Author: almakos

30 April 2018 / 12:47 Kryeministri Zoran Zaev së fundi në disa raste ka qenë cak i kërcënimeve me jetë përmes rrjeteve sociale. Kërcënimet kanë qenë përmes video- porosive, porosive të shkruara dhe fotografive të djegura. Kërcënimi i fundit, sipas portali Maktel, vjen nga një profil që mban emrin e organizatës nacionaliste “Tvrdokorni”, të cilët sërish e kanë paralajmëruar Zaevin. “Dëgjuam lajme se Z.Z do të ndryshojë kushtetutën. E po Z.Z ndryshoje kushtetutën, dhe ligjet, por do të ndryshojmë edhe ty me nënshkrimin tënd. Durimit po i vjen fundi”, është porosia e shkruar.

Lexo më Shumë

30 April 2018 / 12:02 Gjatë kryerjes së një kontrolli rutinë qarkullimi, policia e Gostivarit ka gjetur në një veturë të tipit “Golf” me targa të Shkupit, një armë të tipit  “Zastava M-57” kalibër 7,62 dhe një karikator me nëntë fishekë. Personi që posedonte armën është ndaluar dhe shoqëruar në polici. Në rrugën “Ilindeska” në Gostivar nëpunësit policorë kanë ndalur një automjet motorik për udhëtim “Golf” me targa të Shkupit i drejtuar nga A.L (32) nga Shkupi, gjatë kontrollit të të cilit nën karrigen e bashkudhëtarit kanë zbuluar një çantë të kuqe në të cilën ka pasur një armë zjarri…

Lexo më Shumë

30 April 2018 / 10:55 Derisa Maqedonia pritet të angazhojë edhe njësinë speciale për kërkimin e dy policëve, të cilët me veturën zyrtare kanë rënë në lumin Lepenc, qytetarët e Kosovës nëpërmjet rrjeteve sociale, kanë bërë ftesë që të bashkohen në kërkimin e policëve të zhdukur pas aksidentit. Malsor Shemsedin Dashi dhe Armend Mifail Trena janë zhdukur që nga mbrëmja e së shtunës në rrugën Hani i Elezit-Kaçanik.

Lexo më Shumë

30 April 2018 / 10:22 Qëndrimet dhe mbështetja për Maqedoninë nga kryetari i Këshillit Evropian, por edhe përdorimi i gjuhës maqedonase nga ana e Donald Tusk, janë  pyetjet e eurodeputetes së opozitës greke Nova Demokratia (Demokracia e RE) që ia drejtoi kryetarit të Komisionit Evropian, pas takimit të Donald Tusk me Zoran Zaevin në Shkup. Maria Spiraki, e cila është edhe zëdhënëse e partisë opozitare në letrën e saj me pytjet e parashtruara për kryetarin  Donald Tusk i ka marrë parasysh edhe deklaratat e ministrit të Jashtëm të Maqedonisë se “një nga shtyllat në negociatat për emrin është pranimi nga ana…

Lexo më Shumë

30 April 2018 / 10:17 Kontaktet e shpeshtuara të shefave të Diplomacive të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias, në periudhën e fundit, vazhdojnë këtë javë në Selanik. Të dy diplomatët, të enjten dhe të premten, do të marrin pjesë  në forumin katërpalësh në të cilin do të jenë edhe kolegët e tyre nga Bullgaria dhe Shqipëria. Takimi i fundit Dimitrov – Koxias ishte javën e kaluar në Vjenë në raundin e ri të negociatave për çështjen e emrit, por pas mbledhjes ministrat nuk dhanë kurrfarë komenti. Deklaratë dha vetëm ndërmjetësuesi Methju Nimic, ai tha se të dyja…

Lexo më Shumë

29 April 2018 / 17:45 Në Emiratet e Bashkuara Arabe së fundi është hapur hoteli më i lartë në botë. Hoteli gjigant ngjyrë ari është 356 metra i lartë, ka 71 kate dhe plot 528 dhoma luksoze. Gevora hotel zyrtarisht është pranuar edhe në Librin e rekordeve Botërore si hoteli më i lartë në Botë. Kulla fillimisht ishte planifikuar të jetë një pallat rezidencial por më pas u vendos të ndërtohet në hotel që do të bënte bujë në të gjithë botën. Për ndërtimin e hotelit u deshën 4 vite punë. Kemi 528 dhoma dhe suita të shpërndara në 71…

Lexo më Shumë

29 April 2018 / 15:11 Edhe pse premtohet pothuajse çdo vit, assesi të fillojë me punë ambulanca në fshatin kufitar të Jazhincës. Rreth 1500 banorët e këtij fshati, edhe më tej shërbimet shëndetësore vazhdojnë t`i marrin dhjetëra kilometra larg fshatit të tyre, në Tetovë ose në ndonjë fshat në komunën e Jegunocit. Ata janë shprehur të irrituar nga premtimet, si të Ministrisë po ashtu edhe të partive politike të cilat ambulancën e “hapin” vetëm gjatë fushatës parazgjedhore. Tani kushtet janë me gjitha aparaturat më moderne, tani vetëm të sillen mjetet për punë dhe mjeku të fillojë punën, por, se ku…

Lexo më Shumë

29 April 2018 / 14:52 Institucione të shumta shtetërore nuk janë të kapshme për gazetarët kur ata kërkojnë informacione të karakterit publik apo qëndrime mbi çështje që janë me interes të gjerë. Pavarësisht se çdo institucion posedon ekip për marrëdhënie me publikun, gazetarët me javë të tëra presin nga institucionet të marrin përgjigje për çështje të caktuara. Nga Insttuti i Mediave të Maqedonisë thonë se pavarësisht se ndër premtimet kryesore të Qeverisë Zaev ishte transparenca e institucioneve, ajo nuk po gjen zbatimin e duhur. Asnjëfarë arsyetimi nuk mban që ndonjë ministri të mos jetë e organizuar të gjejë mënyrë që…

Lexo më Shumë

29 April 2018 / 14:41 Euforia e mbrëmjes së maturës duket se është nga fundi, pasi nga java e dytë e muajit maj të gjitha shkollat e mesme në vend do të festojnë përmbylljen e ciklit të shkollimit të mesëm. Dyqanet e qyteteve janë mbushur përplot me veshmbathje të bukura me qëllim të tërheqjes të sa më shumë maturantëve ndërsa sallonet e zbukurimit tashmë kanë mbushur listën e rezervimeve për këtë natë. Nuk ka nevojë të bëhen ndryshime radikale, thjeshtësia të jetë standard ose natyralja. Gjeneratat më të reja nuk kanë nevojë për shumë ndryshime, është mirë të bëhen nijansime…

Lexo më Shumë

29 April 2018 / 14:32 Personat me aftësi të kufizuara ose plotësisht të verbër për herë të parë do të kenë të drejtën e asistencës personale për 80 orë në muaj, respektivisht 20 orë në javë. Kërkesat për këtë të drejtë duhet t’i dërgojnë në qendrat për punë sociale të vendbanimit të tyre duke filluar nga 1 prilli e deri më 31 dhjetor të vitit 2018. Programi për asistencë personale që realizohet për herë të parë në Maqedoni ka për qëllim që personave në fjalë tu ofrohet mbështetje dhe ndihmë në shtëpi, në vendin e punës, në procesin e arsimimit…

Lexo më Shumë