht e cila i ishte miratuar. Më pas kishte kërkuar vazhdimin e lirimit me kusht, por që i është kthyer negative. Më 7 mars, burgu i Shtipit ka njoftuar Ministrinë e Brendshme dhe Gjykatën Penale se i…
18 April 2018 / 14:28 Ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska do të gjykohet veçmas në rastin “Tanku” që ka të bëjë me furnizimin e Mercedesit luksoz. Jankullovska nuk u paraqit në seancën e sotme të këtij rasti, ndërsa mbrojtja e saj e justifikoi mungesën me vërtetim të mjekut për shtatzëni të rrezikshme. Pas shqyrtimit të vërtetimit mjekësor nga ana PSP-së, prokurorët special kërkuan ndarrje të procedurës për Jankullovskën, gjegjësisht të gjykohet veçmas, ndërsa gjykata e ka miratuar kërkesën e tyre.
18 April 2018 / 13:08 “Bashkë me ju të ndajmë gëzimin dhe përmes jush te qytetarët e maqedonase të ndajmë gëzimin për raportin e pakushtëzuar. Këtë gëzim e ndava edhe me komisarin për zgjerim zotin Han. E falënderova për angazhimin e tij, për përkushtimin e tij në Republikën e Maqedonisë që ne të shënojmë një sukses jo edhe të pa pritshëm për ne. Dhje njëherit ndamë mendim se ky sukses nuk duhet të na vë në gjumë por përkundrazi duhet shumë më shumë angazhim nga të gjithë ne forcat politike që të kapim hapin e duhur drejt fillimit të negociatave…

