Author: almakos

1 May 2018 / 11:02 Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë sot do të zhvilloj seancë Këshilli Ekonomik Social (KES), si trup ti palësh, e formuar nga Qeveria dhe partneriteti social për dialog social dhe bërja e kushteve për ekonomi dhe stabilitet social.

Lexo më Shumë

30 April 2018 / 18:37 Gjykata e Apelit konfirmoi se ish-drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov del nga paraburgimi. Prokuroria për krim të organizuar dorëzoi ankesë për vendimin e Penales që Çavkov të mbrohet në liri me garanci prej qindra mijëra euro, pronë e patundshme. Çavkov për një kohë të shkurtër u lëshua nga burgu i Shutkës pasi që Supremja ia shfuqizoi paraburgimin. Ai u kthye sërish brenda, pasi që policia nuk e gjeti në adresën e theksuar. Çavkov është njëri prej 30 të akuzuarit për terrorizëm dhe rrezikim të rendit kushtetues për ngjarjet e 27 Prillit.

Lexo më Shumë

30 April 2018 / 18:28 Në kuadër të masave për uljen e ndotjes së ajrit, Qyteti i Shkupit paralajmëroi do të trajnojë oxhakpastrues. Në këtë trajnim do të përfshihen 25 persona të papunësuar të cilët do të fillojnë nga 1 qershori. Kreu i Qyteti të Shkupit Petre Shilegov tha se pos certifikatës, oxhakpastruesit do të ndihmohen për hapjen e biznesit. Nga Shtatori Qyteti i Shkupit do të fillojë edhe me subvencionimin e oxhaqeve për amvisëri, për shkak janë ndarë 10 milion denarë. Për shkak se në Shkup mungojnë oxhakpastruesit dhe në pamundësi që të gjithë oxhaqet të pastrohen, Qyteti i…

Lexo më Shumë

30 April 2018 / 17:39 Kreu i VMRO-DPMNE-së. Hristjan Mickoski, ka akuzuar se kamionët e vëllait të kryeministrit Zoran Zaev vozisin për REK Bitola. Sipas tij ekzistojnë dyshime për krim. Mickovski theksoi se krim ka edhe në strukturat më të larta të qeverisë dhe kërkon nga Prokuroria që të heton këtë ngjarje. Mickovski kërkoi nga Prokuroria të heton për sa para, për cilën punë, nëpër çfarë procedura dhe në emër të cilës punë janë kryer vozitjet në kamponin e vëllait të kryeministrit Zoran Zaev, Vice Zaev.

Lexo më Shumë

30 April 2018 / 17:06 Nga viti i ardhshëm shkollor, 80 nxënës të shkollës së mesme elektroteknike “Mihajllo Pupin” do të mësojnë në bazë të programit mësimor të profilizuar në bazë të nevojave të gjashtë kompanive në Maqedoni. Gjithashtu, 57 nxënës të kësaj shkolle do të kenë të garantuar punësimin në këto kompani menjëherë pas përfundimit të shkollimit të mesëm. Këtë e paralajmëruan sot ministrja e arsimit Renata Deskovska dhe drejtori i shkollës në fjalë Eftim Pejkovski gjatë firmosjes së memorandumit për bashkëpunim me gjashtë kompanitë e vendit. Një projekt i ngjashëm ka nisur të realizohet edhe me EVN Maqedoni…

Lexo më Shumë

30 April 2018 / 15:55 Qeveria kërkon pronar të ri për arat e papërpunuara të Subrata Rojit në fshatin Saramzalino të Velesit. Në shpalljen ofrohen gjithsej 907 hektarë sipërfaqe e përpunueshme në dhjetë parcela. Të gjithë që do të duan të lajmërohen nuk do të kenë obligim të kenë propozim plan investues siç ishte rasti me biznesmenin nga India, Subrata Roj. Për dallim nga blloqet paraprake që jepeshin në shpallje dhe për to kërkoheshin shuma konkrete dhe afat të investimeve, për këto sipërfaqe, gjegjësisht për dhjetë blloqet do të vlejnë vetëm kushtet në përputhje me Ligjin për tokë bujqësore –…

