2 May 2018 / 12:33
Kreu i diplomacisë greke Nikos Kacias dhe homologu i tij maqedonas Nikola Dimitrov, do të takohen sërish nesër në Selanik. Të dy ministrat do të marrin pjesë në takimin me kolegët e tyre nga Shqipëria dhe Bullgaria, Ditmir Bushati dhe Ekaterina Zaharieva.
Nuk është sqaruar ende nëse do të ketë edhe ndonjë takim bilateral midis krerëve të diplomatëve të Maqedonisë dhe Greqisë, për të vazhduar takimet maratonë për çështjen e emrit të ardhshëm të Maqedonisë. Dimitrov dhe Kocias takimin e fundit për këtë temë e mbajtën më 25 prill në Vjenë, ku mori pjesë edhe ndërmjetësi i OKB-së Metju Nimic, por që përfundoi pa ndonjë epilog konkret.


