23 April 2018 / 15:01 Qyteti i Shkupit e shpalli të mbyllur aksionin për mbledhjen e fidanëve në kryeqytet në kuadër të masave kundër ndotjes së ajrit. Aksioni përfundimtar u realizuar në bulevardin “8 shtatori”, ku u mbollën 62 fidanë të llojeve të ndryshme. Kreu i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov theksoi se në këtë periudhë në bashkëpunim me komunat që gravitojnë në Shkup janë mbjellë 4.000 fidanë, ndërsa gjatë vjeshtës planifikohet mbjellja edhe e 8.000 fidanëve të tjerë me çka qyteti do ta mbylle vitin me gjithsej 10.000 fidanë të mbjellur. Kemi mbjellë pemë në çdo komunë me qëllim…
Author: almakos
23 April 2018 / 12:28 Një shtetas i Kosovës i Kosovës ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti komunikacioni në Shkup. Fatëkeqësia rrugore ka ndodhur në sheshin “Nikolla Karev, kur SH.H (48), duke drejtuar veturën “Mercedes” me regjistrim të Kosovës, ka humbur kontrollin dhe është përplasur për një shtyllë betoni.
23 April 2018 / 10:02 Në Gjykatën Penale sot është caktuar seancë e re gjyqësore për lëndën e PSP-s “Tanku” ku të akuzuar kryesor janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska dhe ish ministri ndihmës në MPB Gjoko Popovski. Lënda ka të bëjë me blerjen e Mercedesit luksoz prej 600 mijë eurosh. Sot në Gjykatë dëshmi duhet të japin dëshmitarë të rinj, mes të cilëve shefi i sigurimit të Nikolla Greuvskit, Dejan Mitrevski – Urko.
23 April 2018 / 9:33 Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë, por do të fryjë erë e e dobët në drejtimin verior. Temperatura minimale do të lëvizë nga 3°C e deri më 7°C, kurse ajo maksimale do të lëvizë nga 22°C e deri më 30°C.
22 April 2018 / 16:11
22 April 2018 / 16:03 Shkatërrimi i mburojave në Autostradën Tetovë – Gostivar – Shkup nuk ka të ndalur. Me këtë vihet në rrezik edhe jeta e pjesëmarrësve në komunikacion, pasi mungesë të mburojave kafshët shpesh përfundojnë në autostradë. Rastet më të shpeshta janë vjedhjet e telave dhe shitja e tyre, por nuk janë të pakta edhe rastet kur bujqit për të arritur më lehtë deri tek arat e tyre, dëmtojnë telat mbrojtjes të autostradës. “Dhe pikërisht shkaku i mungesës së këtyre mburojave në autostradë, ndodh shpesh që kafshët të dalin në rrugë dhe të aksidentojnë makinat. Rasti i fundit ishte…
22 April 2018 / 15:26 Përfaqësimi në Doganat e Maqedonisë vazhdon të mbetet kundër-kushtetues. Raporti vjetor i Avokatit të Popullit shpalos të dhëna diskriminuese. Në vitin 2017, përfaqësimi i shqiptarëve në Dogana në total arrin në 15 për qind, ndërsa në vende udhëheqëse 11.4 për qind. Zëvendësdrejtori i Doganave të Maqedonisë, Irfan Buçi potencon nevojën e avancimit të shqiptarëve. 15 për qind nuk plotëson kushtin 25 për qind ashtu siç jemi të paraparë. Por vlen të theksohet se ka një vullnet të mirë, si me drejtorin e doganave por edhe me Qeverinë jemi në komunikim të përhershëm. Këto ditë pres…
22 April 2018 / 14:58 Deklarata e kryeministrit Zoran Zaev se nuk do të jetë fundi i botës nëse nuk arrihet marrëveshje për emrin, për analistët është sinjal se ky i fundit po përgatit qytetarët për mos anëtarësimin e vendit në NATO në samitin e radhës. Sipas ish ambasadorit, Risto Nikovski, kryeministri pranoi se optimizmi i deritanishëm ishte joreal dhe se tani procesi ka ngecur në pikat më problematike. Absolutisht ai paralajmëron, faktikisht pranon se negociatat kanë ngecur dhe se është e pamundur zgjidhja. Mendoj se kjo është esenca e deklaratës së tij. Edhe më parë kishte konstatime të ngjashme,…
22 April 2018 / 14:36 Një muaj e gjysmë nga miratimi i tretë i ligjit për përdorimin e gjuhëve, presidenti Ivanov nuk ka ndërmend të firmosë të njëjtin. Ai mbron qëndrimin se ligji është antikushtetues. Nga ana tjetër juristi Naser Zyberi thotë se në këtë rast vet presidenti Ivanov po shkel kushtetutën. Ziberi thotë ekzistojnë disa mënyra për shpalljen e ligjit në Gazetën Zyrtare. Por këtë mendim duhet ta jep Komisioni Juridiko-ligjvënës në Parlamentin e Maqedonisë sepse vetëm ai është kompetent që në këtë rast të bëj interpretimin e dispozitave ligjore. Në të kundërtën do të duhet që të pritet…
22 April 2018 / 14:29 Për shkak të volumit të procedurës parahetimore të sistemit AKMIS në gjykata, dy prokurorë të prokurorisë punojnë në këtë rast. lënda ende është në fazën parahetimore dhe grumbullohen të dhëna të bazuara në raportin e komisionit të Ministrisë së drejtësisë, i cili i konstatoi keqpërdorimet gjatë shpërndarjes së lëndëve në gjykata. Prokuroria nuk jep hollësi, megjithatë sipas informatave tona prokurorët e hetojnë praktikën në Gjykatën penale ku lëndët janë dhënë në dorë ndërsa periudha e keqpërdorimeve tregon kush ka qenë kryetarë i gjykatës. Prokuroria Themelore Publike “Rasti për të cilin jeni të interesuar ende është…
22 April 2018 / 12:17 Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, shprehu besimin se vendi nuk ka qenë kurrë më afër arritjes së një zgjidhjeje për emrin me Greqinë megjithatë dështimi eventual “nuk do të thotë fundi i botës”. Këto deklarata Zaev i bëri për gjencinë France Press Kryeministri Zaev shtoi se Maqedonia do të vazhdojë “programin evropian në një mënyrë apo në një tjetër”. Zaev tha se shumë nga mosmarrëveshjet në lidhje me emrin e Maqedonisë është zgjidhur, por nuk dëshiron të zbulojë detajet e negociatave, sepse “ajo mund të rrezikojë procesin.”
22 April 2018 / 9:36 Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të vogla. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 6 deri 10 gradë ndërsa ajo e ditës prej 19 deri 25 gradë Celsius.

