Author: almakos

20 April 2018 / 10:03 Ndërmjetësuesi i OKB-s për çështjen e emrit, Metju Nimic, do i ftoj në një takim të ri shefin e diplomacis greke, Nikos Kocias, dhe atë të Maqedonisë, Nikolla Dimitorv. Ministri i Jashtëm tha për Alsat-M se takimi do të realizohet nga fundi i muajt ndërkohë në mediat greke shkruajnë se takimi do të realizohet më 25 prill.

Lexo më Shumë

19 April 2018 / 19:05 Ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli, ka deklaruar se është i lumtur që Maqedonia ka marr Rekomandim të pastër për fillimin e bisedimeve për integrim në Bashkimin Evropian. Bejli, në Panairin për Arsim të Universiteteve të SHBA-së, tha se SHBA edhe më tej do të jetë në përkrahje të Maqedonisë në procesin e realizimit të reformave.

Lexo më Shumë

19 April 2018 / 17:44 Persona të panjohur kanë dëmtuar veturat e krye-bashkiakut të Shkupit, Petre Shilegov, dhe të bashkëshortes së tij, të parkuara para një ndërtese në rrugën “Helsinki”.Sipas policisë, mbrëmë rreth mesnatës, Sh.J (49) raportoi se persona të panjohur kanë dëmtuar veturën e saj “Audi Q-5), dhe veturën e bashkëshortit të saj, “Audi A5”.Veturave u janë thyer dritat, pjesë anësore, pjesë prapa veturës.

Lexo më Shumë

19 April 2018 / 16:08 Maqedonia t mori raport pozitiv nga Bashkimi Evropian. Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federika Mogerini u shpreh se vendi është kthyer në rrugë të drejtë, në rrugën e duhur. Me tone pozitive, u drejtua edhe komisioneri për zgjerim Johanes Han gjatë dorëzimit të raportit të progresit për Maqedoninë në duart e kryeministrit Zaev. Por, a është ky optimizëm i tepruar apo është real. Këto dhe dilema të tjera në “Rruga drejt…”, debatojnë: Bojan Mariçiq, këshilltar i kryeministrit për integrime evropiane, Arta Bilalli Zendeli, profesore universitare dhe Abdulla Azizi, profesor universitar.

Lexo më Shumë

19 April 2018 / 15:43 Takimit të paralajmëruar për më 3 dhe 4 maj në Sofje mes ministrave të jashtëm të Maqedonisë e Greqisë do t’i paraprijë një tjetër takim me ndërmjetësin e OKB-së Metju Nimic. Jozyrtarisht mësohet se në fund të këtij muaji, palët do të takohen me qëllim të intensifikimit të bisedimeve. Diplomacia maqedonase ndërkaq beson se nuk është e pamundur që dallimet rreth emrit të tejkalohen në një takim të ardhshëm derisa të gjitha opsionet e mundshme mbeten akoma të hapura. Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov theksoi se pala maqedonase është tërësisht e fokusuar në zgjidhjen e…

Lexo më Shumë

19 April 2018 / 15:24 Intensifikohen kontrollet në kufirin jugor me Greqinë për shkak të zhvillimeve të fundit në Siri dhe rrezikut të rritjes së numrit të refugjatëve, që do të kalonin përmes vendit tonë. Në Maqedoni vjen edhe policia kufitare evropiane Fronteks, e krijuar për të mbrojtur kufijtë e jashtëm të Unionit. Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski thotë se tani për tani nuk kanë asnjë njoftim për një rritje të madhe të numrit të refugjatëve. Kriza e migracionit në çdo moment mund të rritet dhe kjo nuk është vetëm për shkak të kushteve të motit, por edhe për shkak…

Lexo më Shumë

19 April 2018 / 14:49 Optimizmi i shprehur publikisht i Bilall Kasamit e Afrim Gashit për tu bërë pjesë e Qeverisë mund t’i kushtojë me dështim të bisedimeve dhe qëndrim në opozitë. Kryeministri Zaev në një prononcim për Alsat M porositë dy liderët e Besës që të kenë kujdes me deklaratat e tyre në media lidhur me bisedimet për zgjerimin e koalicionit. I pyetur për kushtet që Gashi e Kasami i vendosin Zaevit, ky i fundit thotë se asgjë nuk është e sigurt. Nuk është në rregull që të bisedohet kështu nëpërmjet mediumeve. Nëse bisedojmë në nivel të këtillë, janë…

