Author: almakos

12 May 2018 / 11:30 Vetëm 6 kandidatë kanë aplikuar për trajnimin me pagesë për oxhak-pastrues të cilin e shpalli Qyteti i Shkupit para 10 ditësh ndërsa kërkohen 25 persona. Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov më 30 prill u bëri thirrje qytetarëve të aplikojnë për trajnimin për oxhakpastruesi cili do të zgjas 3 muaj dhe më pas do të ndihmohen për të filluar biznesin e tyre. Ky projekt, siç paralajmëroi Shilegov, po zbatohet si një nga masat për reduktimin e ndotjes së ajrit dhe për shkak të numrit të pa mjaftueshëm të oxhak-pastruesve. Për shkak të numrit të…

Lexo më Shumë

12 May 2018 / 11:00 Gjithsej 700 hajdutë janë regjistruar për veprën “vjedhje të rënda” në objektet e banimit gjatë tre muajve të fundit në Shkup. Prej tyre, më shumë se gjysma ose 483 vepra janë realizuar në Shkup, ndërsa tre komunat kryesore janë Qendra, Karposhi dhe Aerodromi, njoftojnë nga MPB-ja për Fokus. Hajdutët më së shumti “veprojnë” në Aerodrom, ku kanë plaçkitur 114 objekte banimi për tre muaj, pastaj në Komunën Qendër, ku janë regjistruar 110 grabitje. Në komunën Karposh janë regjistruar 90 vjedhje. Më pas radhitet komuna Çair ku në tre muajt e fundit janë regjistruar vjedhje në…

Lexo më Shumë

12 May 2018 / 10:30 Kryeministri Zoran Zaev bashkë me ambasadorin e BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar do të qëndrojnë në Shtip, ku bashkë me kryetarin e këtij qyteti, Bllagoj Bovçarski me rastin e Ditës së Evropës do të bëjnë hapjen solemne të “Parkut BE”.

Lexo më Shumë

12 May 2018 / 10:00 Sot në Athinë do të zhvillohet takim mes shefave të diplomacisë së Maqedonisë dh Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kocias, me ndërmjetësuesin e OKB-së, Metju Nimic. Këto takime u paralajëmruan në kuadër të konferencës së vendeve nga grupi i Vishegradit dhe vendet e Ballkanit.Ngelet të shihet se kësaj here të dy palët a do t’i përafrojnë qëndrimet dhe se a do t’i tejkalojnë dallimet në çështjet më problematike. Takimi i sotëm mes shefave të dy vendeve pritet që të lehtësojë takimin mes kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipras që më 17…

Lexo më Shumë

12 May 2018 / 9:30 Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe vranësira mesatare ndërsa në orët e pasdites do të ketë reshje lokale të shiut dhe bubullima. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 6 deri 13 gradë Celsius ndërsa ajo e ditës prej 20 deri 28 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me temperaturë të mëngjesit deri 12 gradë ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri 26 gradë Celsius.

Lexo më Shumë

11 May 2018 / 21:00 Fjalimi i votëbesimit në Kuvend i Vikor Orbanit ishte një përvijim i retorikës së ashpër kundër emigracionit, që Kryeministri hungarez e ndezi në fushatën zgjedhore. Ai thotë se rendit të demokracisë liberale po i vjen fundi dhe është koha që në shekullin e 21-të ky rend të zëvendësohet me atë të demokracisë konservatore. “Kjo garanton lirinë dhe sigurinë e njerëzve”, tha Orban. Kryeministri hungarez i quan “ëndrra me sy hapur” idetë e një Europe shtet federal, ashtu si Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “BE duhet të heqë dorë nga ëndrrat e çmendura të Shteteve të…

Lexo më Shumë

https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2165393256834848/ 11 May 2018 / 15:58 Autoritetet e Çairit dhe të Qytetit të Shkupit me ndihmën e forcave policore kanë larguar të gjitha tezgat e shitësve të luleve jashtë Bit Pazarit. Por, kjo sërish ka nxitur reagimin e tregtarëve të cilën kanë bllokuar rrugën në shenjë pakënaqësie me vendimin për dislokimin e tyre pas poliklinikës së Bit Pazarit. Nga Komuna e Çairit thonë se pavarësisht protestave nuk do të ketë asnjë përjashtim për të larguar e të gjitha tezgat dhe objektet tjera që pengojnë këmbësorët dhe makinat. Shitësit gjatë protestës kanë fyer dhe penguar ekipin e televizionit Alsat të merr…

