2 May 2018 / 13:34 Bashkë me themelet e shumë shtëpive të reja të ngritura në fshatin Sllupçan të komunës së Likovës thuhet se janë betonuar edhe përjetimet e tragjedisë së konfliktit të vitit 2001. Kujtimet për këtë ditë janë të paharruara, posaçërisht për familjet që humbën të afërmit e tyre dhe ata që ishin pjesë e luftës e të cilët sot, siç rrëfejnë ata, nuk përfillen nga institucionet kompetente. 17 vjet pas konfliktit të vitit 2001 pikërisht ata që sakrifikuan çdo gjë nga jeta e tyre janë akoma pa status të zgjidhur madje shumë prej tyre edhe gjendje të…
Author: almakos
2 May 2018 / 12:33 Kreu i diplomacisë greke Nikos Kacias dhe homologu i tij maqedonas Nikola Dimitrov, do të takohen sërish nesër në Selanik. Të dy ministrat do të marrin pjesë në takimin me kolegët e tyre nga Shqipëria dhe Bullgaria, Ditmir Bushati dhe Ekaterina Zaharieva. Nuk është sqaruar ende nëse do të ketë edhe ndonjë takim bilateral midis krerëve të diplomatëve të Maqedonisë dhe Greqisë, për të vazhduar takimet maratonë për çështjen e emrit të ardhshëm të Maqedonisë. Dimitrov dhe Kocias takimin e fundit për këtë temë e mbajtën më 25 prill në Vjenë, ku mori pjesë edhe…
2 May 2018 / 11:49 Në 360 shkolla fillore në Maqedoni prej sot fillojnë regjistrimet e nxënësve në klasë të parë. pritet në vitin e ardhshëm mësimor në bankat shkollore të ulen rreth 20.000 filloristë. Regjistrimet e filloristëve bëhen për vitin shkollor 2018/2019, për fëmijë të lindur në vitin 2012. Fëmijët të cilët deri më 31.01.2019 do të mbushin gjashtë vjet mund të regjistrohen në klasë të parë me kërkesë paraprake nga prindi/kujdestari dhe mendim nga pedagogu shkollor. Regjistrimi zgjatë deri më 31 maj të vitit 2018. Vitin e kaluar për vitin mësimor 2017/18 janë regjistruar 20.437 filloristë, ndërsa në…
2 May 2018 / 11:23 Nikos Kotcias në intervistë pët “Istories” në televizionin grek “Sky”, u shpreh s eGreqia në të gjitha këto muaj negociatash ka vepruar në mënyrë të drejtë për kërkesën e zgjidhjes së emrit me opsionin ‘erga omnes’ dhe për herë të parë pas kaq muajsh negociatash Greqia dhe Maqedonia janë kaq afër një marrëveshje historike. Por, nëse nuk arrihet kjo marrëveshje, nuk do të jemi ne fajtor dhe këtë e dinë të gjithë, theksoi ai. Kotcias vlerësoi se bisedimet po shkojnë mirë, por duhet edhe të pyetet pala tjetër se “a e pranon“erga omnes” dhe sqaroi…
2 May 2018 / 10:35 Të paktën 15 persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur, pas një sulmi me granata në një kishë, në Afrikën Qëndrore. Objekti i kultit që mban emrin Kisha ‘Notre Dame’, u sulmua nga disa persona, të cilët hodhën granata drejt njerëzve që ishin brenda. Mësohet se në kishë ndodheshin shumë besimtarë, që po festonin ditën e një shenjtori, ndërsa ‘Notre Dame’ është bërë objekt sulmi edhe në vitin 2014. Objekti i kultit ndodhet në kryeqytetin Bangui, shumë pranë zonës PK5, që njihet edhe si enklava myslimane dhe që shpesh herë bëhet qendër e…
2 May 2018 / 10:17 Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot dot mbaj seancën e 45-të. Në rendin e ditës janë paraparë projektligjet për të huajt, për energjetik, ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për barna dhe pajisje mjekësore, Ligji për punësim të personave me aftësi të kufizuar, të gjitha në lexim të parë. Në leximin e dytë në rend të ditës janë propozim ligji për arsim të lartë, ndryshimi dhe plotësimi i ligjit për siguri dhe komunikacion të rrugëve, të ligjit për mbikëqyrje inspektuese, të ligjit për klasifikim të informatave. Me procedurë të shkurtuar në rend të ditës janë ndryshimi…
2 May 2018 / 9:55 Sot në Gjykatën Penale është caktuar seancë e radhës ppër lëndën “Titanik”, lënda e parë e Prokurorisë Publike Speciale. Në këtë rast akuzohen ish kryeministrit Nikolla Gruevski, ish funksionarët Martin Protugjer, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stano Kournovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marijan Nakeski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska. Ata dyshohen për bashkëpunim kriminel me njëri tjetrin, shkeljen e së drejtës së zgjedhjes, shkeljen e lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë…
2 May 2018 / 9:45 Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta në orët e pasdites. Gjithashtu, pasdite në zonat malore mund të ketë reshje lokale shiu, veçanërisht në lindje të vendit. Pritet të fryjë erë me intensitet mesatar në drejtim të juglindjes. Temperaturat do të jenë mbi mesataren e sezonit, kështu gjatë ditës parashikohet që temperaturat të shkojnë nga 22 në 30 gradë celsius. Indeksi i UV do të jetë 7.
