Author: almakos

24 April 2018 / 16:29 Sasho Mijallkov dhe Menduh Thaçi u takuan në gjykatë. Sot filloi gjykimi për rastin Titanik 2 për parregullsi në zgjedhje. Në bankën e të akuzuarve u ulën edhe ish anëtarët e KSHZ-së të VMRO-DPMNE-së, Sasho Sërcev, Aneta Stefanovska dhe Vllatko Sajkovski, si dhe Bedredin Ibraimi nga PDSH. PSP-ja në gjykatë dorëzoi një tekst të konsoliduar të akuzës pasi Apeli vendosi që për krimin zgjedhor të mos përgjigjen edhe 5 gjykatësit e Gjykatës Administrative. Por gjykimi u shty për më 10 maj, që deri atëherë të pandehurit të njihen me akuzën. Mijallkov dhe Thaçi sot nuk…

Lexo më Shumë

24 April 2018 / 15:53 Komisionari për zgjerim Johanes Han u shpreh sot optimist se kontesti mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin mund të zgjidhet në 15 ditët e ardhshme. Këto komente Han i bërë në fjalimin e tij para Komitetit për politikë të jashtme të Parlamentit Europian. Ai tha gjithashtu se vendi ka tejkaluar krizën e thellë politike dhe ka shënuar përparim në zbatimin e reformave dhe ruajtjen e marrëdhënieve ndërfinjësore. Unë jam optimist se në dy javët e ardhshme do të kemi zgjidhje. Të paktën zgjidhja e cila do të hapte rrugën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim…

Lexo më Shumë

24 April 2018 / 15:43 Incident dhe përplasje verbale në Komunën e Strugës, mes Ramiz Merkos dhe përfaqësuesve të Aleancës për Shqiptarët, për shkak të dëbimit të ASH-së nga zyra e cila ndodhej në ndërtesën e Komunës, për të cilën në partinë e Selës pohojnë se është e tyre. Punëtorët që i ka dërguar komuna e kanë thyer hyrjen, ku ka edhe dëme. Nga Aleanca pohojnë se kjo është një përpjekje nga qeveria lokale e kryesuar nga Ramiz Merko nga radhët e BDI-së që t’ua marrin zyrën dhe t’i nxjerrin në rrugë. Ndodhi ajo që e shihni. Një strukturë në…

Lexo më Shumë

24 April 2018 / 15:02 Komisioni për çështje Evropiane, shqyrtoi raportin e progresit për Maqedoninë. Kryeministri Zoran Zaev, theksoi se pas rekomandimit të pakushtëzuar, vijojnë hapa konkret për vendin duke paralajmëruar formimin e planit të ri reformues. Deri në sjelljen e vendimeve për fillimin e bisedimeve në Këshillin Evropian në qershor, do të punojmë intensivisht edhe në përgatitjen e strukturës negociuese e cila në emër të Qeverisë do të zhvillojë bisedime me BE-në për anëtarësim. Në Qeveri veçse janë duke u vendosur bazat e planit reformues “18” i cili kryesisht përfshin kërkesat e KE-së në zbatimit e ligjeve reformuese –…

Lexo më Shumë

24 April 2018 / 14:26 Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së do të propozojë ulje, gjegjësisht shfuqizim të akcizës shtesë të dizelit prej 3.5 denarë, të cilën që nga 1 janari këtë vit e miratoi qeveria. Deputeti i kësaj partie Vllatko Gjorçev, sot në konferencë për shtyp tha se bëhet fjalë për rëndim të madh edhe për qytetarët edhe për ekonominë e vendit.