Lexo më Shumë

30 April 2018 / 15:42 Video materiali për rastin “Mitmarrja” nuk u publikua haptas. Pa gazetarë, në gjykatë incizimin e ndoqën vetëm kryeministri Zoran Zaev, avokatët e tij dhe prokuroria për krimi të organizuar e cila e ndjek kryeministrin për kërkim të mitës kur ai ishte kryetar i Strumicës. Gjykata e Apelit e pranoi ankesën e prokurorisë që incizimin nga kabineti i kryetarit të komunës së Strumicës të mos e shohë opinioni. Mbrojtja hoqi dorë nga tre dëshmitarë. Kryeministri pret të lirohet nga akuza se ka kërkuar mitë, ndërsa tha se e kanë kurdisur në mënyrë që të mos i…

Lexo më Shumë

30 April 2018 / 15:29 Festat e 1 Majit nuk i kanë plotësuar pritjet e hotelierëve dhe punonjësve turistik në Strugë. Ata kanë shpresuar në mbushjen e kapaciteteve të tyre, kështu që kërkojnë komuna të gjej mënyrë t’u dalë në ndihmë. Rezervimet për festat e 1 Majit për këtë vit në Strugë kanë shënuar rënie të ulët. Mendoj se arsye për këtë është se nuk ishte fundjavë e vazhduar – tha Jasmina Petkovska- menaxhere hoteli. Nga ana tjetër, hotelierët presin që sezoni i sivjetmë të jetë më i mirë ndërsa pjesa më e madhe e turistëve në Strugë me të…

Lexo më Shumë

30 April 2018 / 15:17 Federata e fermerëve kërkon nga shteti urgjentisht të thirr Këshillin për bujqësi dhe zhvillim rural. Kërkojnë zgjidhje për çmimet e ulëta blerëse të një pjese të madhe të produkteve bujqësore. Këtë vit problemi më i madh shihet tek çmimi i ulët i lakrës pranverore, qumështit dhe drithit ndërsa sipas tyre çmim shumë të ulët mund të kenë edhe specat. Bujqit kërkojnë që para fillimit të rendimentit të ri, shteti të ndihmojë që të sigurohet plasmani i sigurt dhe çmime më të larta. Të hapet një dialog konstruktiv që të mund të ndërtohen strategji dhe plane…

Lexo më Shumë

30 April 2018 / 14:30 Forcat Speciale të Shpëtim të Policisë maqedonase po vazhdojnë kërkimet për dy policët kosovarë, të cilët kanë rënë në lumin Lepenc, teksa po udhëtonin me veturë zyrtare dy ditë më parë. Kërkimet po zhvillohen përgjatë zonës kufitare Maqedoni-Kosovë, në afërsi të Bllacës. Zëvëndësministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Agim Nuhiu, që ka dalë në vendin e ngjarjes tha se kërkimet po bëhen në koordinim me autoritetet policore të Kosovës, përgjatë lumit Lepenc, ku dyshohet se rrjedha e ujit mund t’i ketë bartur trupat e policëve, në afërsi të pikës kufitare në Bllacë. “Sot është…

Lexo më Shumë

30 April 2018 / 13:52 Gazeta greke “To Vima” shkruan se atmosfera e bisedimeve për zgjidhjen e çështjes së emrit, në 20 ditët e fundit, nuk përmban buzëqeshje dhe optimizëm, siç ndodhi në takimet Tsipras-Zaev në Davos. Në analizën e publikuar, “Koha rrjedh, zgjidhja largohet”, thuhet se hapësira për marrëveshje është duke u ngushtuar, pasi që nuk është tejkaluar dallimi për përdorim egra omnes të emrit dhe për ndryshim të Kushtetutës.

Lexo më Shumë

30 April 2018 / 13:06 Ka përfunduar seanca e radhës për lëndën “Mit-marrja””, ku i akuzuar është Kryeministri Zoran Zaev, për gjoja kërkim të mitos nga afaristi Ivan Nikolov Saçevaliev, për blerjen e një parcele ndërtimore në pronë të komunës së Strumicës. Gjykata vendosi që publikimi i videos së plotë të mos bëhet në prani të opinionit, për shkak se shkelet ligji për dokumente të klasifikuara. Pas përfundimit të seancës, Zaev tha se bëhet fjalë për rast të montuar, që të pengohet publikimi i përgjimeve. Sipas tij, video materiali i plotë dëshmon se janë prerë disa pjesë nga materiali, për…

Lexo më Shumë