28 April 2018 / 20:38 Ministrja e Jashtme bullgare, Ekaterina Zaharieva deklaroi se Bullgaria mbështeste politikën e dyerve të hapura të NATO-s dhe besonte se kishte ardhur koha për vënien në zbatim të Planveprimit për Anëtarësim të Maqedonisë, Bosnjes dhe Gjeorgjisë. ”Kjo është e rëndësishme për sigurinë dhe stabilitetin”, theksoi Zaharieva.
Author: almakos
28 April 2018 / 15:57 Vështirë se struganët deri në fillim të verës do të shohin ndonjë zgjidhje për problemin me deponinë ilegale të qytetit. Të dy kompanitë që u përzgjodhën në tenderin publik të njoftuar nga komuna, e që përfundoi më 24 prill, tani kanë një afat prej 40 ditësh, një për të ndërtuar një stacion ringarkimi ku do të selektohen mbeturinat dhe tjetri për ta filluar transportimin në deponinë e Drisllës në Shkup. Përveç kësaj, brenda një jave thonë nga komuna do të jetë gjithashtu e njohur kompania që do të furnizojë kontejnerët me të cilët do të…
28 April 2018 / 15:45 MPB-ja arrestoi dy dilerë nga Aerodromi të cilët në një uikend shtëpizë në fshatin Moranë të Shkupit, kanë pasur laboratori për prodhimin e marihuanës. Policia kundër tyre ka parashtruar kallëzime penale në Prokurorinë Publike për lëshim të paautorizuar në qarkullim të drogave narkotike për narkomanë në rajonin e kryeqytetit. Gjatë bastisjes në një shtëpi në lagjen Aerodrom të Shkupit dhe në hapësirat e bodrumit, si dhe në uikend-shtëpizën në fshatin Moranë, janë gjetur 6,4 kilogram marihuanë dhe 203 saksia me bimë kanabis – Toni Angellovski – zëdhënës i MPB-së. Paraprakisht, bastisjet në shtëpitë e të pandehurve…
28 April 2018 / 15:12 Raporti “Deputeti im” për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2017 shpalos të dhënat mbi deputetët e heshtur në Kuvendin e Maqedonisë. Nga të dyja blloqet politike, shifrat dëshmojnë se ka deputetë të cilët neglizhojnë punën e të qenit të zgjedhurit e popullit. I pari ndër deputetët që më së paku duket në Kuvend është kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi. Gjashtë muajt e kaluar, Thaçi është paraqitur vetëm njëherë në Kuvend, ka 77 mungesa, asnjë fjalim në seancë plenare dhe trupa punues, asnjë pyetje deputetësh dhe nuk ka votuar asnjë ligj. Menduh Thaç, Deputet i PDSH-së…
28 April 2018 / 15:02 Institucione të shumta shtetërore nuk janë të kapshme për gazetarët kur ata kërkojnë informacione të karakterit publik apo qëndrime mbi çështje që janë me interes të gjëra. Pavarësisht se çdo institucion posedon ekip për marrëdhënie me publikun, gazetarët me javë të tëra presin nga institucionet të marrin përgjigje për çështje të caktuara. Nga Instituti i Mediave të Maqedonisë thonë se pavarësisht se ndër premtimet kryesore të Qeverisë Zaev ishte transparenca e institucioneve, ajo nuk po gjen zbatimin e duhur. Asnjëfarë arsyetimi nuk mban që ndonjë ministri të mos jetë e organizuar të gjejë mënyrë që…
28 April 2018 / 14:33 Opozita shqiptare mund të mbetet vetëm me dy deputetë në opozitë. Të gjitha partitë parlamentare opozitare shqiptare përveç Aleancës për Shqiptarët, kanë shprehur ambicie për të qenë pjesë e shumicës. Për analistin Albert Musliu, kjo dukuri vjen si pasojë e frikës së humbjes së elektoratit, nga qëndrimi në opozitë. Ai nuk e sheh si pozitive përzierjen e shumë partive në koalicion pasi që sipas tij do të lindin përçarje të reja në ekzekutiv. Ata e panë se mos-prezenca brenda Qeverisë kishte efekt negativ, duke filluar nga Besa ku erdhi deri te ndarja e partisë në…
