13 May 2018 / 16:02 Karrige, goma makinash, gjësende metali – këto janë vetëm disa gjëra që rreth 15 polumbarët nxorën nga fundi i Liqenit të Ohrit. Gjithashtu është gjetur një varkë peshkimi që ishte zhytur gjatë motit të fundit të rrëmbyeshëm. Në këtë aksion, që është i 20 me radhë, është pastruar nga porti i qytetit deri në lagjen Saraishtë. Polumbarët shprehen se aksionet e këtilla kanë dhënë rezultat. Arritëm pak a shumë qytetarëve t’ua bëjmë me dije që mos të hedhin mbeturina. Liqenin e Ohrit e ndotin vetëm banorët, nuk mundet ndonjë turist ose dikush nga Shkupi të…
Author: almakos
13 May 2018 / 15:48 VMRO-DPMNE-ja opozitare kërkon takim urgjent të liderëve ku kreministri Zorean Zaev dhe ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov do të raportonin rreth negociatave për zgjidhjen e çështjes së emrit. Sipas partisë më të madhe opozitare Kryeministri Zaev e ka për obligim që t’i informoj edhe partitë tjera, pavarësisht në pozitë apo opozitë. Kërkojmë takim urgjentë të liderëve që do të mbahej gjatë ditës së nesërme dhe në të cilën duhet të merr pjesë edhe presidenti i vendit Gjorge Ivanov,. Në këtë takim kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov duhet t’i kumtojnë detajet dhe…
13 May 2018 / 15:30 Vetëm tetë nga 120 deputetë në parlament nuk përdorin rrjetin social, Facebook. Ndërsa vetëm 30 nga ta janë në rrjetin social Twitter. Sondazhi i bërë në fillim të muajit tregon se për nëntë vite numri i deputetëve që përdorin Facebook është rritur në mënyrë drastike. Atëherë në këtë rrjet social aktiv kanë qenë vetëm 33 deputetë. Sidoqoftë, anketa tregon se edhe pse kanë profile aktive në Facebook, shumë deputetë rrallë publikojnë përmbajtje ose i përdorin aktivisht vetëm gjatë fushatave zgjedhore. Për t’u përmirësuar komunikimin me përfaqësuesit e popullit, propozohet që të vendosen linqet deri tek…
13 May 2018 / 14:12 Studentët e Fakultetit të Gazetarisë pranë Universitetit të Tetovës, gjatë semestrit të 8, si lëndë obligative kanë edhe Praktikën Profesionale. Studentët këtë lëndë e zhvillojnë pa pagesë nëpër institucione si televizione, radio dhe gazeta, por Fakulteti prapëseprapë kërkon që studentët të paguajnë nga 50 euro për kryerjen e praktikës. Shumica e studentëve shprehen kundër kësaj pagese por kanë frikë të deklarohen para kamerës së Alsat me pretendimin se mund të pësojnë probleme gjatë kryerjes së studimeve. “Mua më duket shtrenjtë dhe ne kemi kryer praktikën në mediume private, kurse të hollat duhet t’i dedikojmë në…
13 May 2018 / 12:45 Afrim Gashi, kryetar i Lëvizjes BESA, mbrëmë ka qenë në takime me anëtarë dhe simpatizantë në Kërçovë, ku ka paralajmëruar se së shpejti partia e tij do të mund të jetë pjesë e Qeverisë reformatore të kryeministrit Zoran Zaev. “Kjo ndodhë pasi Maqedonia lëviz me sukses drejt strukturave euroatlantike dhe ky moment na bën më optimistë”, ka thënë Gashi.
