11 May 2018 / 9:42 Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite me shi të rrëmbyeshëm dhe vetëtima të rralla. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 7°C e deri më 15°C, kurse ajo ditore do të lëvizë nga 16°C e deri më 27°C. Në Shkup dhe rrethinë do të mbaj mot i ngjashëm me temperaturë të mëngjesit deri me 13 gradë, ndërsa ajo e ditës deri më 26 gradë Celsius.
Author: almakos
Nga data 2 maj është humbur Flamur Iseni nga fshati Garanë i Kërçovës. Rasti është paraqitur në polici që mëngjesin e datës 3 maj por kërkimet kanë rezultuar pa sukses. Flamuri është 25 vjeç dhe ditën që është humbur ka pasur të veshur bluzën si në fotografi. Po ashtu ka flokë më të gjata se në fotografi dhe mjekërr. Familja Iseni bën apel që kushdo që mund ta ketë parë Flamurin ose të ketë informacion, të lajmëroi policinë.
10 May 2018 / 18:29 Sasho Mijallokov dhe Menduh Thaçi u deklaruan të pafajshëm për rastin Titanik 2 të PSP-së për parregullsi të mundshme zgjedhore. Përveç tyre, faj nuk ndjejnë as ish anëtarët e KSHZ-së, Bedredin ibraimi, Sasho Srcev, Vllatko Sajkovski dhe Aneta Stefanovska. Të gjithë thanë se e kanë të qartë përse i ngarkon PSP-ja. Ish drejtori i DSK-së dalloi politikë në prezantimin e akuzës nga ana e prokurores Fatime Fetai. “Përafërsisht e kuptova akuzën, por fjalimi i prokurores ishte më shumë politikë sesa drejtësi. Unë absolutisht jam i pafajshëm”, tha Sasho Mijallkov-ish drejtor i DSK-së. Ish anëtari i…
10 May 2018 / 16:51 Çdo I dyti fëmijë në Maqedoni është I dënuar fizikisht, ndërsa rreth 30 për qind të nxënësve janë deklaruar se ndjehen të lënë pas dore nga familjet e tyre. Gjithashtu, nxënësit janë deklaruar se kanë qenë të përfshirë në krim përmes internetit, dhunës në shkollë mes moshatarëve dhe neglizhencës institucionale në shtëpitë për përkujdesje të fëmijëve. Këto janë të dhënat e UNICEF-it gjatë promovimit të studimit për dhunë ndaj fëmijëve në Maqedoni. Fëmijët e ekspozuar në dhunë, të lënë pas dore ose me prindër disfunksional në të ardhmen bëhen persona të rritur me probleme të…
10 May 2018 / 15:55 Në Maqedoni ekzistojnë maternitete të cilat nuk kanë të punësuar gjinekolog, dhe të njëjtat funksionojnë vetëm për raste shumë urgjente. Këtë e ka treguar analiza e bërë nga ministria e Shëndetësisë e zbatuar në kuadër të strategjisë për parandalimin e vdekshmërisë së foshnjave. Ekzistojnë maternitete të cilat nuk funksionojnë sepse nuk ka gjinekolog të punësuar në to. Mjekët janë larguar nga spitalet për të punuar nëpër ambulanca amë dhe ata maternitete shfrytëzohen për raste shumë urgjente. Megjithatë aty ku mendojmë se duhet të plotësohet kuadri dhe aparatura, këtë gjë do ta bëjmë. Së pari nëpër…
10 May 2018 / 15:41 Gjykata Apelit nesër do të vendosë mbi ankesën e Abdylfeta Alimit ndaj vendimit të Këshillit Penal për vazhdimin e masës së paraburgimit si i dyshuar për terrorizëm më 27 prill. Familja e Alimit i cili më 27 prill shpëtoi deputetin Ziadin Sela ka ofruar si garanci shtëpinë. Avokati i Alimit, Donço Nakov para trupit gjykues në Apel shpjegoi arsyet se pse Alimi duhet liruar nga paraburgimi. Sipas tij, ka dëshmi të mjaftueshme që tregojnë se Alimi është plotësisht i pafajshëm dhe se natën e 27 prillit ka mbrojtur deputetët. Më vjen turp të përsëris arsyet…