28 April 2018 / 13:17 Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk dhe kryeministri bullgar, Bojko Borisov zhvilluan një takim kokë më kokë në kuadër të Procesit të Brdo-Brionit që u zhvillua dje në Shkup. Tusk falenderoi Borisov për përgatitjet e samitit BE-BP që do të zhvillohet më 17 maj në Sofje. “Nuk e prisja që presidenti i Këshillit Europian do të zhvillonte një tur në Ballkan për të krijuar një ide më të qartë. Unë e di që kjo është e lodhshme, por në këtë mënyrë ju mund të krijoni një panoramë më të plotë. Ne mund t’i përcjellim Këshillit…
28 April 2018 / 10:15 Pas takimit të liderëve të vendeve anëtare të Procesit Brdo-Brioni, i cili këtë vit u zhvillua në Shkup, mikpritësi i kësaj iniciative, presidenti i vendit, Gjorge Ivanov, i bëri thirrje Bashkimit Evropian që “të mundësojë që paralelisht të zhvillohen bisedimet për anëtarësim dhe tejkalim të ndryshimeve bilaterale midis Maqedonisë dhe Greqisë”. Ai theksoi se samiti i ardhshëm i BE-së, që do të zhvillohet më 17 maj në Sofje, është rezultat i kërkesave të vendeve të rajoni, por edhe angazhim i BE-së dhe gatishmëri e kryeministrit bullgar me vendosjen e vendeve të rajonit në krye të…
27 April 2018 / 19:36 Para pak çastesh ka përfunduar këtu në Shkup samiti i vendeve të rajonit i njohur si ”Procesi Bërdo-Brijoni” në të cilin morën pjesë shtatë presidentë dhe një kryeministër nga vendet e Ballkanit Perëndimor: Presidentja kroate Kolinda Grabar – Kitaroviq; Borut Pahor i Sllovenisë; Aleksandar Vuçiq i Serbisë; Ilir Meta i Shqipërisë; Filip Vujanoviq i Malit të Zi; Hashim Thaçi i Kosovës si dhe kryesuesi i presidencës së Bosnjës Bakir Izetbegoviq. Në takim mori pjesë edhe presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk. Liderët e ranë dakord që të mbështesin procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor si…
27 April 2018 / 17:24 Në një vjetorin e natës së përgjakshme në Kuvend, kryeministri Zaev nga vendi i ngjarjes tha se kryerësit dhe porositësit e dhunës së 27 prillit asnjëherë nuk do të amnistohen. I rrethuar nga bashkëpartiakët e tij dhe kryeparlamentari Xhaferi, kryeministri Zaev theksoi se më 27 prill u dëshmua qëllimi i pushtetit kaluar për vëllavrasje. Dënim patjetër të ketë ashtu siç ekziston edhe shpërblimi. Në këtë aspekt as mos të mendoj dikush për amnisti dhe nëse mendon për të mirë është të tërhiqet. Për të mos eskaluar dhuna kanë ndihmuar një pjesë e madhe e qytetarëve…
27 April 2018 / 16:33 Presidenti, Gjorge Ivanov mirëpret takimin e liderëve të shteteve pjesëmarrëse në të ashtuquajturin “Procesi Bërdo-Brioni”. Në këtë takim po marrin pjesë shtatë presidentë dhe një kryeministër nga vendet e Ballkanit Perëndimor: Presidentja kroate Kolinda Grabar – Kitaroviq; Borut Pahor i Sllovenisë; Aleksandar Vuçiq i Serbisë; Ilir Meta i Shqipërisë; Filip Vujanoviq i Malit të Zi; Hashim Thaçi i Kosovës si dhe kryesuesi i presidencës së Bosnjes Bakir Izetbegoviq. Mysafir i këtij takimi është edhe kryeministri bullgar, Bojko Borisov dhe presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk. Ky takim vjetor ka për qëllim integrimin evropian të rajonit,…
27 April 2018 / 15:55 Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk pas takimit me kryeministrin Zaev premtoi ndihmë të pakushtëzuar për vendin gjatë realizimit të reformave dhe zgjidhjes së çështjes së emrit. I keni të gjitha situatat e nevojshme për të patur sukses: konsensus të klasës politike për anëtarësim në BE dhe NATO si dhe përcaktim të popullit tuaj. Me Bullgarinë treguat se kur ekziston vullnet për tejkalimin e problemeve të së kaluarës, ekziston mënyrë që të shkohet drejt së ardhmes. Me të vërtetë shpresoj që të njëjtën ta arrini edhe me Greqinë. E keni mbështetjen time të pakusht. Unë…