13 May 2018 / 12:15 Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi thotë se ligjin për përdorimin e gjuhëve do ta dërgojë në Gazetën Zyrtare, kur do të vlerësojë se është koha e duhur, por pa dhënë ndonjë afat kohor. Duke pas parasysh se nuk ka afate për shpalljen e ligjit për përdorimin e gjuhëve, vlerësojë se në kohën e duhur dhe kur do të vlerësojë se duhet Ligji të dërgohet në Gazetën Zyrtare, ai do shpallet dhe më pas institucionet kompetente të deklarohen për tekstin e Ligjit gjegjësisht dilemat që u thanë në opinion, deklaroi Xhaferi në…
13 May 2018 / 10:45 Partia e re Social Demokratike (PRSD) do të mbajë kongresin e katërt të rregullt.Kongresi do të zgjedhë kryetarin e partisë dhe anëtarët e Këshillit Qendror dhe Mbikëqyrës ndërsa do të miratohet edhe Platforma për punën e PRSD-së. Në prag të kongresit, pati tensione dhe përplasje mes kandidatëve për kryetar partie, Tito Petkovski dhe Lubomir Josifovski. Ish-deputeti Josifovski paraqiti kandidaturën e tij për kryetar dhe akuzoi kreun e vjetër, Tito Petkovski se asesi nuk po largohet nga funksioni dhe tu hap rrugën kuadrove të reja të kësaj partie. Nga partia thonë se kandidatura e vetme është…
12 May 2018 / 17:06 Unioni i Infermierëve në Ditën Ndërkombëtare të tyre alarmon për situatën e rëndë që mbretëron në këtë lëmi. Ata kërkojnë nga autoritete kompetente rritjen e pagave dhe krijimin e kushteve më të mira për punë, në të kundërtën, në rast se kërkesat e tyre do të hasin në vesh të shurdhër, atëherë zgjidhjen e shohin drejtë vendeve të zhvilluara evropiane. Xhevat Saliu nga Unioni i infermierëve thotë se ka nevoja të mëdha të këtij kuadri dhe se duhet konkurse të reja për punësim. Vende pune nevojitet shumë, spitalit tonë sidomos I nevojiten personel I mesëm…
12 May 2018 / 16:01 Në vazhdë e sipër është takimi rreth çështjes së emrit mes kryediplomatëve, Nikolla Dimitrov e Nikos Kocias dhe ndërmjetësit të OKB-së, Metju Nimic. Nuk dihet nëse ky raund negociatash i filluar rreth 5 orë më parë në Athinë, do të sjellë rezultate konkrete në tejkalimin e dallimeve kryesore të palëve. Ndërkohë mediat greke zbulojnë detaje të marrëveshjes në tavolinë. Sipas tyre, marrëveshja do të arrihet tani, por e njëjta do të realizohet gradualisht, për 2 vjet. Kështu, gjithnjë sipas mediave greke pala maqedonase do të lëshoj pe duke pranuar edhe ndryshimet kushtetuese dhe se emri…
12 May 2018 / 14:29 Mësimdhënësit e ciklit të ulët fillor kërkojnë që arsimtar të edukatës fizike të mbajnë orët e arsimit fizik dhe shëndetësor për nxënësit e këtij cikli. Siç sqarojnë ata, nxënësit nga klasa e dytë deri në të pestën kanë nevojë për ushtrime fizike pasi shumë prej tyre kanë nisur të përballen me deformime në boshtin kurrizor për shkak të qëndrimit jo të duhur në karrige e banka dhe peshës së rëndë të çantave shkollore. Arsimi fizik shëndetësor ta jep arsimtarë lëndor tjetër, mos të mbetet te ne arsimtarët klasor. Shpesh prindërit kanë pas probleme me fëmijët…
12 May 2018 / 14:03 Shtëpi me kuti kartoni dhe mbeturina në bregun e Drinit të Zi është pamja e parë për Strugën turistike që në hyrjen e saj. Këto rreth 50 familje jetojnë pa kushte elementare për jetë. Edhe pse kjo lagje gjendet afër qendrës së qytetit, askush nuk merr masa që situata e cila zgjat me vite të tejkalohet. “Në këtë lagje duhet të vijë ekskavatori dhe të rrafshojë çdo gjë. Duhet të na japin banesa. Kushtet janë të tmerrshme, pa punë dhe pa asgjë jemi. Ne votuam për kryetarin Ramiz Merko, për këtë shkak, duhet të vijë…
12 May 2018 / 13:30 Sot dhe nesër (12 dhe 13 maj 2018) në pjesën e dytë të Parkut të Qytetit do të mbahet Festivali i pestë i Luleve të Shkupit, nën patronazhin e Qytetit të Shkupit dhe i organizuar nga NP “Parqe dhe gjelbërimi”, njofton Qyteti i Shkupit. Këtë vit motoja e festivalit është “Në ngjyrat e ylberit”. Gjatë dy ditëve të festivalit, vizitorët në Parkun e Qytetit do të kenë mundësinë të marrin pjesë në aktivitete tërë ditore që i ofron programi, të shikojnë lloje të ndryshme të luleve dhe aranzhime lulesh, të ndjekin shou shfaqje me magjistarë,…

