Author: almakos

3 May 2018 / 16:12 Mësimdhënësit e ciklit të ulët të arsimit fillor kanë përshëndetur reduktimin e lëndëve dhe prezantimin e programeve të reja mësimore për nxënësit e klasave të dyta dhe të treta, nga dikasteri i Arsimit. Mirëpo ata shprehen të paqartë se në cilat shkolla do të realizohen këto plane dhe programe mësimore. A do të jemi ne të përfshirë në atë pilot ose jo, aty është problemi se nëse vetëm disa shkolla merren parasysh si pilot e ne të vazhdojmë përsëri me Kembrixh e me lëndët që i kemi pasur, pak do të jetë problem se ato…

Lexo më Shumë

3 May 2018 / 15:57 Në prag të takimit tet-a-tet mes kryediplomatëve, Nikolla Dimitrov e Nikos Kocias në Selanik për emrin që pritet të mbahet të premten, ekspertë nga të dy vendet dhanë pikëpamjet e tyre mbi kontestin. Sipas tyre arritja e një marrëveshjeje eventuale politike për emrin nuk do t’i japë fund problemit shumëvjeçar greko-maqedonas, për shkak se ai nuk është vetëm politiko-diplomatik. Ekspertë vlerësojnë se kontesti është para së gjithash çështje sociale, andaj apelojnë të punohet në çrrënjosjen e paragjykimeve nga të dy shoqëritë. Janis Armakolas nga Fondacioni grek për Politikë Evropiane “Eliamep” theksoi se për grekët termi…

Lexo më Shumë

3 May 2018 / 14:46 Grupet e punës mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së po punojnë në harmonizimin e Ligjit për procedurë penale dhe Ligjit mbi Prokurorinë Publike. Deputetët opozitarë nuk japin detaje, por burime nga grupet e punës shpjegojnë se dallimet janë akoma të theksuara. Sipas deputetëve të VMRO-DPMNE-së, negociatat kanë ngecur rreth harmonizimit të Ligjit për procedurën penale me Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Dallim ka edhe në Ligjin mbi Prokurorinë Publike. Edhe nga LSDM nuk japin informacion, megjithatë, kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi shprehet se ligjet në fjalë janë harmonizuar dhe se së shpejti do të vendosen në rend…

Lexo më Shumë

3 May 2018 / 14:32 Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi nuk ka precizuar se cili është plani rezervë i tij për fuqizimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve. I pyetur nëse dhe kur do ta dërgojë ligjin për publikim në Gazetën Zyrtare, Xhaferi tha se për këtë nuk është i kufizuar nga koha. Tashmë disa javë, ligji për gjuhët edhe pse mori votat e shumicës në Kuvend, nuk mori dekretin e presidentit dhe nuk është shpallur në Gazetën Zyrtare. Këtu ishim për çështje tjetër. Mendoj se nuk është, së pari korrekte që të ndërrojmë temën. Mendoj se jam deklaruar qartë…

Lexo më Shumë

3 May 2018 / 13:46 Qeveria Zaev erdhi si qeveri reformatore, me shumë premtime për shumë fusha të jetës, me premtime ekonomike, për rritje rrogash, investime të huaja e mbi të gjitha ka premtuar Maqedoni evropiane. I gjithë angazhimi i qeverisë është fokusuar tek çështja e emrit me Greqinë dhe raportet fqinjësore, që hapin rrugën integrimit në BE dhe NATO. Por sa rezultatet e saj janë në hap me premtimet, sa ka realizim të premtimeve apo ka zhgënjim në mesin e qytetarëve? Këto dhe dilema të tjera i trajtojmë me të ftuarit tanë:Milaim Fetai, politolog; Branko Geroski, gazetar dhe kryeredaktor…

