10 May 2018 / 16:51
Çdo I dyti fëmijë në Maqedoni është I dënuar fizikisht, ndërsa rreth 30 për qind të nxënësve janë deklaruar se ndjehen të lënë pas dore nga familjet e tyre. Gjithashtu, nxënësit janë deklaruar se kanë qenë të përfshirë në krim përmes internetit, dhunës në shkollë mes moshatarëve dhe neglizhencës institucionale në shtëpitë për përkujdesje të fëmijëve. Këto janë të dhënat e UNICEF-it gjatë promovimit të studimit për dhunë ndaj fëmijëve në Maqedoni.
Fëmijët e ekspozuar në dhunë, të lënë pas dore ose me prindër disfunksional në të ardhmen bëhen persona të rritur me probleme të mëdha në shëndetësi dhe arsim ndërsa ekzistojnë gjasa të mëdha të njëjtit shumë lehtë të përfshihen në krim, varësi dhe eksploatim – tha Benxhamin Perks, UNICEF.
Nga MPB-ja njoftojnë se gjatë vitit të kaluar 90 fëmijë kanë qenë të evidentuar si viktima të dhunës në familje. Prej 903 veprave penale të dhunës në familje janë evidentuar 976 viktima, shumica prej të cilëve gra dhe fëmijëve. Me këtë rast iu drejtuan vërejtje mësimdhënësve dhe shërbimeve për mos identifikim të dhunës tek fëmijët.
Fatkeqësisht, përmes praktikës policore takojmë fëmijë me vepra të përsëritura devijuese, fëmijë viktima edhe në pjesën me tregti me njerëz, eksploatim pune e deri në sferën e eksploatimit seksual – deklaroi Oliver Spasovski, ministër i punëve të brendshme.
Ajo që është e rëndësishme të përmendet është se as shërbimet psikologjike dhe pedagogjike nuk janë të trajnuar sa duhet, respektivisht nuk kanë përcjellë trajnime shtesë ose edukime tjera për njohje dhe identifikim të dhunës. Gjithashtu, nuk I njohin mirë procedurat për të vepruar në rast të dhunës – u shpreh Elena Dimushevska, autore.
Studimi në fjalë është realizuar edhe në Shqipëri, Serbi dhe Mal të Zi ku statistikat për këto vende thonë se çdo I treti fëmijë është i dënuar fizikisht.
Melihate Rustemi


