7 May 2018 / 15:17
Bullgaria dhe Austria janë në favor të një zgjidhje sa më të shpejtë të çështjes së emrit, por nuk ndërhyjnë në procesin midis Greqisë dhe Maqedonisë, thanë ambasadorët e të dyja vendeve. Zv/ambasadorja e Bullgarisë në vend, Daniela Boudinova, inkurajon gjetjen e një zgjidhjeje, por thotë se qëndrojnë larg nga bisedimet, në mënyrë që të mos i dëmtojnë ato.
Greqia është tashmë pjesë e klubit evropian dhe rregulli bazë i BE-së është konsensusi. Pra, ne kemi nevojë për një konsensus, na duhet miratimi nga Greqia dhe kjo çështje duhet të zgjidhet, sepse Greqia tashmë është pjesë e ekipit. Shpresojmë që së shpejti do të gjendet një zgjidhje e përshtatshme për të dyja palët – deklaroi Daniela Boudinova, zëvendës ambasadore e Republikës së Bullgarisë.
Me qëndrim të njëjtë është edhe ambasadorja e Austrisë, vendi i të cilit do të marrë presidencën me BE-në, nga Bullgaria, më 1 korrik.
Ky vit është me të vërtetë i rëndësishëm për arsye të ndryshme, për Maqedoninë dhe Shqipërinë, por në këtë rast për Maqedoninë të vazhdojë më tej – tha Renate Kobler, Zëvendës ambasadore e Austrisë në Republikën e Maqedonisë.
Një takim i ri midis ministrave të jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikola Dimitrov dhe Nikos Koxias, është planifikuar për këtë javë diku pranë Athinës. Pastaj, gjatë Samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Sofje më 17 maj të këtij muaji, pritet takim i kryeministrave Zaev dhe Cipras.
Alsat-M


