7 May 2018 / 14:41 Zv/kryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev pranoi kërkesën e Sindikatës së punëtorëve dhe drejtorit të kombinatit Jugohrom për takim. Megjithatë Angjushev u shpreh i prerë se pavarësisht këmbënguljes së punëtorëve kombinati nuk mund të rifillojë me punë pa i vendosur filtrat. Angjushev gjatë vizitës së tij në Tetovë shtoi se ndihma e vetme që mund t`i bëj Jugohromit është gjetja e një zgjidhjeje mes bankave dhe kompanisë që të sigurohen mjete për vendosje sa më të shpejtë të filtrave. Ne si Qeveri bëmë gjithçka që ta inkurajojmë pronarin e Jugohromit që ta vë filtrin sepse…
Author: almakos
7 May 2018 / 13:30 Në Gjykatën Penale filloi seanca gjyqësore për rastin “Ryshfeti” ku i dyshuar kryesor është kryeministri Zoran Zaev i cili akuzohet se gjatë kohës që udhëhiqte me Komunën e Strumicës ka kërkuar ryshfet nga biznesmeni Ivan Nikollov – Saçevsliev për privatizimin e tokës së komunës. Me pyetjet filluan avokatët e Zoran Zaevit ndërsa kryeministri tha se privatizimi ishte në pajtueshmëri me ligjin për tokën shtetërore. “Kompanitë e tij bashkëpunonin me kompanitë e familjes sime. Djali i tij është shok me kushëririn tim të parë. Si kryetar i Strumicës iu kam shërbyer të gjithë qytetarëve dhe biznesmenëve.…
7 May 2018 / 13:14 Një 36 vjeçar nga Shkupi ka kërcyer nga kati i 11 i një ndërtese, bënë të ditur nga MPB. Ende nuk ka të dhëna më të hollësishme për rastin me fjalë. Në vendngjarje ka arritur Ndihma e Shpejtë ku mjeku i ndihmës së shpejtë, siç thuhet në njoftim, e ka konstatuar vdekjen. Ndërkohë autoritetet kanë kryer ekspertizë në vendngjarje.
7 May 2018 / 11:39 Dimitris Tzanakopoulos, zëdhënës i Qeverisë greke dhe ministër pa resor, ka deklaruar se ndryshimi i emrit kushtetues është parakusht për zgjidhjen e çështjes së emrit. Në deklaratën e tij për radio Alfa 984, Tzanakopoulos rikonfirmoi pozitat greke, që sipas tij do ta pranonin edhe një zbatim teknik të palës maqedonase për një zgjidhje të qëndrueshme. Sipas tij, marrëveshja duhet qartë të përshkruaj hapat e zgjidhjes, që duhet të fillojë me ndryshimin e emrit në marrëdhëniet ndërkombëtare, njohja nga Greqia, pastaj ndryshimi i Kushtetutës, ku duhet të përfshihet emri i ri, e më pastaj vjen mbështetja…
7 May 2018 / 11:28 I dëmtuari në rastin “Tortura”, Lube Boshkovski, pas anulimit të seancës së sotme tha se mendon që Sasho Mijallkov me siguri është i gatshëm t’i kërkojë falje dhe se kjo pyetje do të duhet t’i parashtrohet Mijallkovit. “Ai u ngrit të më përshëndet, me siguri të kërkojë falje për atë që ka bërë në të kaluarën. Ne kemi mirëkuptim. Ata janë në gjendje të vështirë, nga njerëzit më të fuqishëm në shtet tani janë në gjendje të luftojnë për lirinë e tyre dhe patjetër të kemi mirëkuptim për gjendjen ku janë”, ka thënë Boshkovski.
7 May 2018 / 9:43 Presidenti Gjorgege Ivanov dhe kryeministri Zoran Zaev sot duhet të realizojnë takim për harmonizimin e qëndrimeve rreth zgjedhjes së guvernatorit të Bankës Popullore të Maqedonisë. Takimi vjen me kërkesë të kryeministrit Zaev, menjëher pas vendimit që shumica parlamentare nuk mbështet guvernatorin aktual Dimitar Bogov edhe për një mandate.