Lexo më Shumë

24 April 2018 / 11:32 Në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve nga vendet e Bashkimit Evropian, që mbahet më 23 dhe 24 prill në Talin, Estoni, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, realizoi takim bilateral me kryetarin e Këshillit Nacional Austriak, Volfgang Sobotka dhe të njëjtin e ka vlerësuar si sinjal i fuqishëm për përkrahje të Maqedonisë në procesin eurointegrues. “Kënaqësi për takimin, sidomos për atë që realizohet drejtpërdrejtë para ndërmarrjes së kryesimit të Austrisë me Këshillin e BE-së, që është sinjal i fuqishëm për përkrahjen të proceseve eurointegruese të Republikës së Maqedonisë”,…

Lexo më Shumë

24 April 2018 / 10:01 Në Gjykatën Penale sot është caktuar seancë për lëndën e PSP-s “Tiatanik 2” e cila ka të bëjë me parregullsitë në zgjedhjet lokale në vitin 2013. Në këtë lëndë akuzohet kreu i PDSH-s, Menduh Thaçi, ish drejtori i DSK-s Sasho Mijallkov dhe ish anëtarët të KSHZ-s, Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vlatko Stojkovski dhe Sasho Srcev.

Lexo më Shumë

24 April 2018 / 9:42 Moti sot në Maqedoni do jetë me diell, por do të ketë kushte për shfaqje të vranësirave të pakta. Pasdite pritet që në disa rajone pritet të krijohen kushte për të reshura shiu dhe vetëtima të rralla.

Lexo më Shumë

23 April 2018 / 15:54 Dejan Mitrevski- Urko nuk është paraqitur në gjykatë që të dëshmojë me kërkesë të ish shefit të tij, Nikola Gruevski. Urko si shef i sigurimit të Gruevskit, ishte vënë në listën e dëshmitarëve që e prezantuan të akuzuarit për blerjen e Mercedesit luksoz prej mbi 600 mijë euro. Pasi Gjykata konfirmoi se ish truproja e Gruevskit nuk është në gjykatë, kërkoi nga avokatët që t’i telefonojnë që të vijë në seancë, por pas pauzës, mbrojtja sqaroi se Urko nuk i përgjigjur telefonatës së tyre. Ndryshe, derisa Nikola Gruevski ishte kryeministër, nga posti i truprojës kryesor…

Lexo më Shumë

23 April 2018 / 15:48 Një prej pesë qytetarëve të Maqedonisë janë të uritur, por përkundër kësaj, në vend brenda vitit hidhen mbi 5 mijë tonë ushqime. Vetëm me ushqimin që përfundon në deponinë Drislla, mund të ushqehen prej 15.000 deri 16.000 familje. Nëse merret parasysh se një familje mesatarisht numëron tre anëtarë kjo do të thotë se me këtë ushqim mund t’u ndihmohet 45.000 deri 50.000 njerëzve. Katërmbëdhjetë organizata joqeveritare nga Shkupi tashmë disa muaj për çdo ditë e grumbullojnë ushqimin prej donatorëve të ndryshëm si restorante, furra dhe kapacitete tjera të ndryshme hoteliere dhe prodhuese dhe ua dërgojnë…

Lexo më Shumë

23 April 2018 / 15:27 Komisioni Parlamentar për Mbrojtje dhe Siguri i dha dritë jeshile në lexim të parë Propozim-Ligjit për të huajt. Ligji është pjesë e planit 3-6-9 dhe i njëjti paraprakisht ishte dërguar për shqyrtim në Komisionin Evropian, vërejtjet të cilit ishin marrë parasysh. Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spaskovski, si një ndër përpiluesit dhe propozuesit e këtij ligji, thotë se Ligji për të huaj ka rëndësi të veçantë në proceset integruese të Maqedonisë dhe në menaxhimin e ndonjë krize të mundshme me emigrantët nga Lindja. Ne mendojmë se me përgatitjen e këtij ligji, përveç asaj se…

Lexo më Shumë

23 April 2018 / 15:13 Derisa numër i lartë i mjekëve dhe infermierëve të diplomuar nuk po gjejnë punë dhe detyrohen të dalin jashtë vendit për të ushtruar profesionin, Spitalet e vendit përballen me mungesë të theksuar të kuadrit mjekësor. Spitali për sëmundje të mushkërive tek fëmijët Kozle shpreh nevojën për punësimin e pediatërve, infermierëve, laborantëve, teknikëve medicinal. Nga ky spital thonë se prej dy muajsh kanë bërë kërkesë deri në ministrinë e Shëndetësisë për punësimin e kuadrit të nevojshëm dhe se çështja ka ngecur tek dikasteri i Financave i cili mban peng vendimin për punësimin e të njëjtëve. Për…

Lexo më Shumë