19 April 2018 / 12:01
Në Shkup sot vazhdon punën në ditën e dytë Samiti Digjital i vendeve të Ballkanit Perëndimor në korniza të së cilës sot u mbajt paneli “Bisedime digjitale”. Pjesëmarrësit diskutuan nevojën e ndjekjes së trendëve më të reja në digjitalizim dhe theksuan se gjithnjë e më shumë interaksionet sociale, sjelljet, vendimet, mendimet dhe transaksionet janë të digjitalizuara dhe të rregulluara në online platformë.
Një e treta e shkathtësive të nevojshme sot, nuk do të shfrytëzohen për disa vite, ardhmëria është jetesë digjitale”, tha Ana Alibegova, drejtore për zhvillim të programeve të “Forumit Rinor Internacional”.
Për nevojën e programeve arsimore efikase për internet, teknologji digjitale dhe komunikime ka folur edhe Nikolla Jovanoviq nga Serbia.
Ai është fokusuar në faktin se për momentin sistemi arsimor është i drejtuar në procedura, ndërkaq fëmijët dhe mësuesit janë të ngadalshëm dhe të moshuar. Ai përfundoi se programet arsimore duhet që të bazohen në shkathtësi të vërteta dhe reale.
Kreatori i aplikacionit “Moj Vozduh” (Ajri im), Gorjan Jovanovski ka zbuluar se çdo ditë mblidhen sasi të mëdha të të dhënave digjitale. Ai ka konstatuar se nëse këto të dhëna shfrytëzohen dhe transformohen në të dhëna të nevojshme, të njëjtat do të munden ta përmirësojnë jetën e qytetarëve.


