10 May 2018 / 9:53 Kryeministri Zoran Zaev dhe ministri shtetëror për çështje evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme gjermani, Mihael Rot, në konferencë të drejtpërdrejt drejt për shtyp. Funksionari i lartë gjerman, Mihael Rot, qëndron në një vizitë në Maqedoni i cili përveç kryeministrit gjatë ditës do të takojë edhe kreun e Shkupit, Petre Shilegov. [embedded content]
Author: almakos
10 May 2018 / 9:47 Në Gjykatën Penale për sot janë caktuar seanca të reja për lëndët e Prokurorisë Speciale Publike “Titanik 2”, “Treqind” dhe “Tarifa”. Rasti “Titanik 2” që ka të bëjë me zgjedhje lokale jo rregullore të vitit 2013, i akuzuar është lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, ish-drejtori i DSK-së, Sasho MIjalkov, si dhe ish-anëtarët e KQZ-së, Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vlatko Sajkovski dhe Sasho Srcev. Në gjykatë duhet të mbahet seanca edhe për lëndën “Treqind”, në të cilën akuzohet ish-ndihmës ministri për punë të brendshme, Gjoko Popovski për keqpërdorim të detyrës zyrtare të tij në lidhje me…
9 May 2018 / 19:15 Botuesit janë të kënaqur nga Panairi i sivjetshëm i librit, i cili përfundoi sonte, me vlerësim se edhe pse është në lokalitet të ri e ka mbajtur nivelin e vitit të kaluar të vizitueshmërisë , ndërsa në VIP Arena “Boris Trajkovski” i kanë pasur kushtet e nevojshme. Konsiderojnë se salla e sportit nuk është e përshtatshme për manifestime panairi, por duke pasur parasysh rrethanat, kjo hapësirë e zëvendësuar, sipas tyre, ka qenë zgjidhja më e mirë sepse është siguruar kontinuiteti i panairit, i cili në këtë edicion feston 30 vjetorin. Sipas të dhënave nga Panairi…
9 May 2018 / 17:44 Në vazhdën e zhvillimeve pas ndalimit të qarkullimit rrugor në rrugën nacionale N 2, Kaçanik-Hani i Elezit, në koordinim të plotë edhe me Ministrinë e Financave, është marrë vendim që pika doganore të zhvendoset në pikën kufitare të Glloboçicës. Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, ka njoftuar se është konsultuar edhe me ministrin për Transport dhe Lidhje të Maqedonisë, Goran Sugareski, me të cilin kanë rënë dakord që të mbetet e hapur mundësia e një takimi për koordinim sa më të mirë të menaxhimit të kësaj situate…
9 May 2018 / 16:08 Më në fund filloi seanca kryesore për lëndën e dytë me rëndësi të Prokurorisë Speciale Publike, të quajtur „Titanik“. PSP-ja e dha fjalën e saj hyrëse me ç’rast është lexuar aktakuzar kundër gjithsej 21 personave për bashkim kriminel me ç’rast kanë kryer shumë vepra penale, mes të cilave edhe e shkelja e së drejtës së zgjedhësve dhe keqpërdorim të mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore. I akuzuari i parë është ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i cili sipas aktakuzës: “Akuzohet se bashkë me bashkë-të akuzuarit M.P., K.B., M.J. dhe G.J. kanë krijuar një grup që ka pasur…
9 May 2018 / 16:00 Ministria e Punëve të Jashtme gjatë një kontrolle të punës së Qeverisë së kaluar, ka hasur keqpërdorime në blerjen dhe mirëmbajtjen e konsullatave të Maqedonisë. Rreth 50 milion euro janë ndarë për blerjen e 15 objekteve konsullore, por në fakt janë blerë vetëm 5. Disa nga objektet ishin ndërtuar pa leje ndërtimi e disa tjerë me fryrje masive të çmimeve. Sekretari gjeneral i Ministrisë së Punëve të Jashtme Viktor Dimovski, duke u bazuar në dokumentacionet e siguruara, dyshon se në këtë rrjet janë përfshirë edhe një zyrë avokature e avokatit Endre Feher i cili ka…
