1 May 2018 / 16:31
VMRO- DPMNE-ja opozitare akuzoi Qeverinë se borxhi publik i shtetit ka tejkaluar pesë miliardë euro, ndërsa borxhi i shtetit ka tejkaluar katër miliardë. Nga kjo parti thonë se ekonomia është në një gjendje kolapsi ndërsa shteti është në prag të falimentimit. Nga VMRO-DPMNE thonë se veprimet e Kryeministrit Zoran Zaev dhe ministrave të tij Dragan Tevdovski dhe Koço Angjushev vetëm në tre muajt e parë të këtij viti kanë arritur ta fusin shtetin dhe qytetarët në borxh prej 300 milionë euro.