1 May 2018 / 16:33 Me muzikë, tupanë dhe skarë u shënua festa e 1 Majit në vend. Shumica e qytetarëve edhe pse e dinin kuptimin e festës, kishin shfrytëzuar këtë ditë jo punë për t’u argëtuar me familjen dhe shoqërinë në Saraj. Ata thonë se duhet të protestohet por piknikët e 1 majit janë shndërruar tashmë në traditë. “Siç po shihet më shumë po festojnë sesa po protestojnë. Zakonisht duhet me protestu se është festë e 1 majit, e punëtorit, duhet të protestohet por nuk po protestojnë.” “Duhet të protestohet por ne jemi plakur më, tani të rinjtë duhet…
1 May 2018 / 16:31 VMRO- DPMNE-ja opozitare akuzoi Qeverinë se borxhi publik i shtetit ka tejkaluar pesë miliardë euro, ndërsa borxhi i shtetit ka tejkaluar katër miliardë. Nga kjo parti thonë se ekonomia është në një gjendje kolapsi ndërsa shteti është në prag të falimentimit. Nga VMRO-DPMNE thonë se veprimet e Kryeministrit Zoran Zaev dhe ministrave të tij Dragan Tevdovski dhe Koço Angjushev vetëm në tre muajt e parë të këtij viti kanë arritur ta fusin shtetin dhe qytetarët në borxh prej 300 milionë euro.
1 May 2018 / 16:12 Me para nga buxheti, Qeveria do të rrisë pagën në veprimtaritë e punës intensive. Këtë sot e dakorduan Qeveria dhe Këshilli Socio- Ekonomik. Me këtë masë pritet të mbulohen rreth 15 mijë kompani dhe rreth 50 mijë punëtor që punojnë në industrinë e tekstilit, lëkurës dhe këpucëve. Kushti për marrjen e parave është që kompania të mos përdorë forma të tjera të ndihmës shtetërore. Sipas ministrit të financave Dragan Tevdovski, mbështetjen do të mund të marrin kompanitë që nuk kanë përfitime të mëdha. Mbështetja është për kompanitë intensive të punës, d.m.th. kompanitë në të cilat…
1 May 2018 / 14:58 Kryeministri Zoran Zaev ka intensifikuar bisedimet për zgjerimin e shumicës parlamentare. Zaev konfirmoi se një ditë më parë ka zhvilluar takime me dy fraksionet e Besës dhe me PDSH-në, por duke mos dhënë detaje nëse me ndonjërin subjekt ka përafruar qëndrimet. Zaev nuk pret që të gjitha subjektet negociuese të bëhen pjesë e shumicës. Mbrëmë u takova me tre parti politike, respektivisht me Lëvizjen Besa, partinë e cila udhëhiqet nga Afrim Gashi e cila është në procedurë gjyqësore dhe me Menduh Thaçin. Vazhdojnë bisedimet. Sot do të ketë komunikim plotësues. Unë dua që këto ditë…

