2 May 2018 / 9:55
Sot në Gjykatën Penale është caktuar seancë e radhës ppër lëndën “Titanik”, lënda e parë e Prokurorisë Publike Speciale.
Në këtë rast akuzohen ish kryeministrit Nikolla Gruevski, ish funksionarët Martin Protugjer, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stano Kournovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marijan Nakeski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.
Ata dyshohen për bashkëpunim kriminel me njëri tjetrin, shkeljen e së drejtës së zgjedhjes, shkeljen e lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrimin e materialit zgjedhor dhe për keqpërdorim të mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore në vitin 2012.
Seanca e fundit u shty sepse ende nuk kishte zgjidhje për kërkesën e avokatëve mbrojtës për shkarkimin e këshillit gjyqësor, kryetarin e Gjykatës Penale dhe dy gjykatësve të Apelit. Avokatët kërkuan shkarkim për shkak dyshimit se gjykatësit janë pjesë e bisedave të përgjuara ilegalisht.


