6 May 2018 / 16:36
Kjo është shkolla fillore Kirili e Metodij. Që në hyrje të saj, ju pret një monitor që ju njofton për sukseset e nxënësve dhe profesorëve të kësaj shkolle, ndërsa në sfond dëgjoni një instrumental të qetë që vjen nga sistemi i zërimit të shkollës. Gjatë ecjes, do dëgjoni njoftimet që jepen përmes zërimit edhe nëpër klasa, ndërsa brenda tyre, sisteme super moderne elektronike për zhvillim të mësimit.
Në zyrën e arsimtarëve, po ashtu njoftimet jepen në formë elektronike, përmes këtij monitori, ndërsa për mbajtjen e trajnimeve për arsimtarët për përdorimin e kësaj teknologjie, drejtoria e shkollës ka krijuar sistem “smart”.
Indo-bordi është pjesa ku të gjithë mësimdhënësit informohen me lajmërimet që janë aktuale në kohë, qoftë me atë se si rrjedh dita, aktivitetet e ditës atë që duhet përgatitur brenda javës ose në të ardhmen. Këtu vendosen edhe oraret kërkesat e kështu me radhë. Informimin nuk e bëjmë vetëm me indo bord por edhe me rrjetet sociale, kemi fejsbuk që është i mbyllur vetëm për të punësuarit dhe tjetra është One Note Stuff Note Book, program më modern i kohës dhe ndërkombëtarë dhe jemi një ndër pesë përdoruesit më të mirë në nivel botëror – deklaroi Satki Ismaili. Drejtor i Sh.F. Kirili e Metodij.
Arsimtarët thonë se në punë në këtë shkollë vijnë me shumë kënaqësi, nga se puna e tyre, çdo ditë e më tepër bëhet më atraktive.
Është shumë më kreativ për nxënësit e gjeneratës që iu them gjenerata e teknologjisë sepse ka nxënës që i duket shumë monotone të i japish të shkruaj të lexoj e përkthej ndërsa kur ia jep të njëjtën gjë ta bëj me mjetet që i kemi të teknologjisë atëherë i duket më tërheqëse. Normal që është kënaqësi sepse kushtet e rrisin edhe cilësinë e mësimdhënies por edhe kualitetin – tha Ganimete Bislimi Arsimtare e gjuhës Gjermane.
“Kjo shkollë ka krijuar edhe galerinë e vete, që punimet e bëra gjatë javës të ekspozohen dhe të mund të i shohin si nxënësit po ashtu edhe prindërit. Risi tjetër në Kirili e Metodij është edhe puna e përdorimit të celularëve në bashkëpunim me këshillin e prindërve, këshillin e arsimtarëve dhe drejtorinë e shkollës celularët nuk futen më në shkolle dhe nuk përdoren nga nxënësit ndërkohë që këtë vendim besoni ose jo, Franca pritet ta sjellë nga shtatori”.
Risia e fundit teknologjike që ka futur kjo shkollë, që më tepër mund të quhet një park teknologjik, është radioja amatore e nxënësve, ndërsa pritet edhe marrja e licencës, edhe për klubin sportiv të shkollës, që e bën shkollën e parë shqipe në Maqedoni, me revistë shkollore, radio amatore të shkollës dhe klub shkollor të sporteve.
Bashkim Sulejmani