Lexo më Shumë

11 May 2018 / 15:46 Një ditë para raundit të negociatave për emrin mes kryediplomatëve dhe ndërmjetësit të OKB-së, në Athinë dy ministrat e jashtëm Dimitrov e Kocijas bashkë me homologët nga rajoni diskutuan rreth të ardhmes së Evropës. Ndonëse e pakonfirmuar, nuk përjashtohet mundësia që Dimitrov e Kocijas ashtu si rëndom të bisedojnë edhe një herë në katër sy, para se t’i shpalosin qëndrimet para Nimicit. Mbetet të shihet nëse këtë herë palët do të kenë sukses t’i tejkalojnë dallimet rreth çështjeve më problematike, respektivisht hapësirës së përdorimit të emrit të ri eventual dhe ndryshimeve kushtetuese. Në konferencën “E…

Lexo më Shumë

11 May 2018 / 15:07 Edhe pse kryeministri Zaev paralajmëroi rishikim të buxhetit në muajin qershor, i pari i financave Dragan Tevdovski nuk tregoi nëse dikasteri i tij tashmë ka filluar të përgatitet për këtë operacion. Tevdovski pohon se në të kaluarën rishikimet janë bërë vetëm për shkak të arkëtimit të dobët të të ardhurave ndërsa për momentin të ardhurat në buxhet janë sipas projeksioneve. Megjithatë, shton se mendojnë për shpërndarjen e tyre më të mirë, duke pasur parasysh realizimin e dobët të investimeve kapitale. Insistojmë dhe bëjmë presion tek të gjithë që t’i realizojnë investimet kapitale. Siç thashë, të…

Lexo më Shumë

11 May 2018 / 15:00 Në fillim të seancës së sotme gjyqësore për rastin “Toplik”, avokatët e të pandehurit të parë Mile Janakieski kërkuan që një ekspert të analizojë bisedat e përgjuara për këtë rast, që janë dëgjuar në seancat e mëparshme. Sipas avokatëve, ka dyshim se ato janë ndryshuar, pasi kjo është këshilluar nga një këshilltar teknik. Seanca vazhdoi pasdite me paraqitjen e dëshmive. “Toplik” i referohet shitjes së një parcele ndërtimi për ndërtimin e vendbanimit “Qyteti i diellit” në anën e pasme të malit Vodno në komunën Sopishte.

Lexo më Shumë

11 May 2018 / 12:23 Nga muaji qershor do të ketë paga edhe për specializantët privat të cilët mbetën jashtë listës së kolegëve të tyre të cilët kanë filluar të marrin paga. Ministri i Shëndetësisë Filipçe tha se kompensimin e parë specializantët do ta marrin për muajin maj ndërkaq premtoi se nuk do të lejojë më që mjekët e rinjë gjatë specializimit të punojnë pa pagesë. E kemi përshpejtuar procesin e gjetjes së mjeteve për pagesën e këtyre specializantëve. Dje pata takim me kryeministrin, bëhet fjalë për shumë prej 23 milion denarësh të cilat ne do i sigurojmë gjatë javës…

Lexo më Shumë

11 May 2018 / 12:17 Kryeministri Zoran zaev bëri të ditur sot se komandant Hoxha është tërhequr nga posti i këshilltarit. Zaev tha se Xhezair Shaqiri -Hoxha vet ka kërkuar të tërhiqet nga pozicioni në kabinetin e kryeministrit. “Shaqiri më tha se sot do të njoftojë se do të tërhiqet nga pozicioni për shkak të reagimeve në publik. Ai tha se i pengojnë shume reagimet dhe do tërhiqet sepse e donë vendin”, deklaroi kryeministri Zaev.

Lexo më Shumë