Lexo më Shumë

3 May 2018 / 12:55 Arritja e një marrëveshjeje eventuale politike për emrin nuk do t’i jep fund problemit greko-maqedonas, për shkak se problemi nuk është vetëm politiko-diplomatik. Ekspertë nga dy shtetet vlerësojnë se kontesti është para së gjithash çështje sociale, shumë emocionale, çështje identiteti. Andaj ata u propozojnë dy shteteve që të punojnë në çrrënjosjen e paragjykimeve nga dy shoqëritë. Janis Armakolas nga Fondacioni grek për Politikë Evropiane “Eliamep” theksoi se për grekët termi “Maqedoni” është pjesë e pandashme e identitetit të tyre. Sipas Armakolasit, emri nuk është tema kryesore në Greqi megjithatë sa më shumë që aktualizohet si…

Lexo më Shumë

3 May 2018 / 11:41 Liria e raportimit është liri i shoqërisë, deklaroi sekretariati për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, me rastin e shënimit të Ditës botërore të raportimit. “Sot është dita Botërore e raportimit, që paraqet një ndër segmentet themelore por edhe më të rëndësishme, ku fillon ndërtimi i një shoqërie demokratike bashkëkohore”, theksoi Osmani ne fjalën e tij para fillimit të brifingut joformal me përfaqësues të mediave. Osmani shtoi se sfera e medias nuk paraqet sistem të izoluar, por liri të medias ndërtohet përmes ndërtimit të institucioneve të qëndrueshme, sundimit të ligjit, Qeverisë dhe institucioneve shtetërore transparente, konkurrencës, respektimit të…

Lexo më Shumë

3 May 2018 / 10:28 Në Gjykatën Penale sot do të vazhdoj procesi gjyqësor për lëndët “300” dhe “Dhuna në Qendër”. Në seancat paraprake gjyqësore për rastin “Dhuna në Qendër” fajin e ka pranuar i akuzuari i katërt Tomislav Llazarov dhe i akuzuari i 5 Jordan Ristevski, të cilëve gjykata iu shqiptoi dënimi me kusht. Në lëndën 300 i akuzuar është Gjoko Poposki, ish ndihmës ministër në MPB. Poposki akuzohet për shkelje gjatë furnizimit të 300 makinave për nevojat e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Lexo më Shumë

3 May 2018 / 9:58 Në qytetin e Selanikut do të mbahet sot takimi katërpalësh Greqi, Shqipëri, Maqedoni dhe Bullgari. Përfaqësues të lartë të këtyre shteteve do të diskutojnë për mënyrat e forcimit të bashkëpunimit në drejtim të integrimit në Bashkimin Evropian (BE). Ministrat për Punë të Jashtme do t’u qasen temave të integrimit, sfidave të rajonit, situatave në Lindje të mesme dhe Mesdheut lindor, të ardhmes së Evropës, dhe lëvizjet e refugjatëve dhe migrantëve në drejtim të Ballkanit.Megjithëse është përfolur, nuk ka një njoftim zyrtar nëse do të ketë takim tet-a-tet ndërmjet diplomatëve Nikos Kocias dhe Nikolla Dimitrov, për…

Lexo më Shumë

2 May 2018 / 19:44 Ndërkohë kryeministri Zoran Zaev i pyetur rreth zgjidhjes së çështjes së emrit, u shpreh: se sa jemi afër, po aq jemi dhe larg”. Megjithatë sipas tij më e rëndësishme është që të gjendet një zgjidhje e cila me automatizëm nënkupton edhe anëtarësim në NATO dhe marrjen e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Alsat M [embedded content]

Lexo më Shumë

2 May 2018 / 15:59 Në prag të takimit të nesërm me homologun maqedonas, Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kocias theksoi se pala greke me të drejtë kërkon që emri i ri të bëhet njëherë edhe emri kushtetues i vendit. Andaj nëse nuk arrihet marrëveshje, sipas Kociasit, gjithë universi e di se Greqia nuk do të jetë fajtore. Që të jetë erga omnes i vërtetë duhet të implementohet edhe brenda vendit. A mund të lidhet marrëveshje ndërkombëtare që do ta përmbajë gjithë këtë? Mund dhe ekzistojnë juristë që besojnë në këtë. Por, praktika tregon se nëse ndryshon kjo Qeveri, e…

Lexo më Shumë