10 May 2018 / 15:29 Partitë politike potenciale për t’iu bashkuar shumicës parlamentare po shqyrtojnë ofertat e kryeministrit Zoran Zaev. I pari i Qeverisë deklaroi se është në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë liderët e partive që duan të jenë pjesë e shumicës. Mbrëmë Zaev ka zhvilluar një bisedë telefonike me një lider, emrin e të cilit nuk e shpalosi. Kryeministri është i gatshëm të plotësoj dhe saktësojë ofertat. Partitë duan të debatojnë brenda organeve të tyre. Unë po pres përgjigjen nga të gjithë. Mbrëmë kisha një bisedë telefonike më njërin nga liderët e këtyre partive parlamentare dhe sot…
10 May 2018 / 14:51 Berlini me porosi konkrete. Ministri gjerman për Evropë, Mihael Rot theksoi se vendi ka rrugë të gjatë deri në anëtarësimin në BE dhe NATO, por se e rëndësishme është që të gjitha palët me vendosmëri të vazhdojnë të jenë të përfshira në reformimin e vendit, me theks të veçantë në qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit. Rot inkurajoi zbardhjen e tërësishme të skandalit me përgjimet e paligjshme dhe rekomandoi që Prokuroria Speciale Publike të vazhdojë punën e saj në kuadër të Prokurorisë së rregullt Publike. Duke ofruar mbështetjen e plotë të Gjermanisë, Rot ishte…
10 May 2018 / 14:47 Kuvendi i Maqedonisë asnjëherë nuk ka pasur Kod etik parlamentar. Zhvillimet e një viti më parë por edhe më herët, kanë imponuar nevojën e Kodit Etik për deputetët dhe administratën parlamentare. Eksperti i etikës parlamentare në asamblenë franceze, Ferdinand Sukramanien vlerëson se Etika parlamentare duhet bazuar në katër parime: besimi mes deputetëve, veprimet e tyre jashtë Kuvendit, shpërblimet ndaj tyre nga jashtë dhe kontrolli mbi harxhimet e deputetëve. Etika parlamentare është bazë e krijimit të besimit në Kuvend. Ajo duhet të përfshijë çdo deklaratë të deputetit, listën anketuese, lidhjet e tij me biznesin, interesat pritave…
10 May 2018 / 13:32 Menduh Thaçi dhe Bedredin Ibraimi kërkuan nga gjykatësi që të gjitha shënimet dhe dokumentet e lidhura me aktin ndjekjes penale t’ju jepen në gjuhën e tyre amëtare, pra në shqip. Pas një diskutimi dhe shpjegimi të gjatë nga ana e Gjykatësit , seanca u shty për në orën dy me qëllim që akti i veprës penale të përkthehet në shqip dhe tju jepet sot në dorë.
10 May 2018 / 12:11 Kontesti i emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë duhet të zgjidhet këtë vit, kështu deklaroi sekretari shtetëror për çështje evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ) të Gjermanisë, Michael Rot. Gjatë konferencës së përbashkër me kryeministrin Zoran Zaev, Rot gjithashtu theksoi se Prokuroria Speciale Publike (PSP) duhet patjetër të vazhdojë me punë. Sipas tij, nëse kjo nuk do të ndodhë, atëherë PSP-ja të integrohet brenda sistemit të rregullt gjyqësor I pyetur për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE), Roth tha se pa mbështetje publike, ky proces nuk do të jetë i suksesshëm për të…
10 May 2018 / 10:17 Shefi i Diplomacisë maqedonase, Nikolla Dimitrov, sot do të realizoj tjetër takim me homologun e tij grek Nikos Kocias. Dimitrov dhe Kocias sot edhe nesër do të mbajnë takimin e dytë të ministrave të punëve të Jashtme të vendeve të Ballkanit dhe grupin e Vishegradit, që zhvillohet në Sunio afër Athinës.

