8 May 2018 / 15:22 Kreu i VMRO- DPMNE-së, Hristijan Mickoski, akuzon kryeministrin Zoran Zaev për e shitjen e tokave për ndërtim familjarëve të tij. Mickoski tha se Zaev në kohën kur ishte kryetar i Strumicës ka realizuar marrëveshje me kompaninë “Total Inzhinering” në pronësi të vëllait të tij, Vice Zaev, për investim në ndërtesa shtatë katëshe. Procedura siç tha Mickoski ka filluar në dhjetor të vitit 2014 kur është zhvilluar oferta publike për shitjen e pronave ndërtimore në komunën e Strumicës. Në ankand është paraqitur vetëm Sashko Bërndevski, partneri i biznesit në njërën nga kompanitë e Vice Zaevit. Në…
Author: almakos
8 May 2018 / 14:47 Pushteti e përfitoi opozitën, por i humbi gjyqtarët me ligje të reja mbi gjyqësorin. Ndryshimet në Ligjin për Gjykatat dhe Këshillin Gjyqësor parashikojnë më shumë kritere për vlerësimin e gjyqtarëve. Risi është gjithashtu që nga një maksimum prej 200 pikësh që mund t’i marrë një gjykatës, shumica ose 120 pikë merren për cilësinë e punës dhe 80 të tjerat për sasinë e punës së bërë. Dispozitat e harmonizuara mes pushtetit dhe opozitës për shkarkimin e gjyqtarëve nuk kanë mbështetjen e kreut të Shoqatës së Gjyqtarëve. Nëse keni një dispozitë që nuk është shpjeguar plotësisht dhe…
8 May 2018 / 14:16 Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski vlerëson se nuk ka asgjë të diskutueshme që Xhezair Shaqiri – komandant Hoxha, të jetë këshilltar i sigurisë së Kryeministrit Zaev. Ai thotë se që nga viti 2002 shumë emra të diskutueshëm kanë udhëhequr me Maqedoninë. Sipas Spasovskit, nëse dikush dëshiron të dijë se çfarë informacione të ndjeshme do të ketë në dispozicion Shaqiri, ata duhet t’i drejtohen Qeverisë. “Nëse shohim më thellë, shumë emra të diskutueshëm udhëhoqën me Maqedoninë dhe marrin pjesë në jetën shoqërore dhe politike nga viti 2002 deri sot. Unë nuk shoh ndonjë arsye pse mos…
8 May 2018 / 14:02 Detektimi i shpejtë dhe zvogëlimi i rreziqeve nga katastrofat natyrore siç janë përmbytjet dhe zjarret si dhe përdorimi i teknikave dhe praktikave të reja për përforcimin e kapaciteteve institucionale. Këto janë pikat kyçe të projektit i cili do të realizohet nga Qendra për menaxhim me kriza (QMK) në bashkëpunim me Qeverinë japoneze. Ky projekt parashikon zvogëlimin e katastrofave natyrore siç janë thatësira, përmbytjet dhe zjarret dhe katastrofat e tjera natyrore. Me këtë projekt do të rriten kapacitetet e këtij shteti për parandalimin dhe detektimin në kohë të katastrofave natyrore – tha Hideja Kobajashi, Agjencia për…
https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2161159910591516/ Kreu i partisë më të madhe opozitare Hristian Mickoski sot ka publikuar një siç u shpreh ai video skandal ku shihet se si kryeministri aktual në kohën kur drejtonte komunën e Strumicës ka shitur tokë shtetërore, ku pas shumë procedurave përfundon në duart e vëllait të tij Vice Zaev, kompania e të cilit tani ndërton ndërtesa me qëllim të rritjes enorme të pasurisë së tij. https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2161159910591516/
8 May 2018 / 11:14 26 parti politike në Maqedoni janë shlyer nga regjistri për të përfituar financimin vjetor nga buxheti i shtetit. Nga Ministria e Drejtësisë theksuan se kjo ka ndodhur pasi që Enti Shtetëror për Revizion ka sjellë vendim për ndalimin e pagesës së mjeteve për partitë që nuk kanë dorëzuar raport nga regjistri për pranimin e donacioneve, nuk kanë dorëzuar llogarinë vjetore ose raport financiar. Vendimi është firmosur më 25 prill nga ana e ministrit të dorëhequr Bilen Saliji. Mes partive janë edhe ato në pushtet si Partia Liberal Demokrate dhe Partia për Emancipimin e Romëve, ndërsa…
8 May 2018 / 10:33 Në Gjykatën Penale sot duhet të vazhdojë gjykimi i lëndës së Prokurorisë Speciale “Tanku”. Në seancën e fundit dëgjimore dëshmoi ish shefi i sigurimit i të Gruevskit, Dejan Mitrovski Urko. Përndryshe rasti “Tank” ka të bëjë me blerjen e “Mercedesit” super luksoz me kosto prej 600 mijë euro. Të akuzuar kryesor janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska dhe ish ministri ndihmës në MPB, Gjoko Popovski. Në rastin “Tanku”, gjykata e ndau procedurën për ish ministren e brendshme, Gordana Jankulloska për shkak të shtatzënisë së rrezikuar.
