3 May 2018 / 13:46
Qeveria Zaev erdhi si qeveri reformatore, me shumë premtime për shumë fusha të jetës, me premtime ekonomike, për rritje rrogash, investime të huaja e mbi të gjitha ka premtuar Maqedoni evropiane. I gjithë angazhimi i qeverisë është fokusuar tek çështja e emrit me Greqinë dhe raportet fqinjësore, që hapin rrugën integrimit në BE dhe NATO. Por sa rezultatet e saj janë në hap me premtimet, sa ka realizim të premtimeve apo ka zhgënjim në mesin e qytetarëve? Këto dhe dilema të tjera i trajtojmë me të ftuarit tanë:Milaim Fetai, politolog; Branko Geroski, gazetar dhe kryeredaktor i të përditshmes Slloboden Peçat dhe Xhevdet Hajredini, ekonomist.


