1 May 2018 / 16:12
Me para nga buxheti, Qeveria do të rrisë pagën në veprimtaritë e punës intensive. Këtë sot e dakorduan Qeveria dhe Këshilli Socio- Ekonomik. Me këtë masë pritet të mbulohen rreth 15 mijë kompani dhe rreth 50 mijë punëtor që punojnë në industrinë e tekstilit, lëkurës dhe këpucëve. Kushti për marrjen e parave është që kompania të mos përdorë forma të tjera të ndihmës shtetërore. Sipas ministrit të financave Dragan Tevdovski, mbështetjen do të mund të marrin kompanitë që nuk kanë përfitime të mëdha.
Mbështetja është për kompanitë intensive të punës, d.m.th. kompanitë në të cilat kostot e punonjësve përbëjnë më shumë se 50 për qind të kostove totale dhe vetëm për kompanitë që nuk bëjnë fitime të larta, ose që kanë fitim si përqindje të shpenzimeve totale më pak se 10 për qind – deklaroi Dragan Tevdovski, Ministër i Financave.
Kryeministri Zoran Zaev tha se kjo masë duhet të zvogëlojë plotësisht presionin mbi pronarët rreth pagesës së pagës minimale në veprimtaritë intensive të punës. Sipas Zaevit, me këtë masë nuk do të munden punëdhënësit të bëjnë mashtrime dhe të kërkojnë kthimin e një pjese të pagës në dorë. Nga Organizata e Punëdhënësve thonë se me këtë masë do të ndihmohen ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Shpresoj se këto masa do të ndihmojnë. Më së shumti kanë nevojë kategoritë e rrezikuara, si dhe për ndërmarrjet që shpejt shfaqen, por shpejt zhduken – tha Angjel Dimitrov, Organizata e Punëdhënësve.
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska thotë se kompanitë do të duhet t’i paraqesin aplikimet deri te ata, sepse mbështetjen do ta jep Ministria e Punës dhe Punës Sociale. Pastaj, DAP-i do të kontrollojë se shuma iu është dhënë punëtorëve, pas së cilës do të vijojë kthimi i parave në ndërmarrje.
Brenda një muaji, do të miratohet Programi i Qeverisë, pas së cilës kompanitë do të jenë në gjendje të aplikojnë dhe të marrin mbështetje siç kanë marrë për pagën minimale .Sistemi do të jetë i njëjtë që të mos ketë komplikime. Masa do të zgjasë deri në vitin 2018, dhe do të subvencionohet rritja e pagave deri në fund të vitit 2018, por ne gjithashtu parashikojmë mbështetje edhe në vitin 2019 – u shpreh Mila Carovska, Ministre e Punës dhe politikës sociale.
Kryeministri dhe ministrat e tij thonë se presin që me këto masa të hapet spiralja e rritjes së pagave në sektorët e tjerë.