8 May 2018 / 10:14 Deputeti Ejup Alimi dhe funksionari tjetër i BDI-së, Ismet Guri sot sërish në gjykatë për rastin “Titanik 3”. Procesi gjyqësor që duhej të fillonte më 27 prill në Gjykatën Penale u shty për sot, për shkak të mos-pranisë së avokatit Milanko Elenov. Por edhe më parë ishte shty një seancë për shkak të një udhëtimi zyrtar të deputetit Alimi në Shqipëri. Në rastin “Titanik3” që është në kompetencë hetimore të Prokurorisë Speciale Alimi dhe Guri ngarkohen akuzohen për asgjësim të materialit zgjedhor.
8 May 2018 / 9:28 Në Ministrinë për Punë të Jashtme (MPJ) në rrjedh e sipër është procedura për zbardhjen e rastit me ambasadorin e Maqedonisë në SHBA, Vasko Naumovski I cili para do kohe gjatë vizitës së zv/ kryeministres dhe ministres së mbrojtjes Radmilla Sheqerinska në SHBA, aspak nuk ka vënë kontakt me delegacionin, dhe as që është paraqitur në ndonjërin nga takimet që Sheqerinska ka realizuar gjatë qëndrimit të saj në SHBA. Ndryshe Ambasada në SHBA ka qenë e njoftuar për vizitën e zv/ kryeministres Radmilla Sheqerinska
7 May 2018 / 15:58 Pas tre dështimeve, më në fund në Komisionin Parlamentar për Transport dhe Lidhje, filloi shqyrtimi i amendamenteve për Ligjin për Mediat. Amendamenti i parë i propozuar nga VMRO-DPMNE-ja kishte të bëj me kompensimin e anëtarëve në Agjencinë e Mediave, për të cilin Ligji parasheh kompensim deri në 4 paga mesatare, ndërsa VMRO kërkonte që pagat të jenë më të vogla. Amendamenti nuk u pranua nga propozuesit e ligjit, nën arsyetimin se pagat e larta do të motivojnë anëtarët e rinj të jenë të pavarur nga partitë politike dhe të motivuar për punë. E pakënaqur me…
7 May 2018 / 15:41 Ish drejtori i policisë sekrete, Sasho Mijallkov mohon se sot në gjykatë i ka kërkuar falje Lube Boshkovskit. Përshëndetja ka qenë për shkak të mirësjelljes, ndërsa nuk ka ekzistuar arsye që Mijallkov t’i kërkojë falje Lubes, pasi ai ka qenë i dënuar për kriminalitetin që ka bërë. Ndryshe Lube Boshkovski përmes letrës nga burgu në vitin 2011 i kërkoi falje Sasho Mijallkovit për akuzat që lideri i Të Bashkuar për Maqedoni i bënte në mitingjet e partisë së tij
7 May 2018 / 15:17 Bullgaria dhe Austria janë në favor të një zgjidhje sa më të shpejtë të çështjes së emrit, por nuk ndërhyjnë në procesin midis Greqisë dhe Maqedonisë, thanë ambasadorët e të dyja vendeve. Zv/ambasadorja e Bullgarisë në vend, Daniela Boudinova, inkurajon gjetjen e një zgjidhjeje, por thotë se qëndrojnë larg nga bisedimet, në mënyrë që të mos i dëmtojnë ato. Greqia është tashmë pjesë e klubit evropian dhe rregulli bazë i BE-së është konsensusi. Pra, ne kemi nevojë për një konsensus, na duhet miratimi nga Greqia dhe kjo çështje duhet të zgjidhet, sepse Greqia tashmë është…

