9 May 2018 / 10:14
Në Gjykatën Penale për sot është caktuar seancë gjyqësore për lëndën “Mitmarrja” ku i dyshuar kryesor është kryeministri Zoran Zaev. Zaev akuzohet s gjatë periudhës që ka udhëhequr me komunën e Strumicës ka kërkuar mito nga biznesmeni i Strumicës Ivan Nikolov ka kërkuar ryshfet prej 160 mijë eurove për legalizimin e një toke.
Në rastin “Mitmarrja”, në gjykatë duhet të lëshohen video inçizimet me ndërprerje nga zyra e Zoran Zaev si kryetar komune, e cila ishte shfaqur edhe në rrjetin “Youtube”.
Më 7 maj kryeministri Zoran Zaev në gjykatë u mbrojt në rastin “Mitmarrja”. Ai përsëriti se madje nuk mori asnjë euro ryshfet. Zaev tha se pret një aktvendim lirimi, në rastin për të cilin ai thotë se i është kurdisur nga qeveria e mëparshme. Prokurorja e Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion sot Kryeministrit ia parashtroi mezi dy pyetje që ishin të paqarta, të pasakta dhe jokoncize. As gazetarët nuk i kuptonin, saqë gjykata kërkoi që t’i riformulonte ato.