9 May 2018 / 15:37 Miqësia me kryeministrin Zoran Zaev është një nga momentet vendimtare, që Goran Stamenkovski ndonëse është shef në repartin e resurseve njerëzore në Gjykatën penale, në mënyrë plotësuese të angazhohet edhe si këshilltar i kryeministrit Zaev. Për këshillat nga fusha e çështjeve sociale, Stamenkovski do të marrë pagë mujore prej 30 mijë denarëve. Kryeministri nuk sheh përplasje interesash në angazhimin e Stamenkovskit, pasi ai është pjesë e administratës gjyqësore. Kryeministri thotë, janë njoftuar në protestat e “Revolucionit të larmë” dhe janë bërë miq. Ne u bëmë miq gjatë gjithë kësaj periudhe dhe prandaj është angazhuar si…
9 May 2018 / 15:13 Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përshëndet përpjekjet e Maqedonisë dhe Greqisë për zgjidhjen e çështjes së emrit, duke thënë se nëse problemi merr fund vendi do të anëtarësohet në NATO. Kryeministri, Zoran Zaev pret që qëndrimet e palëve të afrohen gjatë negociatave të së shtunës mes kryediplomatëve dhe ndërmjetësit të OKB-së. Në shënimin e “Ditës së Evropës”, Zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani tha se vendi mund të vihet në rrezik nëse nuk bëhet pjesë e NATO-s dhe BE-së. Humbja e shpresës për anëtarësim në BE dhe NATO do të kontribuojë që të…
9 May 2018 / 14:46 Akuza në adresë të kryetares së Tetovës Teuta Arifi për mos realizimin e premtimeve të saj rreth shpenzimeve si dhe projekteve që kanë të bëjnë me hapësirat e gjelbra, pastrimin e rrugëve dhe transportin publik. Arjanit Hoxha nga “Eco Guerilla” tha se Teuta Arifi si kandidate për kryetare kishte premtuar se do të publikojë shpenzimet e dhjetë viteve të kaluara. Xhaferi tha se e para e Tetovës ka mashtruar qytetarët dhe nuk e ka respektuar premtimin e saj. Edhe pse morri përsipër se do jetë transparente dhe do të publikojë raportin financiar për vitin e…
9 May 2018 / 14:18 Kryeministri Zoran Zaev vazhdon të përballet me kritikat për emërimin e Xhezair Shaqirit si këshilltarin e tij. Duke pastruar dilemat rreth certifikatave të sigurisë të cilat sipas kryeministrit nuk i nevojiten këshilltarëve, i pari i organit ekzekutiv shtoi se mandati i këshilltarëve të tij është një vjeçar dhe se ri-emërimi ose shkarkimi i tyre bëhet në bazë të punës dhe rezultateve. Boshkovski dhe Shaqiri ishin në anën e kundërta të nishaneve, por tani punojnë bashkërisht për Maqedoninë e tyre. Nëse kështu i shohim punët, të gjithë mund të jemi pak më tepër të liruar nga…
europe 9 May 2018 / 10:22 Sot më 9 maj shënohet Dita e Evropës, me ç’rast në Maqedoni do të ketë një sërë aktivitetesh të ndryshme. Sekretariati për çështje evropiane do të organizojë mëngjesin tradicional me BE-në, në Klubin e deputetëve në Shkup, me fillim në ora 9:00. Delegacioni i BE-së do ta shënojë 9 majin në Kumanovë, Kriva Pallankë, Dibër, Kavadar, Koçan, Gjevgjeli, Ohër, Gostivar, Tetovë, Veles, Strumicë dhe Manastir. Info Qendrat e BE-së në Universitetin Kirili dhe Metodi, në UEJL në Tetovë dhe në Universitetin Klimenti i Ohrit, do të mbajnë debate me studentët, për të ardhmen e…
9 May 2018 / 10:14 Në Gjykatën Penale për sot është caktuar seancë gjyqësore për lëndën “Mitmarrja” ku i dyshuar kryesor është kryeministri Zoran Zaev. Zaev akuzohet s gjatë periudhës që ka udhëhequr me komunën e Strumicës ka kërkuar mito nga biznesmeni i Strumicës Ivan Nikolov ka kërkuar ryshfet prej 160 mijë eurove për legalizimin e një toke. Në rastin “Mitmarrja”, në gjykatë duhet të lëshohen video inçizimet me ndërprerje nga zyra e Zoran Zaev si kryetar komune, e cila ishte shfaqur edhe në rrjetin “Youtube”. Më 7 maj kryeministri Zoran Zaev në gjykatë u mbrojt në rastin “Mitmarrja”. Ai përsëriti…