7 May 2018 / 9:15 Katër persona humbën jetën në një aksident tragjik të ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në aksin rrugor Resnjë-Ohër.Dy automjete, njëri me targa të Manastirit dhe tjetri të Ohrit u përplasën me njëri tjetrin, duke u marrë jetën personave që udhëtonin me to. Mësohet se viktimat janë dy çifte bashkëshortësh të cilët udhëtonin njëri me një makinë tip “Benz” dhe tjetri me një “Audi”. Dy prej viktimave, janë banorë të komunës së Manastirit dhe dy të tjerë të komunës së Mogillës. Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, ndërkohë që policia vijon hetimet për zbardhjen e…
7 May 2018 / 9:00 Moti sot në mbarë vendin do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha dielli. Do të fryej erë e dobët nga drejtimi verior. Në orët e pasdites do të rriten vranësirat dhe priten reshje të rrëmbyeshme të shiut të përcjella edhe me bubullima e vetëtima. Temperatura minimale do të sillet nga 6 deri në 13 gradë, derisa ajo maksimale nga 20 deri në 29 gradë Celsius. Edhe në Shkup dhe rrethinë do të mbaj mot i ngjashëm, pasdite me kushte për reshje të rrëmbyeshme të shiut. Temperatura do të sillet nga 13 deri më…
6 May 2018 / 17:23 Presidenti Gjorge Ivanov realizoi një takim në Dojran me kolegun e tij bullgar Rumen Radev, i cili qëndroi për vizitë në vendin tonë. Megjithatë presidenti Ivanov megjithatë nuk morri pjesë në Ditën e guximit të Armatës bullgare në Novo Sello, por e priti kolegun e tij bullgar Rumen Radev tek fusha e futbollit, pas çka u nisën për në Dojran ku realizuan një takim bilateral. Gjatë takimit dy burrështetasit kanë folur për thellimin e marrëdhënieve bilaterale, rritjen dhe forcimin e dialogut politik, për procese integruese të Republikës së Maqedonisë dhe janë shkëmbyer mendime për sfidat…
6 May 2018 / 16:36 Kjo është shkolla fillore Kirili e Metodij. Që në hyrje të saj, ju pret një monitor që ju njofton për sukseset e nxënësve dhe profesorëve të kësaj shkolle, ndërsa në sfond dëgjoni një instrumental të qetë që vjen nga sistemi i zërimit të shkollës. Gjatë ecjes, do dëgjoni njoftimet që jepen përmes zërimit edhe nëpër klasa, ndërsa brenda tyre, sisteme super moderne elektronike për zhvillim të mësimit. Në zyrën e arsimtarëve, po ashtu njoftimet jepen në formë elektronike, përmes këtij monitori, ndërsa për mbajtjen e trajnimeve për arsimtarët për përdorimin e kësaj teknologjie, drejtoria e…
6 May 2018 / 16:16 Edhe shtatë muaj pas mbarimit të zgjedhjeve lokale, shumë reklama pllakative, billborde si dhe postera të kandidatëve për kryetarë komunash vazhdojnë të mbeten të ngjitura nëpër objekte të ndryshme të komunave. Kodi zgjedhor definon se pjesëmarrësit në kampanjën zgjedhore janë të detyruar që në afat prej 30 ditësh pas mbarimit të zgjedhjeve t’i largojnë mbetjet nga pllakatet reklamuese. Neni 184 i Kodit Zgjedhor thotë: “ Gjobë prej 1000 – 3000 euro do ti shqiptohet kryetarit të komunës dhe atij të Qytetit të Shkupit derisa nuk marrin masa kundër nenit 78 i cili thotë se: Komunat…
6 May 2018 / 16:02 Strategu mediatik Erik Burns nga SHBA-të, vlerëson se pasojat e lajmeve të rrejshme do të kuptohen pas disa vitesh. Ai madje shprehet pesimist se ligji i ri për mbrojtje të të dhënave që po përgatit Bashkimi Evropian, do të ndihmojë në zgjidhjen e problemit me lajmet e rrejshme. Sipas tij, lajmet e rrejshme po marrin hov dita ditës edhe nëpër mediume më të mëdha, duke rritur njëtrajtshëm edhe propoagandën dhe përçarjen e elektorateve të partive. Strategu Burns këtë e tha në një intervistë të dhënë për Radio Evropa e Lirë. “Nuk mendoj se jemi në…

