30 April 2018 / 15:55
Qeveria kërkon pronar të ri për arat e papërpunuara të Subrata Rojit në fshatin Saramzalino të Velesit. Në shpalljen ofrohen gjithsej 907 hektarë sipërfaqe e përpunueshme në dhjetë parcela. Të gjithë që do të duan të lajmërohen nuk do të kenë obligim të kenë propozim plan investues siç ishte rasti me biznesmenin nga India, Subrata Roj.
Për dallim nga blloqet paraprake që jepeshin në shpallje dhe për to kërkoheshin shuma konkrete dhe afat të investimeve, për këto sipërfaqe, gjegjësisht për dhjetë blloqet do të vlejnë vetëm kushtet në përputhje me Ligjin për tokë bujqësore – tha Lupço Nikollovski, ministër i Bujqësisë.
Ministria e Bujqësisë para tre vitesh e ndau kombinatin bujqësor “Xhumajlija” në katër tërësi gjeografik pasi që trualli shtetëror më shumë se dy vite qëndronte pa përdorur meqë dështoi plani në të që të investojë biznesmeni kontrovers i Indias, Subrata Roj. Sipas dokumentacionit të tenderimit, Roji duhej të investojë mbi 200 milionë euro, të punësojë 200 persona, të ndërtojë fermë me 20 mijë lopë dhe të ndërtojë fabrikë. Por, ai këtë nuk e ka përmbushur asnjëherë, ndaj shteti ia mori truallin dhe me vite të tëra kërkon pronar të ri.
Verica Pavllovska