Lexo më Shumë

19 April 2018 / 13:50 Mbeturina, trotuar i uzurpuar, qen endacak që vinë pas mbeturinave dhe rrugë komunikacion të ngarkuar, këto janë rreziqet me të cilat për çdo ditë përballen prindërit që dërgojnë fëmijët e tyre në çerdhen “Mlladost” në Tetovë. Ankesa deri tek Komuna, siç thonë, kanë bërë disa herë por kanë rezultuar të pasuksesshme. “Kjo duhet të mënjanohet, ka reagime edhe nga prindërit. Nuk i ka hije kështu, çerdhja është 20 metra pranë saj”. “Shumë herë kemi ngritur nismën edhe tek komuna edhe vende tjera por kot, gjithnjë e më keq bëhet. Në moment do e pastrojnë pastaj…

Lexo më Shumë

19 April 2018 / 12:50 Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi tha se është herët që të flitet për bilancin e bisedimeve për hyrje në Qeveri. Ai nuk precizoi se cilat janë kërkesat e partisë së tij e as ofertën eventuale të kryeministri Zoran Zaev. Ai këtë e tha bëri sot të ditur për Alsat-M përmes një telefonate pas qëndrimit në heshtje për një kohë të gjatë. PDSH-ja në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë participon me dy deputet, Menduh Thaçin dhe Merale Feratin. Është shumë herët që të flitet për bilancin e këtyre bisedimeve. Do të shohim se çfarë…

Lexo më Shumë

19 April 2018 / 12:27 Të dy krahët e Lëvizjes Besa rrezikojnë që të mbesin në opozitë, nëse bisedimet për zgjerimin e shumicës parlamentare bëhen nëpërmes mediumeve. Ky është qëndrimi i kryeministrit Zoran Zaev i pyetur nga Alsat-M në lidhje me kërkesën e Bilall Kasamit që të gjithë deputet e Besës t’i bashkohen shumicës parlamentare dhe kushtin e Afrim Gashit që Zaev të zgjedh njërin nga dy krahët e Lëvizjes Besa. Nuk është në rregull që të bisedohet kështu nëpërmjet medieve. Nëse bisedojmë në nivel të këtillë, janë shumë të mëdha shanset që të mos arrijmë marrëveshje me askënd sepse…

Lexo më Shumë

19 April 2018 / 12:08 Vizita e funksionarëve të lartë të BE-së në Maqedoni ka qenë në fokus të mediave greke. Pas takimit të mbrëmshëm në mes kryeministrit Zaev dhe përfaqësueses së lartë për Politkë të Jashtme të BE-së dhe komisionerit për zgjerim mediat greke kanë raportuar se “optimizmi është rritur nga Mogherini dhe Zaev se do mundet të gjendet”. zgjidhje e problemit të emrit. “Komisari për zgjerim e ka hapur derën e Bashkimit Evropian për IRJM” “Ka optimizëm për zgjidhjen e emrit u shprehën Mogherini dhe Zaev”, Hahn: IRJM e ka merituar rekomandimin e BE-së për fillimin e bisedimeve”, “Optimizmi…

Lexo më Shumë

19 April 2018 / 12:01 Në Shkup sot vazhdon punën në ditën e dytë Samiti Digjital i vendeve të Ballkanit Perëndimor në korniza të së cilës sot u mbajt paneli “Bisedime digjitale”. Pjesëmarrësit diskutuan nevojën e ndjekjes së trendëve më të reja në digjitalizim dhe theksuan se gjithnjë e më shumë interaksionet sociale, sjelljet, vendimet, mendimet dhe transaksionet janë të digjitalizuara dhe të rregulluara në online platformë. Një e treta e shkathtësive të nevojshme sot, nuk do të shfrytëzohen për disa vite, ardhmëria është jetesë digjitale”, tha Ana Alibegova, drejtore për zhvillim të programeve të “Forumit Rinor Internacional”. Për nevojën…

Lexo më Shumë