27 April 2018 / 16:33
Presidenti, Gjorge Ivanov mirëpret takimin e liderëve të shteteve pjesëmarrëse në të ashtuquajturin “Procesi Bërdo-Brioni”. Në këtë takim po marrin pjesë shtatë presidentë dhe një kryeministër nga vendet e Ballkanit Perëndimor: Presidentja kroate Kolinda Grabar – Kitaroviq; Borut Pahor i Sllovenisë; Aleksandar Vuçiq i Serbisë; Ilir Meta i Shqipërisë; Filip Vujanoviq i Malit të Zi; Hashim Thaçi i Kosovës si dhe kryesuesi i presidencës së Bosnjes Bakir Izetbegoviq. Mysafir i këtij takimi është edhe kryeministri bullgar, Bojko Borisov dhe presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk. Ky takim vjetor ka për qëllim integrimin evropian të rajonit, përmes forcimit të bashkëpunimit fqinjësor, rajonal dhe mbylljes së çështjeve të hapura. Për shkak të takimit, është caktuar shkalla e parë e sigurisë në tokë dhe në qiell.


