26 April 2018 / 19:03 Pa epilog konkret ka përfunduar takimi i specializantëve privat të cilët janë jashtë listës për pagesë, me përfaqësues të ministrisë së Shëndetësisë. Rreth 100 specializantët kërkojnë zgjidhjen e statusit të tyre. Kërkojnë takim urgjent me ministrin Filipçe, Argumentin e vetëm të cilin e morëm nga ministria e Shëndetësisë mbi atë se përse grupi jonë i specializantëve është përjashtuar nga pagesa ishte se mjetet për pagat e specializantëve veçmë janë siguruar. Pyetja jonë është, përse janë siguruar mjete buxhetore pa mos u ditur paraprakisht numri i saktë i specializantëve aktiv privat – thotë Marko Kostovski, mjek specializant.…
Author: almakos
26 April 2018 / 16:21 Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg iu kundërpërgjigj Rusisë se nuk është ajo që vendos për anëtarësimin ose jo të Maqedonisë në Aleancë. Të drejtë ekskluzive për një gjë të tillë sipas Stoltenberg ka vetëm Maqedonia dhe 29 anëtarët e Aleancës. Alsat M
26 April 2018 / 16:12 Dhjetëra qytetarë protestuan para Gjykatës Penale duke kërkuar zbardhjen e plotë të vrasjes së pesëfishtë tek liqeni i Smillkovës, i njohur si rasti “Monstra”. Protestuesit i kërkuan kryeministrit Zaev të publikojë të gjitha bisedat që kanë të bëjnë me këtë rast. Çfarë mund të them, të gjenden fajtorët. Le të dal Kryeministri, Presidenti, të dalin të gjithë këtu. Të tregojnë këtu se kush për çfarë është, kaq kërkojmë ne. Atë që e shoh dhe që s’vërhet në këtë temë nga deklarata se ato përgjime kanë të bëjnë me disa subvencione, kjo është jo logjike, komike…
26 April 2018 / 16:02 Kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangelovski dhe katër gjykatës tjetër kanë marr njoftimin nga Këshilli gjyqësor lidhur me propozimin për shkarkimin e tyre. Procedura ndaj tyre ka nisur pasi Këshilli Penal në gjykatën më të lartë vendosi ta lirojë nga paraburgimi biznesmenin Sead Koçan, edhe pse ai gjendej në arrati. Kryetari i Shoqatës së Gjykatësve, Xhemali Saiti, i cili po ashtu është gjykatës suprem, dhe disa nga pesë gjykatësit që vendosnin nëse Koçan do të përfundojë në Shutkë ose jo, tashmë janë duke përgatitur kundër argumentet për parashtresën me të cilën kërkohet shkarkimi i tij.…
26 April 2018 / 15:47 Ambasadorët mblodhën mbeturinat që qytetarë të pandërgjegjshëm i hedhin gjithandej ndërsa autoritetet lokale i lënë të grumbullohen. Ambasadorët të cilët iu bashkëngjitën aksionit ekologjik për pastrimin e bregut të lumit Vardar, kritikuan Komunat se bëjnë shumë pak për ruajtjen e ambientit. Autoritetet vendore duhet të sigurojnë më shumë kontejnerë nëpër rrugë, dhe të krijojnë mundësi për selektimin e hedhurinave, për grumbullimin e tyre, qytetarët duhet së bashku me sektorin e biznesit ta zvogëlojnë sasinë e hedhurinave dhe të mos hedhin mbeturina gjithkund. Ne kemi shumë punë për të bërë, më mirë t’ja fillojmë punës – tha Vauter Plomp,…
26 April 2018 / 14:53 27 prilli i vitit të kaluar përfundoi fatmirësisht pa viktima, por me shumë pasoja negative. Ziadin Sela, lideri i Aleancës për Shqiptarët ishte i sulmuar rëndë, ishte rrahur nga protestuesit të cilët mllefin e tyre politik e zbrazën në institucionin më të lartë ligjdhënës- Kuvendin e Maqedonisë. Përveç Selës u sulmuan edhe shumë deputetë të tjerë por edhe kryeministri Zaev. 27 prilli do të mbetet datë negative e historisë parlamentare të Maqedonisë, ndërsa i rikthehemi me qëllim që kjo datë të mbetet pjesë e memories politike në vend, me qëllim që të mos ndodh sërish…
26 April 2018 / 14:11 Koordinatori nacional për NATO, Stevo Pendarovski duke theksuar se kohën e fundit vendi ka realizuar shumë reforma demokratike pa ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar, tha se integrimi në NATO dhe BE do të ishte produkt i brendshëm dhe jo dhuratë. Shefi i Zyrës së NATOs në Shkup, Gozard Bartol ndërkaq tha se Maqedonia do të bëhet anëtarja e 30-të e NATOs sapo ta zgjidh çështjen e emrit me Greqinë. Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor pos dimensionit moral është nevojë praktike e komunave dhe kontinentit në tërësi, në aspekt të rrumbullakimit të projektit për stabilizim të…
26 April 2018 / 12:46 Donald Trump ka shumë mundësi ta rrëzojë marrëveshjen me Iranin. Presidenti francez, Emmanuel Macron e pranoi se mund të ketë dështuar në përpjekjet e tij për ta bindur shefin e Shtëpisë së Bardhë të mos e hedhë në erë paktin e arritur me aq mundim. “Bindja ime është se, ai ka për t’u tërhequr nga marrëveshja për arsye të brendshme”, tha Macron për mediet amerikane, duke shtuar se kjo është ndjesia që ka krijuar personalisht gjatë vizitës në SHBA, e se nuk ka ndonjë informacion konkret. Trump ka kohë deri më 12 maj për të…
26 April 2018 / 12:01
26 April 2018 / 10:08 Prefekti i Athinës Jorgos Kaminis sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë në Shkup dhe me kryetarin e Shkupit Petre Shilegov do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi mes dy qyteteve.
26 April 2018 / 9:58 Sot në Gjykatën Penale seanca gjyqësore janë caktuar për dy lëndë të PSP-së, “Tarifa” dhe “Titanik”. Në bankën e të akuzuarve do të ulen ish-menaxheri i përgjithshëm i AD “ELEM” Dejan Boskovski dhe dy persona të tjerë të akuzuar në rastin “Tarifa” për blerje të paligjshëm të një sistemi softuerik për nevojat e kompanisë shtetërore “Elektranat e Maqedonisë” me vlerë katër milionë euro. Sipas aktakuzës së PSP-së, të pandehurit, për mos kryerjen e detyrave të tyre zyrtare, mundësuan personin juridik – konzorciumi, i cili më vonë mori tenderin, të kualifikohej në fazën e dytë të…
26 April 2018 / 9:26 Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Ivo Vajgl, në një intervistë me MIA vlerëson se ka mundësi reale që liderët e BE-së në verë të japin dritën e gjelbër dhe një datë për negociatat për Maqedoninë, duke përkujtuar se PE prej më herët është angazhuar që negociatat dhe zgjidhja e emrit të shkojnë në paketë nëse kontesti i emrit me Greqinë nuk zgjidhet deri atëherë.

