Author: almakos

6 May 2018 / 14:19 Autoritetet lokale të Debërcës nuk besojnë në paralajmërimet e autoriteteve qendrore se deponia rajonale në komunën e tyre do të ndërtohet sipas standardeve më të larta botërore ekologjike. Kryetari i Debërcës Zoran Nogaçeski shprehet se deponitë e këtilla janë vendosur në qendrat urbane e jo 50 kilometra largësi në ambiente të pastra. Nëse i referohemi shumës e cila përmendet për vlerën e projektit gjegjësisht 40 milionë euro, kjo tregon se nuk do të jetë deponi e këtillë. Sipas përvojave botërore dhe nga ajo që e kam vërejtur gjatë analizimit të deponive, një deponi sipas të…

Lexo më Shumë

6 May 2018 / 12:28 Presidenti, Gjorge Ivanov, do të takohet me homologun e tij bullgar në Dojran, i cili qëndron për një vizitë pune në Maqedoni. “Republika e Maqedonisë dhe Republika e Bullgarisë kanë dialog të vazhdueshëm politik dhe marrëdhënie të shkëlqyeshme bilaterale që i karakterizon miqësia tradicionale, ishte konstatimi i përbashkët i të dy presidentëve, gjatë vizitës zyrtare të presidentit Radev në Republikën e Maqedonisë në shkurt të këtij viti”. Shefi i shtetit të Maqedonisë Gjorge Ivanov me ftesë të presidentit bullgar Radev në qershor do të qëndrojë për vizitë zyrtare kthyese në Republikën e Bullgarisë, thonë nga…

Lexo më Shumë

6 May 2018 / 11:19 Një njësi e batalionit të katërt të mekanizuar të këmbësorisë së Brigadës së Parë të Armatës së Republikës së Maqedonisë sot në Sofje do të marrë pjesë në paradën me rastin e ditës së forcave të armatosura bullgare. Në paradën në Sofje do të marrë pjesë një delegacion të lartë ushtarak i Ushtrisë i udhëhequr nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral-lejtnant Metodi Veliçkovski. Pjesëmarrja e njësive të Armatës në këtë paradë bazohet në ftesën e pranuar nga presidenti i Republikës së Bullgarisë Rumen Radev, gjatë vizitës së tij zyrtare në Maqedoni, në shkurt.

Lexo më Shumë

5 May 2018 / 17:32 Hotelierët ankohen për problemet serioze në sferën e tyre përkundër pritjeve që në vitin 2020 numri i turistëve që do ta vizitojnë Maqedoninë të jetë më shumë se 1 milion. Për këtë u informua ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi gjatë vizitës së tij në Strugë. Kërkohet miratimi i menjëhershëm i Planeve të detajuara urbanistike për gjithë bregun e Liqenit në Strugë dhe Ohër, në mënyrë që të mundësohet ndërtimi i hoteleve dhe objekteve hotelerike. Për momentin vetëm 10% e bregut të liqenit është e urbanizuar. Shpresoj se Qeveria do ketë parasysh se duhet të përgatiten…

Lexo më Shumë

5 May 2018 / 16:44 Të gjitha partitë politike, pa përjashtime, kundërshtojnë propozim ligjin për lojërat e fatit. Edhe pse propozim-ligj i ri gjendet në Regjistrin Elektronik të Rregullave të Maqedonisë i hapur për debat, thuajse të gjitha partitë kanë paralajmëruar ndryshime ose ri-përpilim të një ligj të ri për këtë çështje. Problemi kryesor mësohet të jetë distanca e kazinove dhe bastoreve nga objektet shkollore. Propozim-ligj i ri parasheh që kazinot dhe bastoret të mos jenë më afër se 100 metra nga objektet shkollore, ndërsa partitë politike dhe qytetarët kërkojnë që objektet që kanë karakter të lojërave të fatit, të…

Lexo më Shumë

5 May 2018 / 16:32 Gjykata e Themelore e Kumanovës akoma nuk ka shkruar vendimin gjyqësorë për rastin e Almirit. Mbrojtja është në pritje të vendimit i cili ligjërisht duhet të përgatitet brenda afatit 60 ditorë. Pas pranimit të vendimit në formë të shkruar, mbrojta e familjes Aliu do të ankimojë vendimin në apel. Avokati Asmir Alispahiç pret që ndaj vendimit gjyqësorë të ankohet edhe Prokuroria Publike e Kumanovës. Presim që në kohë sa më të shpejtë ligjore, ta marrim edhe vendimin gjyqësorë në formë të shkuar që më pas ta ankimojmë vendimin në Gjykatën e Apelit në Shkup. Presim…

Lexo më Shumë

5 May 2018 / 16:15 Drejtoria e Institutit të Shëndetit Publik hedh poshtë konstatimet e Revizorit Shtetëror për keqpërdorime financiare. Kreu i këtij institucioni Shaban Mehemti mohon të ketë pasur keqpërdorime në para nga ana e tij dhe punonjësve të Institutit. Konstatimet e Revizionit shtetëror ai i cilëson si lëshime teknike dhe jo si keqpërdorim të shërbimeve zyrtare. Drejtori Memeti thotë se do të kërkojë përgjegjësi nga punonjësit e Institutit për lëshimet e konstatuara nga ana e Revizionit Shtetëror. Do të ketë përgjegjësi të caktuar nëse ka keqpërdorime të caktuara por nuk mund të paragjykoj tani për momentin se do…

Lexo më Shumë

5 May 2018 / 16:02 Deponia Drislla vazhdon të paraqes problem të madh për banorët që jetojnë në afërsi të saj. Banorët e fshatrave përreth si Draçevë, Batincë, Lisiçe protestuan sot kundër deponisë Drislla. Ata thonë se kohëve të fundit mbeturina sillen nga qytetet e tjera të vendit gjë që dëmton edhe më shumë ambientin e tyre dhe rrit nivelin e ndotjes dhe kundërmon erë e keqe. Këta banorë apelojnë deri tek institucionet komunale që të ndërmarrin masa, sepse sipas tyre rajonit përreth Drisllës i kanoset bombë ekologjike. “Ditëve të fundit ndodh që mbeturinat barten nga Tetova, nga Gostivari, Struga…

Lexo më Shumë

5 May 2018 / 14:24 Me disa ngjarje dhe aktivitete sot do të shënohet Dita e Policisë së Maqedonisë. Pasdite në Ohër do të mbahen disa ushtrime promovuese nga ana e njësiteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ndërsa në Shkup do të mbahet takimi i dytë ndërkombëtar i Asociacionit Ndërkombëtar të Policisë, në kuadër të së cilit do të mbahen disa gara rekreative në qitje, me përfaqësues nga dhjetë vende evropiane.

Lexo më Shumë

5 May 2018 / 14:14 Nga SPB-ja në Tetovë njoftojnë se më 4 maj prej ora 23.00-02.00 pas mesnate kanë kryer kontroll -aksion në objektin hotelerik “Oriental AS” në fshatin Zherovjanë, pronë e personit A.A. 28 vjeç nga fshati Bogovinë-Tetovë, ku gjatë kontrollit në objekt janë takuar dhe ndaluar 14 femra, edhe atë 8 shtetase të Serbisë, 1shtetase e Bosnje dhe Hercegovinës, 1 shtetase e Bullgarisë, dhe 4 shtetase të Maqedonisë, të cilat kanë qenë të angazhuara si valltare. Ndryshe shtetaset e huaja kanë qenë të moshave prej 21-29 vjet, dhe kanë ardhur nga qytete të ndryshme të Serbisë, Bullgarisë…

Lexo më Shumë

5 May 2018 / 13:17 Kryeministri Zoran Zaev sot në Dojran duke komentuar takimin e djeshëm mes Nikolla Dimitrovit dhe Nikos Kociasit, tha se presin që problemi me emrin të zgjidhet shpejtë. “Pasi që të dy palët kanë arritur deri në këtë fazë tregon seriozitetin ndaj problemit dhe presin që do të ketë zgjidhje të shpejtë. Mjaft qytetarët na kanë kritikuar, është koha tani të na lavdërojnë”, tha Zaev në Dojran, ku mori pjesë në aksionin e pastrimit të komunës.

Lexo më Shumë

5 May 2018 / 10:47 Në nder të Ditës së Flamurit Evropian Lëvizja evropiane e Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me delegacionin e BE-së edhe këtë vit e organizon marshin tradicional malor deri në Vodno. Para selisë së BE-së do të bëhet këmbimi i flamujve të Maqedonisë dhe ai i Bashkimit Evropian dhe më pas pjesëmarrësit në marsh do të nisen drejt majës së Vodnos, ku do të vendosen të dy flamujt. Pjesëmarrësit në marsh do të fitojnë bluza me logon e Bashkimit Evropian dhe kupon për çaj të ngrohtë dhe një porcion me fasule mali. Në marshin malor pritet…

Lexo më Shumë